Sa po investohet për mjedisin në Shqipëri?

Diskutime, informacione dhe pyetje rreth shpyllëzimit.

Sa po investohet për mjedisin në Shqipëri?

Postonga Edvin » 02 Dhjetor 2009, 13:36

Sa po investohet për mjedisin në Shqipëri?

Edvin Pacara
12 Dhjetor 2008
Gazeta Standard
Maqedonia bëri 19 nëntorin pushim për të mbjellur 6 milion pemë në zonat e shkrumbuara nga zjarret e vitit 2007 dhe u bëri thirrje shteteve fqinje ballkanike që të ndjekin nismën e saj për të mbjellur miliona pemë në rajon. Ky aksion u quajt “Dita e pemës-mbill të ardhmen tënde”, një nismë që synon të ripyllëzojë 35 000 hektarët e shkrumbuara nga zjarret e 2007-ës dhe të rrisë ndërgjegjësimin rreth mjedisit tek qytetarët. Aksioni në Maqedoni rezultoi suksesshëm duke sjellë së bashku me qindra mijëra qytetarë që vullnetarisht mbollën 6 milion pemë në një ditë të vetme.
Po në Shqipëri çfarë po bëhet për ripyllëzimin e sipërfaqeve të djegura? Sipas faqes së internetit të Ministrisë së Mjedisit rezulton se kemi pasur 780 hektarë të pyllëzuara gjatë viteve 2005-2007, dhe 1 milion fidanë të mbjellur në 2008-ën. Kjo sipërfaqe e pyllëzuar ne 3 vjet është shumë e vogël po ta krahasosh me sipërfaqen që në Maqedoni vullnetarët mbollën në një ditë të vetme.
Në Shqipëri investimet publike në mjedis janë minimale, duhet të theksojmë se buxheti i 2009-ës parashikon që buxheti për mjedisin të kapë rreth 0.2 % të prodhimit të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), një nivel investimesh publike mjedisore i vogël po të krahasohen me mesataren e investimeve mjedisore si përqindje PBB e vendeve të BE-së. Sipas Eurostatit (Zyra Statistikore e BE-së), mesatarja e investimeve publike në mjedis e 10 vendeve të reja që u futen në BE, në 2004 ishte rreth 0.61 % e PBB-së së tyre. Duhet të theksojmë se Bullgaria pati investime publike rreth 0.75 % të PBB-së për 2004. 0.2 % e PBB-së që shkon për mjedisin është një nivel investimesh publike në mjedis shumë i ulët në krahasim me 10 vendet e reja të BE-së duke pasur parasysh që Shqipëria synon të aplikojë së shpejti për vend kandidat në BE. Raporti i progresit të Shqipërisë për 2008-ën i përgatitur nga Komisioni Europian tregon (fq. 41) se Shqipëria ka bërë përparim të papërfillshëm drejt energjisë së rinovueshme.
Përse duhet t’i japim rëndësi mjedisit dhe përse ne duhet të investojmë më tepër në mjedis, mos vallë do të ishte më mirë që të mos investohet aspak për mjedisin?
Ka një sërë arsyesh se pse duhet dhënë më tepër për mjedisin në vendin tonë.
Së pari, kujdesi për mjedisin dhe investimet në mjedis kanë qenë minimale si gjatë periudhës së diktaturës ashtu dhe gjatë tranzicionit. Ndërsa gjatë diktaturës industria shkatërroi një pjesë të mjedisit në Shqipëri, gjatë tranzicionit ishte moszbatimi i ligjit ai që bëri që pyje të tëra të zhduken dhe të kemi ndotje nga vetë qytetarët. Duke qenë në prag të një aplikimi të mundshëm të Shqipërisë për vend kandidat në BE, progresi që ne kemi bërë në fushën e mjedisit është minimal gjë që theksohet dhe në raportin e Komisionit Europian të 2008-ës (fq. 37-38). Komisioni vlerëson se Shqipëria po ecën shumë ngadalë në fushën e mjedisit dhe zbatimi i ligjeve në mbrojtjen e mjedisit është minimal.
Së dyti, mbjellja e pemëve në zona urbane ose rreth tyre, sjell përfitimet për vetë banorët e Shqipërisë. Sipas një studimi të fundit të kërkuesve Dr Richard Mitchell nga Glasgow University, dhe Dr Frank Popham nga St Andrews University, rezultoi se rritja e përqindjes së gjelbërimit në lagjet e qyteteve kishte një korrelacion negativ me numrin e rasteve të sëmundjeve në zonë. Kjo do të thotë që sa më shumë gjelbërim—aq më pak raste sëmundje. Në studim tregohet se ndikimi është aq i madh, saqë ulja e numrit të rasteve të sëmundjeve është me 50 %. Lidhja e gjelbërimit me uljen e numrit të sëmundjeve është vërejtur edhe në studime të tjera të zhvilluara në Hollandë nga J. Maas et al.
Në rastin tonë, duke investuar në shtimin e zonave të gjelbra, ne në të vërtetë po investojmë edhe në shëndetin publik pasi dihet shumë mirë që pemët dhe bimët në përgjithësi janë thelbësore në cilësinë e ajrit në qytete. Ajri është një e mirë publike që na përket të gjithëve dhe një cilësi e dobët e ajrit na prek të gjithëve pa marre parasysh. Prandaj, në Shqipëri nevojiten investime më të mëdha në gjelbërim duke ulur kështu shpenzimet në shëndetësi; ne nuk duhet të mjaftohemi vetëm me disa qindra hektarë pyje të mbjella.
Së treti, investimi në mbrojtjen e mjedisit është një investim i vërtetë jo vetëm në shëndet por edhe në ekonomi. Shkatërrimi i një pylli për lëndë drusore apo i një mali për ta bërë materiale ndërtimi mund të duket si fitim por në fakt kostot dhe dëmi ekonomik që nuk paraqiten në bilanc janë më të mëdha sesa fitimet monetare të perceptuar nga ne.
Kosto si humbja e oksigjenit që pemët prodhonin, humbja e mbrojtjes nga erozioni, humbja e rezervave ujore që mali së bashku me ekosistemet përmban, biodiversiteti i humbur (së bashku me bimë mjekësore që shërbejnë për farmaceutikë), humbja e filtrimit që ky ekosistem i bën ajrit dhe ujit, etj, janë kosto që asnjëherë nuk deklarohen por që në fakt janë kosto të vërteta financiare.
Po sjell një shembull për ta ilustruar se sa e madhe është humbja financiare nga dëmi në mjedis—një studim i financuar nga Komisioni Europian ka përllogaritur se kjo humbje financiare që rezulton nga humbja e kapitalit natyror shkon nga 2-5 triliardë US dollarë në vit, një shumë disa herë më e madhe sesa humbja prej 1.5 triliardë US dollarë që llogaritet nga kriza e fundit financiare që ka prekur botën.
Ndërsa investimet në energjinë e rinovueshme në Shqipëri mund të duken si disa investime thjesht për të kënaqur kërkesat e ambientalistëve dhe BE-në, në fakt ato janë investime strategjike për ekonominë dhe mirëqenien e popullatës sidomos në prag të një rritje të temperaturave si shkak i ngrohjes globale kur uji nuk mund të shihet më si një burim i sigurt energjie ku Shqipëria të mbështetet në të ardhmen. Siguria energjetike është dhe siguri për biznesin dhe rritjen ekonomike, prandaj Shqipëria duhet të investojë më shumë në këtë fushë.
Të dielën e kaluar, Obama bëri komentin e tij më thelbësor rreth mjedisit duke deklaruar që do të bënte çështjen e mjedisit prioritare në planin e tij ekonomik për të shpëtuar SHBA-në nga kriza ekonomike që ka prekur ato. Obama deklaroi gjithashtu se do të krijonte 2.5 milion vende pune të reja në fushën e energjive alternative të rinovueshme.
Shqipëria duhet të marrë shembull nga vendet e tjera dhe nuk duhet të mbesë mbrapa në fushën e mjedisit; investimet në këtë fushë duhet të rriten dhe çështja e mjedisit të merret seriozisht nga të gjithë sepse është një çështje që prek çdokënd, pa dallime partiake, etnike apo fetare—prandaj duhet vepruar sa nuk është tepër vonë për të.

http://www.iep-al.org/docs/Sa_po_invest ... qiperi.pdf
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Sa po investohet për mjedisin në Shqipëri?

Postonga Edvin » 18 Janar 2010, 14:42

Gazeta Shqip
18.01.2010

Kukës

Masakër mjedisore në një nga lagjet e qytetit të Kukësit, e cila ndodhet në afërsi të pazarit. Rreth 10 drurë dekorativë janë prerë, ndërkohë që autorët nuk janë identifikuar. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa është konstatuar në mëngjes nga punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit. Ndërkaq mësohet se Bashkia e Kukësit e ka denoncuar ngjarjen në gjykatë dhe prokurori. Por edhe pas denoncimit bashkia është e zhgënjyer, pasi asnjë nga institucionet e përmendur nuk ka vendosur ta ndjekë më tej, pasi siç është shprehur një gjyqtar, prerja e drurëve nuk përbën as vepër penale dhe as civile.

Gjithsesi mësohet se është ngritur një grup hetimor, i cili ka konstatuar veprimin e denoncuar dhe ka plotësuar dokumentacionin e duhur. Por bashkia mbetet skeptike në atë që drejtësia, përkatësisht gjykata dhe prokuroria në Kukës, të mund të gjejnë fajtorët. Drejtues të bashkisë tregojnë se edhe më parë ka pasur raste të tilla të ngjashme, kur persona të paidentifikuar kanë prerë pemët dekorative dhe që janë denoncuar nga bashkia, por që deri tani askush nuk është vënë përpara drejtësisë.

Madje kryetari i bashkisë, Hasan Halili, ka thënë se “ne kemi denoncuar edhe herë të tjera ngjarje të tilla, por për fat të keq, deri sot, ne nuk kemi mundur të gjejmë gjuhë mirëkuptimi me institucionet në fjalë”. Ai shtoi se një nga gjyqtarët ishte shprehur se ngjarja nuk përbënte vepër penale dhe as administrative. Raste të prerjes së drurëve dekorativë të qytetit janë shënuar edhe më parë. Masivi i pishave të kurorës së gjelbër, është projektuar dhe mbjellë 30 vjet më parë, por tashmë ato janë prerë dhe në vend të tyre janë ndërtuar kulla banimi dhe biznese.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Sa po investohet për mjedisin në Shqipëri?

Postonga Edvin » 01 Shkurt 2010, 18:14

Pyjet, kjo e vertete e dhimbshme ... !
Msc. Abdulla Diku, specialist pyjesh, Tirane

Me 27 Janar ishte 87 Vjetori i Sherbimit Pyjor Shqiptar, nje prej sherbimeve me te vjetra dhe me te konsoliduara te shtetit shqiptar. Ne regjimin e kaluar kjo date nuk perkujtohej, pasi datonte vitin 1923, qe do te thote se ishte nje date qe nuk perkonte me historine e partise Komuniste. Megjithese edhe ne vitet e para te demokracise nuk festohej (pasi nuk dihej dita e sakte), do te vinte viti 1998 e ne vazhdim, kur kjo dite do te perkujtohej si “Dita e Sherbimit Pyjor Shqiptar”. Cuditerisht, ne vitin 2010 kjo dite ‘harrohet’ serish, duke na rikthyer edhe njehere ne periudhen e erret te historise tone kombetare, ate te periudhes se regjimit totalitar. Nuk duket se ka ndonje arsye konkrete per kete “harrese”, por, sic ka ndodhur rendom gjate gjithe ketyre viteve, pyjet vleresohen si ‘vrima e fundit e fyellit’, qe praktikisht nuk ka ndonje rendesi. Edhe njehere pyjet kane per nene njerken. Dhe historia e njerkes, ‘dashuria’ e saje per femijet jo-te sajet njihet tashme. Keshtu, “fati” nuk ka dashur serish qe pyjet apo pylltaret te festojne kete vit, ashtu sic bene keto 11 vitet e fundit. U harrua edhe njehere se cfare roli kane pyjet ne mbrojtjen e rrugeve, qendrave te banuara, tokes dhe infrastruktures ne pergjithesi. Me sa duket duhet te presim katastrofen e radhes, qe per 2-3 dite te permendet ndonjehere ne ndonje edicion te shkurter lajmesh edhe fjala”PYJE”. Duke hedhur syte mbrapa, do te shohim se gjithnje, politika nuk ka dashur te dije apo te beje ndonje gje per pyjet. Duke qene se nuk kane goje te flasin, kembe te ecin e dore per te votuar, ata nuk kane patur kurrfare rendesie per te. Perjashtim ben rasti kur ndonje shtepi deputeti a komunari rrezikohej te digjej prej zjarrit qe kish perfshire edhe pyllin. Ne ato raste, kerkohej ndihma e sherbimit pyjor, duke harruar se asnje person nga ky sherbim nuk ishte trajnuar ndonjehere per nje gje te tille.
Nderkohe qe permbytjet ne Shkoder ishin ne permasa katastrofike, politika vazhdon ende te beje rolin e prokurorit, gjyqtarit, ekspertit, humanitarit pse jo dhe ate te perendise. Eshte e turpshme kur sheh lloj – lloj vleresimesh qe behen per nje ceshtje te tille, e cila eshte thjesht dhe vetem pasoje e nderhyrjes se tepruar te njeriut mbi natyren, me shume se sa keq menaxhim i rezervave ujore. Them nderhyrje te tepruar te njeriut mbi natyren, sepse per kedo qe ka pare apo njeh basenin e Drinit, e din se cfare ndryshimi ka pesuar ai pergjate 20 viteve te fundit, ne kuptim te veshjes se tije me bimesi pyjore. Ka pare se si jane prere e masakruar masive te tera me siperfaqe pyjore, dikur krenaria e pyjeve te vendit, e sot vendet me te shkretetirizuara te tij. E gjitha kjo ka ndodhur nen hunden e vete shtetit, e pse jo edhe me bekimin e tij. Ka ndodhur per cdo dite dhe pa u fshehur nga askush, sepse vete shteti ka qene i interesuar qe kjo te ndodhe. Mjafton te kujtojme vitet e para te tranzicionit, kur per banoret e zonave me te varfera ne vend, i vetmi burim mbijetese kane qene pyjet. Askush nga banoret nuk do te deshironte te priste drure per t’u ushqyer, pasi jo vetem ne Shqiperi por kudo ne bote prerja e drureve eshte nje nder punet me te veshtira dhe me te rrezikshme. Por, kur behet fjale per mbijetese, veshtiresia dhe rreziku nuk merren parasysh nga askush. Edhe sot, banoret e ketyre zonave jane me te interesuarit per mbrojtjen e atyre pak pyjeve qe kane mbetur, sepse e dine mire se sa te rendesishme jane ato per mbrojtjen e infrastruktures, shtepive e tokave te tyre. Ndonjehere ne media nga analiste e specialiste te ndryshem, nder fajtoret e kesaj situate renditen edhe banoret qe kane prere druret, te cilet sic thashe me siper nuk kishin asnje lloj alernative tjeter per te ushqyer familjet e tyre, pervecse te prisnin drure. Ne fakt, i vetmi pergjegjes per to eshte politika e pa pergjegjshme, qe la shtresen me te varfer te popullsise nen meshiren e fatit. Kjo situate ka vazhduar per 2-3 vitet e para te tranzicionit 1991-1993. Me pas, u duk sikur shteti vuri dore mbi pasurine pyjore per ta mbrojtur ate. Beri nje ligj shume te mire ne vitin 1992 ‘Per pyjet dhe policine e sherbimit pyjor’, rriti pagat e punonjesve te pyjeve, ristrukturoi sherbimin pyjor ne teresi. Pra me nje fjale e vuri situaten nen kontroll.
Pavaresisht mangesive ne punen e sherbimit pyjor, nje numer i konsiderueshem subjektesh private, me e pa leje, pa asnje lloj kapitali fillestar apo eksperience ne punen e shfrytezimit te pyjeve, vershuan mbi te vetmin burim natyror qe kish mbetur nga regjimi i kaluar, dhe prene sa munden e si munden. Gjithsesi, nje pjese e konsiderueshme pyjesh i shpetuan vales se pare te tranzicionit. Do te vinte periudha me e veshtire jo vetem per sektorin pyjor, por per vete shtetin dhe popullsine ne pergjithesi, ajo e viteve 1997-2001, kur gjithcka u shkaterrua. Duke qene se vete ekzistenca e shtetit u vu ne pikpyejtje te madhe, per pyjet dhe personelin qe punonte aty nuk e vuri kush ujin ne zjarr. Te shpetojme koken - thoshte gjithkush ne ate periudhe, ndersa pyjet mbeten serish e vetmja alternative per popullaten ne zonat rurale, qe ashtu si pjesa me e madhe e banoreve te vendit ishin bere kliente ne skemat piramidale. Jo vetem per “t’u kompensuar“ disi nga shteti, nen syte e te cilit skemat grabiten parate e tyre, por mbi te gjitha per te siguruar ekzistencen jetesore, rifilloi “aksioni“ i dyte kombetar per te prere pyjet. Kuptohet, aty ku kishin mbetur pas periudhes se pare te tranzicionit. Pervec prerjeve te paligjshme, shteti mbeshteti edhe njehere nje numer te madh kompanish private, qe te prisnin edhe ato pak pyje qe mbijetuan. Ne fakt, shfytezimi i pyjeve, nese behet bazuar mbi rregullat e shfrytezimit, nuk rezulton si aktivitet fitim prures. Kete mund ta vertetoje cdo specialist pyjesh sot ne vend, pasi cdo biznes i ligjshem i shfrytezimit pyjor konkurohet nga qindra te tille te paligjshem. Eshte nje fakt qe do te doja ta theksoja ketu, se pavaresisht nga qindra subjekte te licensuara per aktivitete ne pyje, asnje i tille, qe drejtohet nga specialist pyjesh nuk merret me shfrytezimin e pyjeve. Eshte nje fakt qe cdokush, pushtetar e qytetar mund ta verifikoje. Pra, me pak fjale, qe te punosh e mbijetosh ne shfrytezimin e pyjeve sot, do te thote se duhet te vjedhesh. Dhe per fatin e keq, kjo ka ndodhur e vazhdon te ndodhe per cdo dite, pergjate ketyre 20 viteve. Ka ndodhur, spese vete shteti nuk ka dashur, apo nuk ka mundur qe punet te shkojne mire ne pyje. Une mendoj se me shume nuk ka dashur, sepse po te shohim investimet qe jane bere apo behen ne sektorin pyjor per pyllezime apo permiresim pyjesh ne te gjithe vendin, jane me pak se sa behej dikur ne nje rreth te vetem. Personalisht nuk kam asnje lloj simpatie per regjimin e para 20 viteve, i cili me nje te rene te lapsit shpyllezoi afro 300,000 ha me pyje apo rreth 22% te fondit pyjor te vendit, per ti kthyer ato ne toka buke. Eshte ajo toke, qe sot eshte kudo e pa punuar, e cila perben njekohesisht edhe burimin kryesor te erozionit, kudo neper Shqiperi. Sot, pervec 300,000 ha me pyje qe na mungojne prej regjimit te kaluar, jane thuajse edhe po kaq, te shfrytezuara barbarisht apo te djegura gjate ketyre 20 viteve. Nga ana tjeter rrerja e brezit te pishave ne bregdet dhe betonizimi i tije, po shkakton humbje sistematike te tokes bregdetare per shkak te erozionit ne rreth 15-20 ha toke ne vit. Jane keto arsyet qe Shqiperia perben nje nder vendet me shkallen me te larte te erozionit ne Europe, me nje sasi prej afro 20 milion tone materiale inerte qe derdhen ne det per cdo vit. Permbajtja e lendes organike ne keto inerte eshte tregues i gerryerjes dhe degradimit te tokes bujqesore e pyjore, gje qe po sjell varferimin e perditshem te saje, dhe pamundesine per t’u kultivuar ne nje te ardhme te afert edhe me drure pyjore. Per kedo qe ka udhetuar me avion, nuk e ka te veshtire te dalloje kufirin tone shteteror me shtetet fqinje, sepse kete e tregon vete natyra jone e perdhunuar, nga te gjithe ne, shtetare e qytetare.
Eshte nje paradoks i madh qe megjithese ne Shqiperi sasia e lendes drunore qe pritet ne vit eshte te pakten dy here me shume nga sa eshte rritja natyrale e pyjeve, ne vazhdojme te eksportojme qymyr druri apo lende druri gjysem te perpunuar. Nuk ka asnje politike apo strategji e cila te fokusohej seriozisht ne ruajtjen e burimeve tona natyrore, kryesisht pyjeve. Ajo strategji pyjesh qe ekziston, nuk i pergjigjet situates aktuale, dhe duhej te ish permiresuar me kohe.
Pavaresisht iniciatives qe Ministria e Mjedisit ka marre per rritjen e siperfaqes se zonave te mbrojtura ne vend (gje qe duhet perkrahur nga gjithkush), sot, i vetmi vend ku kane mbetur pak pyje e ku mund te priten drure jane keto siperfaqe. Dhe kjo gje, per fatin e keq ka ndodhur e po ndodh cdo dite. Per njerezit e korruptuar te administrates e per subjektet private nuk ka ndonje diference te madhe se ku priten druret, ne zone te mbrojtur apo jo. Qellimi i tyre eshte vetem fitimi i momentit.
Media ne pergjithesi e konsideron nje eveniment te rendesishem shprehjen zyrtare ; “u mbollen x - milion fidane“. Ne fakt, per ne pylltaret, kjo fjale nuk fsheh gje tjeter vecse nje numer shume te vogel hektaresh me pyje qe jane mbjelle apo do te mbillen. Nese i referohemi skemave te ndryshme te pyllezimeve qe behen, rezulton qe ne nje hektare mbillen 2500-5000 fidane pyjor, dhe gjithkush mundet te zbuloje sasine e vertete te siperfaqes se mbjelle, pas shprehjes zyrtare, se u mbollen kaq milion fidane. Ministria e Mjedisit ka sot nje buxhet minimal, me ane te te cilit nuk mundet te perballoje mbjelljen e me shume se 500 ha me pyje ne vit, aq sa jane te domosdoshme vetem ne nje komune te vogel te vendit, dhe vendi yne ka me shume se 300 te tilla. Qe do te thote se neve, do te na duhen me shume se 600 vite, vetem per ti rikthyer natyres ate qe i kemi marre padrejtesisht, druret. Por, do te duhen edhe disa qindra vite te tjera, per te minimizuar efektet ne natyre si ai i erozionit dhe varferimit te tokes prej tij, te shkaktuara nga prerja dhe djegia e pyjeve. Edhe nese ne, i dhjete fishojme perpjektjet dhe investimet tona ne fushen e pyjeve, do te duheshin serish rreth 300 vite, qe te rikthehemi ne situaten e para 40 viteve persa i perket siperfaqes pyjore qe kishim.
Qeverite kane bere e ribere strategji te ndryshme, vetem kur kjo ju eshte kerkuar nga jashte, dhe jo si nevoje e vete sektorit. Pergjithesisht ato jane strategji te pa harmonizuara ndermjet ministrive e sektoreve te ndryshem. Mjafton te shohim strategjine e Ministrise se Bujqesise, e cila e inkurajon duke konsideruar vendin tone si me kushte shume te mira per blegtorine e imet per shkak te pyjeve e kullotave qe kemi. Por Strategjia per Zhvillim dhe Integrim (2007-2013) rekomandon menaxhimin e qendrueshem te pyjeve. Nga ana tjeter, nese sheh planet e menaxhimit te pyjeve dhe kullotave te bera nga specialistet e fushes, nje nder rekomandimet me kryesore per rigjenerimin e natyres ne to eshte “ndalimi apo kufizimi i kullotjes”.
Nuk ka patur kurre ndonje vleresim serioz te qeverive per pyjet ne Shqiperi. Aktualisht, personeli pyjor eshte ne krye te listes se adminitrates qe ka pagen me te ulet, pavaresisht veshtiresise se punes se tij. Nje fakt tjeter domethenes eshte edhe ai i mos llogaritjes se kontributit qe ka sektori pyjor ne Prodhimin e Brendshem Bruto, dhe kjo behet me qellim, pasi nje pjese e konsiderueshme e aktiviteteve ne pyje zhvillohen ne menyre ilegale. Ne kete menyre, qeverite i kane hapur rruge te lire shkaterrimit te natyres tone, dikur e mrekullueshme.
Ndersa shfrytezimi i shtreterve te lumenjve eshte nje tjeter telash qe i kemi shkaktuar vehtes dhe natyres, efektet e te cilit ndihen dhe do te ndihen me shume zonat fushore, pyjet mund t’i vinin sadopak ne ndihme minimizimit te shkaterrimti te ligjeruar te tyre. Por, edhe ketu do te duhet te presim te ndodhe katastrofa e radhes, qe dikush nga qeveria te kujtohet se cfare duhet bere.
Sot, gjithskush turret apo sygjeron financimin e minimizimit apo eleminimit te pasojave te rreshqitjes, gerryerjes, permbytjes apo erozinit te tokes, pa u marre aspak me shkakun. Qe te merresh vetem me pasojen, do te thote mungese vizioni, por mbi te gjitha kosto e dhjetefishuar financiare dhe njerezore. Perse duhet te paguajme kaq shume kur mundet te paguajme disa here me pak?
Nese baseni i Drinit do te ishte i mbuluar me pyje si dikur, nuk do te ndodhte kurrsesi nje katastrofe e tille si ajo aktuale. Kjo, pasi pyjet arrijne te mbajne 10-20% te sasise se reshjeve te shiut, duke qene se sherbejne si sfungjer per ujin e reshjeve. Dhe per te veshur me pyje ate basen, do te mjaftonin vetem parate qe mund te merreshin nga kthimi ne energji elektrike te ujit qe derdhet sot per te shpetuar digat, dhe do te punesoheshin me mijera persona. A nuk eshte paradoks ?!
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Sa po investohet për mjedisin në Shqipëri?

Postonga alfeko sukaraku » 01 Shkurt 2010, 21:40

shqetsimi per mjedisin eshte nje problem madhore qe na intereson te gjithve.Por valle a jemi te gatshem ne shqiptaret te merremi me kete ceshtje nga e cila mvaret e ardhmja jone.kushtet klimatike te shqiperis jane nga me te mirat,por dora edhe mendja e shqiptarit ka qen e mbetet shkaterrimtare per mjedisin
alfeko sukaraku
 
Postime: 2
Antarësuar: 01 Shkurt 2010, 21:35

Mbjellja e pemëve, shumë projekte pa asnjë qindarkë investim

Postonga Edvin » 23 Dhjetor 2011, 14:48

Mbjellja e pemëve, shumë projekte pa asnjë qindarkë investim
2011-12-23
Thoma Nika
Gazeta Shqip

Vëzhgim

Pemët e mbetura të kurorës së Sarandës janë dënuar “me vdekje” nga ndërtuesit, ashtu si lulishtet e bari u kthyen në Bare më 1997-n, ndërkohë që mbjelljet e reja nga pyjorja janë prej disa vitesh në kuotën zero.

Më kot dhjetori njihet ndryshe si muaj i pyllëzimit dhe i luftës kundër gërryerjeve të tokës. Asnjë qindarkë për mbjellje të reja pemësh nuk gjendet në arkën e Ndërmarrjes Pyjore të Sarandës. Kjo ka bërë që simbolika e dhjetorit, si muaj i pyllëzimit dhe i luftës kundër gërryerjeve të tokës, të humbasë në mungesën e fondeve dhe mbjellja e pemëve të mbetet një apel për bizneset dhe për qytetarët sarandjotë, që të mbjellin çfarë të mundin e si të munden. Përveç mbjelljes së pemëve përgjatë rrugës hyrëse, nuk është bërë asnjë mbledhje tjetër. Po të hedhësh sytë nga kurora dikur e gjelbër e këtij qyteti, sheh vetëm pisha e bredha të rralluar. Me sytë që andej, Qani Sejdini, drejtor i policisë pyjore në Sarandë, thotë se edhe ato pemë që kanë mbetur ende më këmbë nga sëpata, nga zjarret dhe nga ndërtimet, janë “të dënuara me vdekje”. Këtë ai nuk e quan një profeci, pasi thotë se është i mirinformuar, se edhe sipërfaqet që zënë ato të pakta pemë, janë dhënë për troje dhe se sheh që po hapen sheshe të reja ndërtimi e do të ngrihen shumëkatëshe të tjera, pasi di që janë dhënë leje. Në dhimbjen dhe optikën e Sejdinit, nuk ka ndonjë ndarje të madhe mes asaj që ndodhi në pranverën e vitit 1997, "të luftës së shqiptarëve kundër shqiptarëve", siç thotë ai. "Nëse atëherë bari në lulishte u zëvendësua me Bare, që ngrihen mbi to e nuk u prish asnjë, tani gjuetia kundër gjelbërimit po kap majat e malit të Sarandës", shprehet mes dhimbjes dhe habisë specialisti që ka të lidhur jetën me gjelbërimin dhe pyjet.

Është gati e pabesueshme që Ndërmarrja e Shërbimit Pyjor dhe Kullotave, e specializuar edhe për mbjellje të reja, të mos ketë mundësi financiare për të mbjellë qoftë edhe një pemë të vetme, qoftë edhe në muajin e vetëm të vitit, që është dhjetori.

Por kjo është e vërtetë, programe ka me shumicë, por asnjë fond, që do të thotë s’ka asnjë qindarkë për të vendosur në zbatim ato projekte në Drejtorinë e Pyjeve dhe Kullotave të Sarandës.

"Se si mund të kuptohet një qytet me turizëm dhe pa pemë e pa mushkëri as për banorët e saj, ky është absurdi i kësaj kohe që jetojmë. Ai kujton se në vitet e zhvillimit të mbyllur Saranda kishte një normë gjelbërimi që shkonte në 15 m2 për banor, ndërsa tani ky tregues ka zbritur në 2 m2 e poshtë e më poshtë po bën. Në kushtet kur mbjellje nuk ka e fondi për mbjellje është në nivelin zero, nga Ndërmarrja Pyjore shihet si rrugëdalje nga "varfërimi" i ajrit të pastër që qytetarët dhe biznesmenët të shtojnë sa të munden rrënjët e pemëve dhe ata t'ia shërojnë mushkërinë me oksigjen të rralluar qytetit, që në verë kthehet në kryeqytet të turizmit. E vërteta është se pemë e lule mund të mbillen në qytet dhe egërsia e betoneve mund të zbutet disi kështu. Por pa mbjellje pemësh e duke shkulur edhe ato që ekzistojnë ende në malin mbi Sarandë, është rreziku që një ditë të rrëshqasë mali e të zërë nën vete Sarandën.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri


Kthehu tek Shpyllëzimi

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor

cron