nga Edvin » 28 Maj 2010, 22:08
Bregu i lumit rrezik serioz për kryeqytetin, 13 herë më i ndotur se normat e BE
Gazeta Sot
Ambientalistët: Lana e Tirana janë aq të ndotur, saqë mund të quhen kanale të ujërave tepër helmues
Lumi i Tiranës, ose i njohur ndryshe si bregu i lumit i cili ndodhet në mes të metropolit, është 13 herë më i ndotur se normat e lejuara nga BE. Fekalet të cilat duket sikur kanë zaptuar të gjithë zonën dhe duket se do të mbërrijnë deri në shtëpitë e banorëve që
jetojnë në këtë zonë, pothuajse kanë mbuluar gjithçka. Studimi paraprak i gjendjes mjedisore që u bë më 9 shkurt të 2010-ës, nga ekipi i ekspertëve të fakultetit i Shkencave, por edhe nga Universiteti i Tiranës nxori të dhëna alarmuese për ujërat e lumit të Tiranës dhe tregoi urgjencën me të cilën duhet vepruar për ndalimin e shkarkimeve të ujërave urbane të patrajtuara në Lumin e Tiranës. Studimi tregoi se vlerat e nitriteve në ujërat e Lumit të Tiranës dhe ujërave urbanë që derdhen në të janë nga 4 deri në 32 herë më të larta sesa vlerat e direktivës së BE-së për peshqit 44(2006), ndërsa vlerat e koliformeve të quajtura ndryshe fekale të cilat kanë mbuluar ujërat e lumit të Tiranës janë 13 herë më të larta se sa standardet e BE-së. Në lidhje me reduktimin e gjallërimin e gjallesave që do të përmirësonin e mjedisin në këtë zonë gjatë muajit të kaluar ka përfunduar edhe një projekt për ndërtimin e një ligatine e ideuar nga Instituti u Politikave Mjedisore për reduktimin e Ushqyesve të ujërave të Lumit të Tiranës. Drejtori i kësaj Organizate Edvin Pacara ka deklaruar për gazetën “SOT” se ky projekt I cili tashmë ka përfunduar që prej një muaji është i pari i këtij lloji në vendin tonë. Përsa i përket ligatinës dhe ndihmës që jep ajo në uljen e reduktimit të mjedisit, dhe të ndotjes nga specialistët. Sipas studimit që kanë bërë organizatat mjedisore, Lumi Ishëm formohet nga bashkimi i lumit të Lanës, në Tiranë, me degën e lumit të quajtur Tërkuza e Zezë. 2 lumenjtë e parë, Lana e Tirana janë aq të ndotur saqë nuk mund të quhen më lumenj, por kanale të ujërave tepër helmues. Gjatë rrjedhjes së tij, lumi Ishëm përshkon rrethin e Tiranës e të Durrësit, deri në grykëderdhjen e tij afër lagunës së Patokut. Ujërat e tij janë aq të ndotur, saqë të mbjellat e ujitura me këto ujëra thahen e vyshken.
Ndotja
Në lumin e Tiranës nuk ka asnjë gjallesë invertebrore që jeton në lumin Ishëm, përveç algave që durojnë ndotjen dhe ndonjë miu kanalesh tek tuk. Për peshq as që bëhet fjalë. Problemi është edhe më i madh duke menduar zonën e vdekur që ai zhvillon në detin Adriatik dhe ndotjen që sjell për ujin e detit ku jo pak larg grykëderdhjes bëjnë plazh me mijëra plazhistë. I gjithë problemi për lumin Ishëm vjen nga Lana dhe lumi i Tiranës. Këto dy lumenj mbledhin ujërat e zeza të pothuajse 900 000 banorëve, ujërat industriale të zonës më të zhvilluar të Shqipërisë, si dhe mbeturinat njerëzore të gjithë Babrrusë, Bathores, Kamzës, Tiranës e Kasharit. Në lidhje me këtë Instituti i Politikave Mjedisore më bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës ka zbatuar një projekt pilot për këtë gjë, duke ndërtuar një ëetland (ligatine) për trajtimin e dy prej mijëra rrjedhjeve që ndotin lumin e Tiranës.
Projekti
Ekolëvizja dhe Instituti u Politikave Mjedisore në partneritet me Bashkinë e Tiranës, kanë përfunduar Brenda këtij muaji projektin e parë në Shqipëri të reduktimit të ushqyesve që derdhen të patrajtuara në lumenj. Sipas specialistëve ligatina është ndërtuar në radhë të parë për të reduktuar ndotjen e krijuar nga Lumi i Tiranës. Kjo ligatinë do të shërbejë si një filtër biologjik për ujërat e ndotur që derdhen në lumë. Nga ana tjetër ndërtimi i kësaj ligatine do të rrisë biodiversitetin në brigjet e Lumit të Tiranës, dhe do tërheqë specia të ndryshme ujore bimësh e gjallesash. Gjithashtu ligatina do të shërbejë si zonë e gjelbër për ambientin përreth dhe një model studimi për Ambientalistët dhe studiuesit e mjedisit.
Statistikat
Tirana mban vendin e parë në listën e zezë të ndotjes së ajrit. Këtë e dëshmon rezultati i monitorimit, i kryer këto dy vitet e fundit nga organizata të huaja ambientaliste, të cilat kanë bërë studime të ndryshme për monitorimin e ajrit në botë dhe në rajon. Kështu, organizatat si "Eden" apo Unioni Botëror për ruajtjen e Natyrës UBRN, në studimin më të fundit kanë konstatuar se çdo mëngjes në Tiranë është i barabartë me 150 milionë grimca smogu për çdo frymëmarrje. Ndërkohë, grafiku i publikuar kohët e fundit për monitorimin e ajrit të kryeqyteteve në Evropë dhe në Botë, i kryer nga Këshilli Evropian, e cilëson Tiranën si një ndër vendet me ajrin më të ndotur. Sipas këtij grafiku, Tirana, për nga ndotja, radhitet e dyta pas Nju Delhit për sasinë e grimcave të ndotjes (PM10). Por, një tjetër studim i kryer kohët e fundit edhe nga organizata rajonale e mjedisit, flet gjithashtu për shifra tepër të larta të pluhurave në atmosferën urbane për territorin e kryeqytetit tonë.
Arta AGOLLI