Ndotja akustike ne Shqiperi

Diskutime, komente dhe pyetje rreth ndotjeve të ndryshme si ndotja akustike, ndotja e tokës, ndotja radioaktive etj.

Ndotja akustike ne Shqiperi

Postonga Edvin » 21 Tetor 2009, 11:31

Gazeta "Shekulli" eshte e para gazete ne Shqiperi qe ngriti me kembengulje problemin e ndotjes dhe i dha ze qytetareve te cileve te drejtat u ishin shkelur me vite me rradhe nga nje grup i vogel njerezish.


Zhurmat, Blloku më i qetë, por në zonat e tjera zgjidhja vonon
Shekulli Online | 20/10/2009

Megjithe permiresimin e dukshem ne zonen e Bllokut, problemi i zhurmave vijon ne zona te tjera te Tiranes.

Shqetësimit të banorëve për nivelin e lartë të zhurmave që po pasqyrohet në gazetën "Shekulli" shpesh u janë bashkuar edhe njerëz të njohur të shoqërisë. Në reagimet e tyre në lidhje me ankesat e vazhdueshme të banorëve, bëhet thirrje për respektim të ligjit dhe eliminim të ndotjes akustike.
Analisti Lutfi Dervishi në opinionin e tij për këtë çështje thotë se ky është rasti më i mirë për tu treguar gjithë pushtetarëve që nesër do të shkojnë në zgjedhje se kohës së politikës së madhe dhe premtimeve të mëdha po i vjen fundi.
"Më duhet që në fillim të përshëndes gazetën Shekulli që i është qepur "zhurmës" dhe nuk po e lë të qetë. Një nga kritikat që ne vetë mund t'i bëjmë profesionit tonë është kapërcimi nga një degë në tjetrën, nga një titull i madh në tjetrin, nga një skandal në tjetrin.
Është një nga rastet e rralla që gazeta i qëndron fort problemit që ngre. Ditët e para kam pasur frikë se redaksia do të lodhej me trajtimin e kësaj çështjeje. Kjo nuk ka ndodhur dhe kjo në vetvete është një fitore.
Ky problem për shkak të interesave meskine dhe banale të biznesit të bareve dhe pubeve mund të mbetet pa zgjidhur edhe një vit tjetër. Por ky është rasti për t'u treguar pushtetarëve vendorë dhe qendrorë që kohës së politikës së madhe dhe premtimeve të mëdha po i vjen fundi.
Nesër në zgjedhjet lokale apo qendrore votuesit do të kërkojnë të dinë se "çfarë do të bëhet me zhurmat?"
Zhurma prek njëlloj të gjithë, të pasur dhe të varfër, ashtu si cilësia e ajrit në Tiranë e kudo. Ka një ligj për "ndotjen akustike". Ky ligj duhet zbatuar dhe... kaq. Ai që premton se do ta zgjidhë, me gjasë do të marrë më shumë vota.
Në këtë kuptim "më vjen mirë" që ky problem po zgjatet. Pyetja normale është: pse vonohet kaq shumë zgjidhja? Ne nuk duhet të shpikim rrotën çdo ditë. Vendet rrotull nesh e kanë zgjidhur për bukuri këtë çështje. Këtu duhet vetëm pak vullnet dhe vëmendje ndaj shqetësimit të qytetarëve."

************************
Aleksander Meksi:
Edhe ish-kryeministri i Shqipërisë dhe arkeologu i njohur, Aleksandër Meksi, në reagimin e tij për nivelin e lartë të ndotjes akustike, u shpreh disa dite me pare se nëse respektohet ligji për "Vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis", për qytetarët nuk do të ketë më shqetësime. Në reagimin e tij për këtë çështje Meksi thotë se duhet të respektohen dhe normat për decibel që kanë përcaktuar institucionet e specializuara për qendrat e banuara. Një lokal mund të bëjë çfarë të dojë brenda, nëse ka bërë izolimin akustik të ambienteve.

****************************************
Dragoti: Zhurmat, stresuese, por edhe burim konfliktesh
Ankth, stres, panik dhe depresion. Madje mund të jenë edhe burim konfliktesh mes njerëzve. Këto janë disa nga pasojat negative që sjellin zhurmat e vazhdueshme dhe të forta. Psikologu, Edmond Dragoti në një intervistë për "Shekullin" shpjegon efektet negative të zhurmave mbi psikologjinë e njerëzve. Ai thekson se institucionet përgjegjëse janë indiferente ndaj këtij problemi dhe se zhurmat tashmë janë bërë pjesë e kulturës tonë.
'Sigurisht që sjellin pasoja negative mbi psikologjinë e njerëzve. Kur zhurmat kalojnë masën e intensitetit dhe janë të vazhdueshme sjellin pasoja shumë negative. Efektet e para të drejtpërdrejta janë në sistemin nervor të njeriut, ku mund të stimulohet një gjendje stresante. Nëse zhurmat janë të vazhdueshme, mund të sjellin edhe efekte më të rënda si ankth, panik e deri në depresion. Shumë njerëz ndihen konfuzë tek flasin me të tjerët dhe një arsye është pikërisht efekti negativ që kanë sjellë zhurmat mbi shëndetin e tyre të cilët i bëjnë më pak të përqendruar në ato që thonë dhe veprimet që bëjnë'

***************************************
Klosi: Zhurmat janë si plehrat që të hedhin përpara derës
"Së pari përgëzoj "Shekullin" që e ka ngritur zërin kaq fort në ndihmë të qytetarëve për çështjen e zhurmave të padurueshme në bllok, në rrugën e Xh. Bush etj.. Është një rol që duhet ta luajnë në radhë të parë politikanët e shoqëria civile, por në gjendjen apatike ku ndodhen këta, të paktën kemi gazetën që na mbron.
Për mua zhurmat e larta janë një ndërhyrje në lirinë e tjetrit për të jetuar në paqe dhe qetësi, janë njësoj si plehrat që të hedhin përpara derës ose si një pallat që mund të ta ndërtojnë para dritares. Pra janë një zaptim i asaj hapësire që është e përbashkët dhe duhej të ishte paqësore. Ju e dini që ky vendi ynë është i mbushur me zaptues.
Në fakt janë vetëm një grusht këta zaptuesit në krahasim me shumicën e popullsisë që do të jetojë e qetë e në paqe.

******************************************
Komiteti Shqiptar i Helsinkit:
Kanë kaluar më shumë se dy javë që kur gazeta "Shekulli" fillojë të publikojë shqetësime e banorëve të Tiranës, për muzikën e lartë të lokaleve apo zhurma të tjera urbane. Një nismë kjo që duhet thënë se nuk është mbështetur nga asnjë institucion, organizatë joqeveriate apo struktura të tjera të shoqërisë civile. Vetëm ditën e djeshme ka ardhur reagimi i parë.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbështeti publikisht nismën e "Shekullit" për publikimin e këtij problemi. Në letrën që po botojmë më poshtë KSHH i sugjeron organeve përkatëse shtetërore të marrin masa dhe të përcaktojnë rregullat për të mos lejuar cënimin e të drejtës kushtetuese të privatësisë.

***********************************************************
Selenica: Lokalet të na paguajnë për dëmin
Geront Selenica ka ndërmarrë hapin e radhës, për ruajtjen e qetësisë në bllokun e banesave në lagjen e tij. Ditën e djeshme ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit, një kallëzim penal ku kërkon mbylljen e dy lokaleve verore "Living Room" dhe "Folie". Por sipas Selenicës ky është vetëm hapi i parë i një beteje të gjatë. Së shpejti një grup banorësh do të depozitojnë një padi civile, në Gjykatën e Tiranës. Ai shpjegon se një grup avokatësh do të shqyrtojnë ngërçin e ligjit dhe më pas do të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin që u është shkaktuar banorëve nga muzika e lartë e këtyre lokaleve.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Ndotja akustike ne Shqiperi

Postonga Edvin » 21 Tetor 2009, 23:23

Gazeta Shekulli
21 Tetor 2009

Tartari: Ligji favorizon prodhuesit e zhurmave

Respekti ndaj të afërmit është një nga treguesit e shkallës së qytetarisë të personave, dhe ky respekt shprehet edhe me kujdesin për të mos e shqetësuar tjetrin me zhurma por, me keqardhje konstatoj se në ditët tona ekziston një mungesë e habitshme e këtij respekti që duhej të ekzistonte në një shoqëri qytetare. Nuk ka ditë që shtypi të mos përmendë shqetësimet që u sjellin qytetarëve lokalet e dëfrimit në qytetin e Tiranës dhe reagimet e drejta të banorëve të tij.
U konsiderua sukses kur policia, nëpërmjet gjobave, arriti të kufizojë zhurmat e këtyre lokaleve deri në ora 01:00 pas mesnate apo deri në mesnatë. Por, vërtet nuk mund të gjendet një mjet më i efektshëm për të mbrojtur veten nga zhurmat? Legjislacioni për të disiplinuar këto marrëdhënie midis pronarëve të lokaleve dhe banorëve nuk mungon.
Neni 159 i Kodit Civil e ndalon pronarin që, brenda kufijve të caktuara me ligj ose nga zakonet e mira, të mos u sjellë shqetësime të tjerëve me anë zhurmash, dridhjesh, tymi, nxehtësie, avujsh etj. dhe kështu t'i pengojnë ata në gëzimin e lirë të pronës së tyre (neni 159 i Kodit Civil); kurse neni 302, i po këtij kodi u jep të drejtë pronarëve të apartamenteve që në rast se cenohen në të drejtën e tyre, pa u zhveshur nga pronësia, të kërkojnë jo vetëm pushimin e këtij cënimi por edhe të dëmshpërblehen për dëmin që mund të kenë pësuar.
Nga interneti mësoj se një prift në Tiburg (Hollandë) është gjobitur me 5,000 (pesë mijë) Euro sepse prej gati 6 muajve i binte kambanave që në 7 të mëngjesit. Dhe sa larg janë zhurma e kambanave me muzikën e shfrenuar të orëve të natës. A ka një rrugë zgjidhjeje për këtë gjendje? Unë mendoj se po.
Përveç dispozitave të përmendura më lart, në nenin 8 të Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut, që është pranuar edhe prej Shqipërisë, thuhet se "çdokush ka të drejtë që t'i respektohet jeta private e familjare, vendbanimi dhe korrespondenca e tij". Në një vendim të vitit 2001, Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut i ka konsideruar zhurmat e tepruara si shkelje të nenit 8 të Konventës.
Nga kjo dispozitë lind dhe një detyrim për shtetin, që të marrë masat e duhura për të kufizuar ndërhyrjet e të tjerëve në jetën familjare e private të qytetarëve. Paragrafi i dytë i kësaj dispozite përcakton se këto kufizime mund të vihen vetëm me ligj dhe në rastet e parashikuara ku, ndër të tjera, përmendet edhe mbrojtja e shëndetit.
Dhe siç u përmend, zhurma dëmton tërësinë psikofizike të individit, pra, dëmton shëndetin e tij. Mospërmbushja e këtij detyrimi nga ana e shtetit mund ta bëjë atë përgjegjës ndaj qytetarëve, të cilët kanë të drejtë që t'i kërkojnë dëmshpërblim për dëmet që, eventualisht,mund të kenë pësuar.
Mund të pretendohet se shteti e ka përmbushur detyrimin e sipërm sepse ka nxjerrë ligjin nr. 9774, dt. 12.07.2007 "për vlerësimin dhe administrimin e zhurmave në mjedis", por ky ligj, ashtu si dhe ligje të tjera si ai mbi ndalimin e duhanit në mjedise publike etj, nuk është zbatuar ndonjëherë. Veç kësaj, ky ligj nuk ka asnjë zgjidhje konkrete, nuk përmend asnjë nivel bazë zhurme as gjatë ditës dhe as gjatë natës.
Për më tepër, përkufizimet që përmenden në nenin 3 të këtij ligji (19 përkufizime) jo vetëm që e ngarkojnë pa nevojë këtë dispozitë, por janë dhe konfuze. Parashikohet Këshilli Teknik për Zhurmat si organizëm këshillimor (?), një sektor pranë Institutit të Shëndetit Publik, parashikohen organe vendore për zhurmën etj., një kapitull që, siç del sot, është krejt i kotë. Në nenin 10 të ligjit përcaktohen oraret në këto breza: dita nga ora 6 deri në ora 19, mbrëmja nga ora 19 deri ora 23 dhe nata nga ora 23 deri 06.
Megjithëse nivelet bazë të zhurmës nuk janë përcaktuar, fillimi i ditës, kur ky nivel do të jetë më i lartë, në ora 6 të mëngjesit është shumë herët, kurse mbrëmja, si një brez më vete që vazhdon deri në ora 23, është e tepërt dhe zgjat shumë. Kjo dispozitë të jep përshtypjen se është hartuar në mënyrë që, kur të fiksohen nivelet, të jenë të favorizuar prodhuesit e zhurmave.
Nga sa më sipër del që detyra imediate e shtetit është përcaktimi me ligj i niveleve bazë të zhurmës gjatë ditës dhe gjatë natës. Nuk mund të mos kemi parasysh edhe nenin 55 të Kushtetutës që i garanton shtetasit kujdesin shtetëror për shëndetin, që është një nga të drejtat themelore të njeriut, dhe nenin 15 të Kushtetutës që sanksionon se këto të drejta janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme, sepse qëndrojnë në themel të gjithë rendit juridik.
Urtësia e romakëve të lashtë na mëson se të vonohesh është e rrezikshme (periculum in mora), prandaj, çështja e parë që duhet të shqyrtojë Kuvendi është përcaktimi i kufijve të zhurmave gjatë natës dhe ditës për të shmangur kështu domosdoshmërinë e qytetarëve për t'iu drejtuar ekspertëve për të përcaktuar dëmet që kanë pësuar nga zhurmat dhe paditë në gjykata për të përcaktuar dëmin dhe dëmshpërblimin përkatës.
Unë mendoj se tashmë kjo është një çështje që nuk ka përse të shtyhet. Edhe në këtë drejtim mund të tregojmë se sa afër apo larg jemi me Evropën.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Zhurmat: pasojat dhe nevojshmëria për zgjidhje

Postonga Edvin » 30 Tetor 2009, 15:22

Edvin Pacara dhe Ilir Kalemaj
Shekulli: 30/10/2009

Në kuadër të sensibilizimit të vazhdueshëm dhe të pandërprerë qytetar që "Shekulli" ka nisur tashmë prej disa kohësh, si Institut për Politikat Mjedisore, do të donim të sillnim në vëmendje të lexuesit disa nga shqetësimet që prodhojnë zhurma të vazhdueshme, e manifestuar empirikisht në vende të ndryshme, ku edhe përdoret si mjet torture.

Zhurmat më të larta se 45 dB dhe ndaj të cilave njeriu ekspozohet vazhdimisht, janë tepër të dëmshme për shëndetin, duke sjellë dëme fiziologjike dhe psikologjike si humbje dëgjimi, probleme kardiovaskulare, presion të lartë gjaku, çrregullime në sistemin imunitar, dhimbje koke, lodhje, rritje të stresit, probleme në zhvillimin mendor të fëmijës, agresivitet shumë të zhvilluar dhe rritje në sjelljet antisociale.

Ndikimi i madh që kanë zhurmat në zhvillimin mendor të njeriut u vu re kur aeroporti i vjetër i Mynihut në Gjermani u zhvendos në një lokalitet tjetër. Studimet te fëmijët e klasave të treta dhe të katërta që jetonin afër aeroportit, para dhe pasi aeroporti të zhvendosej treguan se këta fëmijë dilnin shumë më dobët në teste memorieje dhe leximi, po të krahasoheshin rezultatet e testeve me ato të fëmijëve që jetonin në lagje më të qeta.

E kundërta ndodhi sapo aeroporti u zhvendos - fëmijët që jetonin afër aeroportit patën përmirësime të ndjeshme në testet e mësipërme, por fëmijët që jetonin afër aeroportit të ri, tashmë patën rënie drastike në teste. Ky eksperiment i realizuar në mënyrë të rastësishme tregon shkallën e rëndësisë që ka ndalimi i zhurmave në zonat e banuara, nëse duam që truri i fëmijëve tanë të zhvillohet normalisht.

Për shkak të pasojave të shumta që zhurmat kanë në sistemin fiziologjik dhe psikologjik të njeriut, zhurmat janë përdorur shpesh edhe si mjete tepër efikase torture. Forcat amerikane dhe CIA kanë përdorur shpesh zhurmat si mjet torture dhe presioni për të arritur qëllimet e tyre.

Rasti më i njohur është ai kur gjeneral Manuel Noriega, diktatori ushtarak i Panamasë në 1989, iu dorëzua forcave amerikane nga Ambasada e Vatikanit në Panama pas 15 ditësh bombardimi me muzikë me volum të lartë të ambasadës, ku diktatori kishte kërkuar strehim.

CIA ka përdorur gjerësisht zhurmat për të torturuar të burgosurit në burgun e Guantanamos dhe në burgjet e Irakut. Nëse torturat fizike shumë herë duroheshin nga të burgosurit, ekspozimi i tyre ndaj zhurmave të vazhdueshme dhe muzikës me volum të lartë i shkatërronte të burgosurit psikologjikisht dhe i bënte ata të dorëzoheshin para personave që po i torturonin.

Banorët e Tiranës jetojnë nën një torturë të pandërprerë, ndoshta me efekte të ngjashme me ato të torturave që bëheshin në Guantanamo, por këtë radhë të shkaktuara nga një grup lokalesh dhe shoferësh të çmendur që ngrenë volumin në maksimum e u bien borive të makinave pa asnjë shkak logjik.


Si mund të jetë jeta e qindra mijëra banorëve në dorën e një grupi të vogël individësh?
Zgjidhja?

Nuk mund të ketë kompromis me zhurmat për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin për shëndetin e çdo qytetari prandaj e vetmja zgjidhje është që lokaleve që pëlqejnë zhurmën t'u lihen dy rrugëzgjidhje: ose të pranojnë të ulin volumin e tyre përndryshe do të mbyllen, ose të zhvendosen diku ku nuk është zonë e banuar dhe aty janë të lirë të ngrenë sa të duan volumin.

Sa për drejtuesit e makinave që e kanë dorën e lirë mbi borinë, nuk ka zgjidhje tjetër veçse gjoba dhe në raste të përsëritura pezullimi ose heqja e patentës. Me ligj, boria është e ndaluar në qytete, prandaj duhet një program për të trajnuar organet policore për zbatimin sa më shpejtë të këtij ligji.

Shteti nuk ka mundësi të monitorojë zona të tëra, apo me mijëra drejtues makinash që shkaktojnë zhurmë të padurueshme për qytetarët, janë këta të fundit ata që duhet të jenë monitoruesit e zhurmave dhe zbatimit të ligjit.

Duhet të fillohen projekte e programe për t'i ndërgjegjësuar e për t'i edukuar vetë qytetarët që të kthehen në monitorues të shkeljes së të drejtave të tyre dhe mos të presin çdo gjë nga organet shtetërore.

Shteti, nga ana e tij, duhet të lehtësojë këtë lloj praktike, që është e zakonshme në shumicën e shteteve të BE-së, duke reklamuar numrat e telefonit, apo adresat se ku mund të denoncohen abuzimet, vënie në dispozicion të shpërblimeve si stimuj për qytetarët dhe marrjen e masave konkrete ndaj individëve apo subjekteve që shkaktojnë zhurma. Shqipëria nuk e ka më atë luks që të eksperimentojë me zbatime të buta e me faza të gjata të ligjeve.

Nëse Shqipëria do që të ecë me hapa të shpejtë drejt BE-së, edhe zbatimin e ligjeve duhet ta ketë të shpejtë dhe me vendosmëri, përndryshe do të na duhen dekada për të arritur standardet evropiane.
*Instituti i Politikave Mjedisore

http://www.shekulli.com.al/2009/10/30/z ... idhje.html
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Ligji per ndotjen akustike ne Shqiperi

Postonga DNP » 14 Korrik 2010, 21:33

Konkretisht quhet: LIGJ PËR VLERËSIMIN DHE ADMINISTRIMIN E ZHURMËS NË MJEDIS, Nr.9774, datë 12.7.2007

dhe mund te shkarkohet ketu: http://faolex.fao.org/docs/texts/alb83475.doc
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14

Re: Ndotja akustike ne Shqiperi

Postonga DNP » 17 Korrik 2010, 18:51

Ja disa rregulla te reja per zhurmat e gjeneruara nga klubet e nates. Po zhurma qe shkakton trafiku?

Zhurmat, kushtet e reja të licencave për klubet 24 orë | Gazeta Panorama | 06/07/2010 - 07:52 •

Pas orës 23 lokalet e natës duhet të ulin muzikën në kufirin e lejuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Pas aksionit të së shtunës, ku policia bashkiake dhe ajo e rendit ndërpreu argëtimin e qindra të rinjve në zonën e ish-Bllokut, bëhen me dije kushtet që duhen zbatuar. Ndërhyrja e policisë erdhi pas ankesave të banorëve përreth nga ndotja akustike tej normave në këtë zonë. Kufiri i zhurmës në ambientet e brendshme sipas specialistëve, duhet ta ketë kufirin deri në 35 decibel. Kjo, me qëllim që muzika apo zhurmat e tyre të mos dëgjohen në katin e sipërm apo jashtë ambienteve të lokalit. "Pronaret e lokaleve, pasi të kenë investuar në godinë për të izoluar depërtimin e zhurmave jashtë, duhet të paraqiten pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit për t'u pajisur me leje mjedisore, e cila i kërkon Institutit të Shëndetit Publik të bëjë matjet e duhura për nivelin e zhurmës që dëgjohet", sqarojnë specialistët e ISHP-së. Ndërsa në ambiente të hapura muzika është e ndaluar dhe këto lokale nuk mund të qëndrojnë hapur pas orës 23.00. Në rast se nuk zbatojnë këto kritere, pronarët e lokaleve do të gjobiten. Polica Bashkiake dhe ajo e rendit pohojnë se kontrollet do të vijojnë edhe gjatë ditëve në vijim, sidomos gjatë fundjavës, kur jeta e natës frekuentohet më shumë. Niveli i zhurmës deri në 35 decibel është një normë e vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Aksioni i tri ditëve më parë solli sërish në vëmendje pasojat që mund të shkaktojë mbi qytetarët ndotja akustike jashtë standardeve. Sipas specialistëve, ajo sjell jo vetëm probleme me dëgjimin, por edhe stres e pagjumësi. Në një studim të bërë nga ISHP, 50% e banorëve të kryeqytetit kanë rezultuar me probleme si stres, përdorim i kapsulave për stimulim të gjumit dhe prishje të dëgjimit për shkak të zhurmave akustike.
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14

Re: Ndotja akustike ne Shqiperi

Postonga DNP » 21 Korrik 2010, 18:12

Ndotja akustike po cmend njerezit
Zilie Feci, gazeta Agon

Ministria e Mjedisit ka derguar per miratim ne Keshillin e Ministrave nje vendim, i cili percakton oraret e funksionimit te subjekteve qe prodhojne zhurma, me synim, ashpersimin e masave per eleminimin e zhurmave akustike ne zonat urbane dhe sidomos, ato turistike.
"Per ambientet e hapura, per diten e premte dhe te shtune orari per aktivitetet e tyre do te jete nga ora 19.00 deri ne oren 24.00. Ditet e tjera te javes orari i aktivitetit te tyre do te jete nga ora 19.00 deri ne oren 23.00.
Gjithmone duke respektuar nivelin kufi te zhurmave i parapare ne udhezimin e perbashket te ministrive te Mjedisit dhe Shendetit Publik. Per ambientet e mbyllura aktiviteti do te lejohet pa kufizim orari, duke respektuar nivelin e lejuar te zhurmes te parashikuar ne udhezim", beri te ditur per mediat, Alfred Deshati, drejtor i kontrollit per Mjedisin ne ministrine e Mjedisit. Videotekat, lokalet me muzike te larte, por dhe makinat, qepenat e dyqaneve, lehja e qenve te rruges jane zhurmues ne keto dite vere me shume se cdo stine tjeter. Nje zhurme e durueshme per veshin e njeriut eshte 55 decibel gjate dites. Por situata tek ne paraqitet krejt ndryshe, pasi sonometri, matesi i zhurmes, arrin deri ne 90 decibel kur eshte kulmi i trafikut ne mesdite, pasi ato qe shkaktojne zhurme te vertete nga ora 6 e mengjesit deri ne oren 11 te mbremjes jane makinat. I gjithe ky kaos qe hasim ne rruget e qytetit tone indirekt ndikon ne shendetin tone mendor.
Si per cdo problem tjeter qe i shqeteson banoret e Tiranes, edhe per ndotjen akustike zgjidhja ekziston, madje nuk kerkon kohe dhe investim te madh. Kush kishte menduar se gjelberimi sherben vetem si mushkeria e qytetit, e ka gabim. Sipas specialisteve, pemet sherbejne njekohesisht edhe si nje silenciator i shkelqyer natyror.
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14

Re: Ndotja akustike ne Shqiperi

Postonga Edvin » 22 Korrik 2010, 18:45

DNP shkroi:Ndotja akustike po cmend njerezit
Zilie Feci, gazeta Agon

Ministria e Mjedisit ka derguar per miratim ne Keshillin e Ministrave nje vendim, i cili percakton oraret e funksionimit te subjekteve qe prodhojne zhurma, me synim, ashpersimin e masave per eleminimin e zhurmave akustike ne zonat urbane dhe sidomos, ato turistike.
"Per ambientet e hapura, per diten e premte dhe te shtune orari per aktivitetet e tyre do te jete nga ora 19.00 deri ne oren 24.00. Ditet e tjera te javes orari i aktivitetit te tyre do te jete nga ora 19.00 deri ne oren 23.00.
Gjithmone duke respektuar nivelin kufi te zhurmave i parapare ne udhezimin e perbashket te ministrive te Mjedisit dhe Shendetit Publik. Per ambientet e mbyllura aktiviteti do te lejohet pa kufizim orari, duke respektuar nivelin e lejuar te zhurmes te parashikuar ne udhezim", beri te ditur per mediat, Alfred Deshati, drejtor i kontrollit per Mjedisin ne ministrine e Mjedisit. Videotekat, lokalet me muzike te larte, por dhe makinat, qepenat e dyqaneve, lehja e qenve te rruges jane zhurmues ne keto dite vere me shume se cdo stine tjeter. Nje zhurme e durueshme per veshin e njeriut eshte 55 decibel gjate dites. Por situata tek ne paraqitet krejt ndryshe, pasi sonometri, matesi i zhurmes, arrin deri ne 90 decibel kur eshte kulmi i trafikut ne mesdite, pasi ato qe shkaktojne zhurme te vertete nga ora 6 e mengjesit deri ne oren 11 te mbremjes jane makinat. I gjithe ky kaos qe hasim ne rruget e qytetit tone indirekt ndikon ne shendetin tone mendor.
Si per cdo problem tjeter qe i shqeteson banoret e Tiranes, edhe per ndotjen akustike zgjidhja ekziston, madje nuk kerkon kohe dhe investim te madh. Kush kishte menduar se gjelberimi sherben vetem si mushkeria e qytetit, e ka gabim. Sipas specialisteve, pemet sherbejne njekohesisht edhe si nje silenciator i shkelqyer natyror.


Nga persona qe kane marre ne telefon policine ne raste te tilla zhurme jashte orari, pergjigja ka qene ose mbyllje telefoni, ose "nuk eshte ne kompetencat tona kjo pune".
Nuk do shume mend qe te kuptosh qe zhurma te cmend, por edhe ajo fjalia qe pemet sherbejne si silenciator mund te merret edhe si nje justifikim per "pune te mbaruar" nga autoritetet, te cilet me disa peme te mbjella mund t'ia hedhin e te thone qe tani u zgjidh problemi. Pemet sherbejne si zbutes zhurmash, por vetem kur kemi nje brez te gjere me peme e shkurre qe pengojne zhurmat, dhe jo kur kemi thjesht nje rresht me peme para pallatit. Ndotja zgjidhet duke zbatuar ligjin...
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Ndotja akustike ne Shqiperi

Postonga DNP » 29 Korrik 2010, 19:39

Zhurmat mbi nivel, punonjesit vetem gjysmen e orarit | Koha Jone | Sonila Isaku | 29/7/2010

Punonjesit te cilet punojne ne ambiente te zhurmshme duhet te kene shkurtim te orarit si ne institucionet publike ashtu edhe ne ato private. Ky fakt eshte kerkuar nga ekspertet e OBSH-se per vete faktin se zhurmat e vazhdueshme sjellin probleme ne shendetin e ketyre personave. Sipas te dhenave, nese zhurmat ne pune rriten vetem me 3 decibel me shume se norma e lejuar atehere duhet te kete pergjysmim te orarit te punes. “Nese java parashikon per 40 ore pune, por ne keto ambiente ka me teper zhurme se 85 decibel atehere punedhenesi duhet te ofroje 20 ore pune me pak per punetoret e tij. Kjo pasi edhe 3 decibel me shume se norma, sjellin probleme tek punonjesi” ka pohuar Arben Luzati, Specialist i Institutit te Shendetit Publik. Sipas tij, ndotja akustike e larte mund te sjelle pasoja ne shendet duke filluar nga humbja e degjimit, probleme te zemres, probleme te ne te folur etj. Ndotja Matjet e kryera kane treguar se vendi yne krahasuar me shtetet e tjera paraqet nje nivel shume te larte te ndotjes, konkretisht te asaj te shkaktuar nga plasja pa kriter e fishekzjarreve ne ditet festive. Analizat e bera ne laboratoret e ISHP-se kane treguar se zhurma e shkaktuar ne trafik apo ne ambiente te tjera te zhurmshme eshte disa here me e larte se ajo qe parashikon OBSH. Keshtu, ne Tirane, pikat me te nxehta jane te rruga e “Elbasanit”, Laprake, Stacioni i Trenit, Kryqezimi “Vasil Shanto”, zona e Bllokut, sidomos gjate nates dhe sheshi “Skenderbej”, ku vlerat diten jane mbi 70 dBA dhe naten jane mbi 60 dBA ( te shprehura ne Laeq – niveli ekuivalent). “Keto norma jane te larta krahasuar me normat e lejuara te BE-se, te cilat jane 55 dBA diten dhe 45 dBA naten. Ato shihet qarte qe jane kaluar ne pikat e monitorimit, cka e ben vendin tone shume problematik per ndotjen akustike”,- pohojne specialistet e ISHP-se. Vera Nderkohe, Luzati shpjegon se problematike po behet edhe periudha e nates, ku vihet re e njejta situate ne Tirane dhe ku jeta e nates po vazhdon te konsolidohet ne vlera mjaft te larta, 58-60 dB (A), me nje ndjekje te larget nga Durresi dhe Fieri, ne kufijte e 50 dB (A), duke vazhduar qetesisht ne qytetet e tjera. “Popullsia e 8 qyteteve te perzgjedhura per monitorim perben mbi 30 % te popullsise se Shqiperise, prej 3.401.198 banoresh (referuar INSTAT-it). Po keto qytete, qe jane Tirana, Durresi, Fieri, Shkodra, Vlora, Saranda, Korca dhe Elbasani, sipas te njejtit burim te dhenash, kane mbi 60% te automjeteve ne qarkullim. Zhurmat shkaktojne : Dhimbje dhe lodhje ne degjim Demtim te sistemit te degjimit duke perfshire dhe zhurmat ne vesh Merzi (prishje e humorit) Ndryshime ne menyren e te sjellurit ne jeten e perditshme (agresivitet, pazotesi, mefshtesi) Frenim ne shpejtesine e komunikimit Shqetesime ne gjume dhe gjithe pasojat e kesaj Efektet kondiovaskulore Ndryshime hormonale (hormonet qe shkaktojne stresin dhe pasojat e mundshme te tyre ne metabolizmin e njeriut, te ushqyerit ) dhe sistemi imunitar Menyra e te sjellurit ne pune dhe ne shkolle.
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14

Re: Ndotja akustike ne Shqiperi

Postonga DNP » 29 Korrik 2010, 19:41

DNP shkroi:Zhurmat mbi nivel, punonjesit vetem gjysmen e orarit | Koha Jone | Sonila Isaku | 29/7/2010


Nuk eshte e qarte nga ky artikull nese ky eshte rekomandim i Organizates Boterore te Shendetit apo propozim konkret i Insitutit te Shendetit Publik ne Tirane?
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14

Re: Ndotja akustike ne Shqiperi

Postonga DNP » 05 Shtator 2010, 18:26

Zhurmat në Bllok, ministria gjobit 6 lokale | Shekulli Online | 04/09/2010 |

TIRANË- Ministria e Mjedisit ka penalizuar me gjobë 6 lokale në zonën e ish Bllokut. Ndëshkimi ka ardhur pas një kontrolli të ushtruar në bashkepunim me Policine e Shtetit, si dhe Policine Bashkiake, mesnatën e së premtes.

"Gjate ketij aksioni i cili kishte si synim evidentimin e lokaleve te nates qe shkaktojne ndotje akustike jashte normave te lejuara, si dhe nuk jane te pajisur me leje mjedisore per zhurmat, u pezullua puna ne 6 subjekte te tilla, te cilat u penalizuan me nga 50 mije leke te reja te secili, masa maksimale e gjobes per mungese te leje mjedisore per zhurmat"- thuhet në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Mjedisit.

Sipas tij, subjektet nuk kishin respektuar edhe orarin e bashkise per te ushtruar veprimtari deri ne oren 24.00.

Ketyre subjekteve iu la si detyre qe te pajisen me leje mjedisore per zhurmat, ne te kundert do t'u pezullohet teresisht aktiviteti.

Aksioni pritet te vazhdoje edhe ne fundjavat e ardhshme, deri ne stabilizimin e situates se ndotjes akustike, kryesisht ne zonat me problematike, ku lokalet duhet te pajisen me leje mjedisore per zhurmat, si dhe te te marrin masa per izolimin e zhurmes, deri ne parametrat e percaktuar me ligj.
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14


Kthehu tek Ndotje të tjera

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor

cron