Lajme mbi Mbetjet dhe Ndotjet Mjedisore

Diskutime, komente dhe pyetje rreth mbetjeve të ndryshme të prodhuara nga aktivitetet njerëzore, mbeturinave & riciklimit të tyre

Re: Lajme mbi Mbetjet dhe Ndotjet Mjedisore

Postonga Edvin » 19 Tetor 2010, 15:01

Ne kepin e shisheve plastike
Arlinda Gjypi, Gazeta Shekulli

Natyra shume e bukur ben kontrast me mbeturinat pa fund qe "pushojne" ne vend te turisteve ne bregdetin e Kepit te Rodonit. Ato kane zaptuar plazhet, por edhe kalane e Skenderbeut e ngritur shekuj me pare per t'u bere balle turqve
"Nuk ngjan si ne Shqiperi". Kjo eshte deklarata e pothuaj te gjithe personave pasi shohin foto te shkrepura ne Kepin e Rodonit, duke permbledhur ketu pamje nga Kisha e Shen Ndoit (te dyten), si dhe Kalane e Skenderbeut qe ndodhet ne te. Kthjelltesia e detit dhe bukuria e natyres eshte ajo qe mahnit kedo dhe askush nuk mund te mohoje kenaqesine qe ndien ne udhetimin drejt ketyre vendeve. Rruga ne kembe per te mberritur ne piken me te fundme te ketij kepi nuk eshte e lodhshme, pavaresisht ferrave dhe ngushtesise se shtegut te tille qe, nese nuk je i kujdesshem, mund te rreshqasesh. Nje kthim me koken pas per te pare gjithe udhen e ndjekur te jep nje kenaqesi te pafundme. E me pas, nje riecje per te zbritur ne Kala, nderkohe qe deshira per ta fiksuar kete objekt ne aparat eshte e madhe. E megjithate, ne mberritje arrin te kuptosh se cdo vizitor do te preferonte qe ajo foto te kishte pas detin dhe jo kalane ose te realizohej ne menyre te tille ku te kapej vetem pjesa e siperme e mureve, dhe jo bazamenti. Kjo, per arsyen e thjeshte se plehrat ne breg te detit, madje edhe brenda mureve te kalase, te rrahura shekujsh nga valet dhe ererat, te bejne te ndiesh ne vetvete nje zhgenjim qe jo rralle te ndrydh edhe gezimin me te madh. Teksa ecen duke veshtruar muret e asaj cka ka mbetur nga kalaja e ndertuar nga Skenderbeu (mendohet ne vitin 1463), syrit nuk mund t'i shpetoje edhe ajo cka tashme duket pjese e saj. Shishe plastike te madhesive te ndryshme duket sikur e kane pushtuar te gjithe kalane, te cilen udheheqesi legjendar shqiptar e ndertoi pikerisht per t'i shpetuar pushtuesve. "Nuk jane mbeturina te hedhura nga njerez qe kane kaluar ketej", me thote personi qe me shoqeron, teksa vijon te theksoje se nisur nga lloji i ketyre mbeturinave, kuptohet qe jane plehra te hedhura ne lume nga banore te ndryshem apo edhe nga anijet qe kalojne per shkak se askush nuk i kontrollon. Me pas, dallget e detit i kane perplasur ne kete pjese, duke u depozituar aty per vite me radhe. Kjo kuptohej edhe nga fakti se e gjithe vija bregdetare e cila mbeshtjell Kepin e Rodonit eshte e mbuluar nga shishe plastike, po ku nuk mungojne edhe shapka, bidone te medhenj te care, kapake tasash plastike dhe te tjera sende te ngjashme. "Njerezit jane te papergjegjshem dhe shtet i papergjegjshem, - vijon nje nga personat me te cilet bashkudhetoj. - Te paret sepse hedhin plehrat dhe te dytet sepse nuk jane te afte te kontrollojne veprime te tilla te kryera nga individe, por edhe nga tragetet qe kalojne ketu". Nderkohe, tjetri vijon: "Ketu duhet ardhur per te bere plazh, por eshte shume pis. Ndoshta, nese vjen me nje grup shoqeror prej 6-7 personash, brenda nje ore mund ta pastrosh kete hapesiren e pastaj te besh plazh per pjesen e dites qe vijon. Ketu pak njerez vijne dhe mundesia per t'u mbushur me plehra eshte e vogel". Bashkebisedimi per mundesite e pastrimit te ketij bregdeti vijon. Mesoj se eshte komuna Ishem ajo qe ka pergjegjesine. Nderkohe, bashkudhetaret e mi vijojne biseden se me nje projekt per pastrimin e bregdetit nga keto shishe plastike, plazhet ne Kepin e Rodonit do te ktheheshin ne vende shume te preferuara per pushuesit. Rruga e pashtruar duket si nje plus per kenaqesine, nisur edhe nga fakti se tashme ne psikologjine e te gjitheve eshte ngulitur fort qe permiresimi i infrastruktures, vetem e shkaterron bukurine e natyres. Ndersa mbeturinat plastike, "banore" te Kalase se Skenderbeut dhe vijes bregdetare te Kepit te Rodonit te japin te kuptosh qe shpesh njerezit nuk kane nevoje te shkojne diku per ta ndotur. Mjafton qe te veprojne ne menyre te papergjegjshme.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Lajme mbi Mbetjet dhe Ndotjet Mjedisore

Postonga Edvin » 25 Nëntor 2010, 19:32

Kroacia nis pastrimin e bregdetit të ndotur nga plehrat e Shqipërisë



ZAGREB- Autoritetet kroate kanë nisur operacionet e pastrimit të ujërave në bregdetin jugor, nga plehrat që besohet të kenë ardhur nga Shqipëria.
E përditshmja kroate Jutarnji List, e cila raporton lajmin, sjell dhe imazhet e ekipeve të zhytësve të cilët po pastrojnë pjesën nënujore të bregdetit jugor të Koracisë.
Tema e mbeturinave shqiptare që kanë pushtuar bregdetin kroat është shndërruar në temën kryesore të mediave në Kroaci. Madje si për të treguar gjendjen e mjerueshme të bregdetit tonë Jutarnji List kujton reportazhin e agjencisë Reuters mbi ndotjen e bregdetit shqiptar të realizuar në prill të këtij viti, që tregon grumbullin e madh të mbeturinave në Kepin e Rodonit.

“Plazhe që dikur ishin gur i çmuar i turizmit në Shqipëri, sot janë shkatërruar dhe deti është shndërruar në helm për njerëzit dhe kafshët” theksohej në reportazhin e Reuters.

Burime nga porti i Dubrovnikut kanë pohuar për median kroate se gjatë ditëve të fundit era ka fryrë nga juglindja dhe si pasojë e prurjeve jo të zakonshme të lumit Buna. Mbeturinat janë gërryer nga bregdeti shqiptar dhe duke anashkaluar Malin e Zi kanë përfunduar në Kroaci përmes rrymave në Adriatik.

(e.n/news24/BalkanWeb)
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Lajme mbi Mbetjet dhe Ndotjet Mjedisore

Postonga Edvin » 25 Nëntor 2010, 19:34

Ndotja e detit, News24 zbulon orgjinën e plehrave drejt brigjeve kroate



ZAGREB- News 24 siguron pamjet eskluzive të mbeturinave në brigjet e liqenit të Shkodrës. Pikërisht, pjesë e këtyre mbetjeve janë edhe plehrat që kanë ndotur brigjet jugore të bregdetit kroat.

Në ditët e fundit, drunj dhe mbeturina plastike, që vlerësohet se janë disa dhjetëra tonë dhe shumë skelete kafshësh kanë ndotur detin dhe bregdetin kroat. Shërbimet kombëtare të emergjencave kanë thënë se mbeturinat kanë ardhur nga Shqipëria, si pasojë e kohës së keqë të përcjellë me stuhi dhe erëra të forta.

News 24 vërteton origjinën e këtyre mbetjeve, të cilat janë transportuar nga liqeni i Shkodrës drejt brigjeve kroate, nëpërmjet lumit Buna.

Ministria e Jashtme kroate, ndërkohë ka thirrur ambasadorin e Shqipërisë për të shpjeguar sasinë e madhe të mbeturinave, që besohet se vinë nga Shqipëria. Ambasadori Pëllumb Qazimi është thirrur në ministri dhe i është prezantuar një raport mbi “ndotjen e detit në qarkun Dobrovacka-Neretvanska, në pjesën që konstaton se mbeturinat kanë origjiniën nga Shqipëria”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë. “Nga ambasadori është kërkuar që të ofrojë shpjegim urgjent se si mbeturinat nga Shqipëria kanë arritur në ujërat territoriale të Kroacisë dhe të ndërmarrë masa adekuate në këtë rast dhe të pengojë rastet e ngjashme në të ardhmen”, thuhet në deklaratë.

Menjëherë pas publikimit të lajmit në News 24 ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë. Drejtoria e Shëndetit Publik ka nisur drejt qytetit të Shkodrës, ekspertë që pritet të verifikojnë situatën e krijuar atje.
(m.a/BalkanWeb)
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Lajme mbi Mbetjet dhe Ndotjet Mjedisore

Postonga Edvin » 05 Janar 2011, 13:03

Plehrat nga Napoli në Tiranë, përmes “Sacra Corona Unita”?
2011-01-05 00:00:00
Gazeta Shqip
Importi i plehrave

Qeveria shqiptare me Kryeministër Berishën, e kontestuar nga gjysma e Parlamentit që nuk mblidhet, hap riciklimin e mbetjeve të vendeve fqinje. Mrekullia e San Gennaro (mbrojtësi i Shenjtë i Napolit), garniturë në Adriatik. Shqipëria hap portat për plehrat e Europës, përfshirë këtu edhe Napolin.

Sipas qeverisë së Tiranës, “Vendi ynë nuk arrin të furnizojë me lëndë të parë, për industrinë vendase të riciklimit, kështu që jemi të detyruar të importojmë mbetje dhe t’i riciklojmë këtu”. Ministria e Mjedisit parashikon hyrjen pa asnjë takse doganore për 50 lloje mbetjesh, që do të përfundojnë si lëndë e parë në të sapolindurën industri ricikluese shqiptare. Lajmi është shpërndarë në “Dall'Osservatorio sui Balcani e il Caucaso”, dhe meriton vëmendje. Shumë kujdes!

Nuk do të importojmë lëndë të dëmshme, radioaktive ose jo të riciklueshme”, - ka siguruar ministri shqiptar i Mjedisit në Tiranë. Ndërkohë që në portin e Barit, siç tregon gazetarja shqiptare Marjola Rukaj, “janë sekuestruar një ngarkesë që përmbante 69 frigoriferë dhe 92 lavatriçe me drejtim bregdetin shqiptar. Gjithçka mall riciklues, pavarësisht substancave të rrezikshme që përmbanin. “Shqipëria nuk ka legjislacion dhe standardet europiane për këtë lëndë”, - pohojnë ambientalistët. Ata thonë se, “ndoshta është pikërisht ky motivi pse vendet e pasura kanë rënë dakord të sjellin te ne mbeturinat e tyre. Dhe me sa duket, pas vendeve afrikane, edhe Shqipërisë i ra kësmeti të bëhet “hambari i plehrave të vendeve të pasura”.

Shqipëria, një nga vendet më të ndotura të Europës

Kjo është vetëm maja e ajsbergut të një problemi që shqetëson Shqipërinë më shumë se 20 vjet. Plehrat grumbullohen pa kriter në periferi, dhe administrimi i tyre brenda qyteteve është i mjeruar. Në bazë të statistikave të bëra publike nga OJF me karakter mjedisor, Shqipëria është një nga vendet më të ndotura të Europës.

Bardhyl Balteza, përfaqësues i shoqatës kombëtare, ka deklaruar në mediat shqiptare se: “Në Shqipëri nuk ka infrastrukturë të posaçme, as struktura për të klasifikuar mbetjet e riciklueshme”.

“Është një lëvizje politike që do t’i sjellë avantazhe ekonomike vetëm një grupi të kufizuar që do të merren me riciklimin”, - pohon Lavdosh Ferruni, kreu i Rrjetit të Ambientalistëve Shqiptarë. Dhe, me sa duket do të përfitojnë vende që përmes emergjencës në këtë sektor, si Italia.

Në fakt, nuk është rasti që Shqipëria t’i hapë portat për mbetjet europiane pikërisht në këtë kohë. Në të kaluarën, Berisha nuk i ka mbajtur kurrë të fshehura qëllimet e tij për të importuar mbeturina italiane në Shqipëri. Në një nga takimet e fundit, Kryeministri shqiptar ka folur për çështjen me homologun e tij italian, Silvio Berluskoni.

Çështja mjedisore

Mesa duket, qeveria aktuale shqiptare nuk e ka dhe aq për zemër mjedisin. Janë të shumta projektet me impakt të fortë mjedisor: Furnizim me rërë shqiptare për bregdetin e Leçes, deri në ndërtimin e impiantit të erës në parkun kombëtar të Karaburunit, nga e cila e gjithë energjia do t’i shkonte Italisë, duke vazhduar me projekte të ndryshme të centraleve hidroelektrike, centrale karboni të ndërtuara në zona të banuara, e deri te ambicie bërthamore italo-shqiptare, që duhet ta bëjnë Shqipërinë “një superfuqi të vogël energjetike” .

Impiante të reja riciklimi?

Por, historia e importimit të mbetjeve nuk është një risi në Shqipëri. Që nga regjimi i Hoxhës, një ish-funksionar deklaroi të ishte në dijeni të importit të sasive të ndryshme me ushqim të skaduar dhe duhan, të cilat silleshin dhe varroseshin në territorin shqiptar. Aktualisht, në Shqipëri industria e riciklimit është një risi e viteve të fundit, por disa shoqëri tanimë kanë marrë lejet për të ndërtuar impiantet e riciklimit me pjesëmarrje të ortakëve dhe të afërmve të Genc Rulit, ish-ministri i Energjetikës, të cilët si aksionerë të një shoqërie italiane, duhet të ndërtojnë impiantin e përpunimit të mbetjeve për prodhimin e energjisë elektrike.

Grumbullohen mbetjet në periferi

Në Shqipëri, riciklimi i mbetjeve mbetet sporadik dhe shpesh përdoret grumbullimi i plehrave në periferi të qyteteve, nga ku komuniteti rom dhe të varfrit përfshihen në përzgjedhjen e atyre pak materialeve që shkojnë për riciklim, në më të shumtën e rasteve kanoçe dhe objekte metali.

Pak kohë më parë, një sasi mbetjesh të të gjitha llojeve, me etiketa shqiptare kanë mbërritur në brigjet e fqinjëve kroatë. Në Shqipëri lajmi nuk ka habitur askënd, ndërsa media ka shfaqur gjendjen e lumenjve dhe liqeneve që janë përdorur për shkarkimin e mbetjeve urbane, por edhe për ato organike, toksike dhe spitalore.

Marrë nga: www.agenziami.it
Përktheu: Lorina Mixha
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Shqipëria dhe importi i plehrave

Postonga Edvin » 07 Janar 2011, 16:22

MAGDALENA ALLA | 07/01/2011
Shekulli
Flasin Sazan Guri dhe Xhemal Mato

Dy ambentialistët e njohur Sazan Guri dhe Xhemal Mato, sjellin jo pak argumente kundër vendimit që shton "varret" mjedisore në vendin tonë.
Një nga argumentet që përdor qeveria jonë për të importuar e detyruar mbetje që do të përdoren në industrinë e riciklimit është se "mungon lënda e parë në vend". Domethënë, duket sikur ne nuk kemi plehra...

Por, në fakt, mbetje ose plehra kemi me bollëk...
Sazan Guri: Vendi ynë nuk etiketohet me "nuk ka lëndë të parë" në mbetje, por që e ka të pambledhur, të pagrumbulluar atë. Ne, deri tani, riciklojmë 5-7, ndoshta deri në 10% të gjithë mbetjeve që kemi në vend.

Sidomos letrën dhe plastikën. Pjesën tjetër nuk po dimë ta mbledhim dhe riciklojmë, por jo se nuk kemi. Por sikur të ketë vullnet të mirë dhe një vendim edhe sot në darkë, që të nesërmen bëhet mbledhja e mbetjeve të diferencuara. Pesë kosha i ka çdo komunë dhe i lyen me ngjyra përkatëse për mbeturina plastike, bio etj. Njerëzve do t'iu duhen dy javë apo dy muaj të mësohen dhe kaq.

Por, nuk duan ta bëjnë këtë. Kur riciklohen mbetjet veprohet lokalisht dhe mendohet globalisht. Globalisht bëhet mirë të riciklohen mbetjet, lokalisht krijojnë dëme me emetimet, gazrat, mbetjet e mbetjeve. Dhe ne lokalisht dëmtohemi, sepse duhet të jemi në të njëjtin standard social-ekonomik me vendet nga po importohet për t'i përballuar. Nuk është e mundur që të vijnë mbetje nga një vend i zhvilluar në një vend të pazhvilluar.

Xhemal Mato: Ne s'po dimë ku të çojmë mbetjet apo, popullorçe, plehrat tona, të cilat i kemi me shumicë, e imagjino të shtojmë edhe ato nga bota. Jemi një vend që jemi bërë problem ndërkombëtar për mbetjet tona, që përfunduan deri në Kroaci. Jemi një katastrofë për vete.

Plus që sot për sot nuk kemi as ligje, as politika qeveritare, as njerëz të specializuar për të përballuar importe të tilla. Aktualisht kemi një ligj, i cili është duke u diskutuar. E mira do të ishte që ai të debatohej, miratohej një pjesë e më pas të flitej për import ose jo të mbetjeve.

Por shteti ynë po thotë se s'ka mundësi të menaxhojë plehrat dhe nxjerr një VKM për të importuar plehrat. Por, nëse ky shtet nxjerr licenca duke dhënë dhe kredi për t'i ndihmuar, atëherë duhet të nxjerrë edhe ligj për menaxhimin e plehrave. Por, VKM-ja del përpara miratimit të një ligji.

Konkretisht, Lidhja Ambientaliste Shqiptare propozoi një nen në këtë ligj: të mos lejohet të importohen mbetje nga jashtë, derisa të ezaurohen mbetjet që ka vendi ynë. Të shpëtojmë një herë Shqipërinë, pastaj shohim e bëjmë me ato nga jashtë. Ka edhe një tjetër gabim të madh: Kryeministri u shpreh se për çdo mbetje ne do të nxjerrim VKM të veçanta. Pak a shumë do të thotë: çdo gjë do kalojë nga sita jonë.

Dhe kjo sitë është e vetë kryeministrit. Pra, i lihet në dorë një njeriu të vetëm, kryeministrit dhe jo Parlamentit. Dhe kryeministri mund të urdhërojë dhe ministrat që drejton, që të firmosin sa herë të dojë dhe kështu bëhet monopol.

Për sa i përket riciklimit të mbetjeve, sa përbën problem ndotja e mjedisit?

Xhemal Mato: Për mbetjet tona ia vlen. Sepse kemi në vend më shumë ndotje nga mbetjet se sa nga riciklimi i tyre. Por jo të pastrojmë ato të botës. Edhe kompanitë që do t'i marrin përsipër duhet të bëjnë studime strategjike. Nuk zgjidhen problemet në këtë fushë me vendime qeverie.

Është përmendur në media se janë tentuar të sillen që tani një sasie madhe frigoriferësh, lavatriçesh për riciklim. Sa dëm shihni ju në këtë?
Sazan Guri: Frigoriferi si pajisje ka freone gazrash. Mirë frigoriferët që bëhen copa-copa si materiale të ngurta, po gazrat? Pastaj, edhe si materiale të ngurta kemi boll tonat, që s'dimë ku t'i çojmë, po dhe këto na duhen!!

Së pari, mendoni se mbetjet mbërrijnë tek ne, sepse fitohet nga krahu i lirë i punës në Shqipëri, nuk duan të ndotin vendin e tyre dhe të përballen me taksa dhe ligje pro mjedisit atje, apo të dyja janë njësoj të rëndësishme?

Sazan Guri: Të gjitha bashkë. Nuk duan të ndoten. Plus në vendet e tyre iu duhet të paguajnë për hedhjet e këtyre mbetjeve. Atje taksat vihen për çdo element mjedisor. Ndërsa ne kemi një taksë të vetme të përgjithshme për mjedisin. Por edhe sepse tek ne kushton më pak krahu i punës.

Xhemal Mato: Ne si vend nuk kemi asnjë interes, përveç kompanisë pa punë që po kërkon të nxjerrë të ardhura me këtë. Por për të gjetur vërtet punë e këshilloj të shohë se si mund të kombinohet me shtetin për ta marrë lëndën e parë këtu. Vendet e tjera kanë interes, sepse i heqin nga vendi i tyre mbetjet.

Po politika e vendit tonë, ku duket për mbrojtjen e interesave të saj? Qeveritarët tanë ose nuk janë shumë të zgjuar, ose janë të korruptuar. Nuk mendoj se qeveritarët tanë kanë hall të unifikohen me Europën nëpërmjet ligjeve të tilla.

Ata mendojnë të nxitur nga interesat e tyre. Mbetjet përbëjnë një treg të madh nga i cili nxirren miliona. Ka dhe një rrezik tjetër; ndryshimi i dokumentacioneve. Mund të thuhet që janë mbetje të parrezikshme në dokumente, por në të vërtetë mund të jenë të rrezikshme dhe me to fitohet më shumë.

Pretendohet se nga riciklimi i mbetjeve prodhohet edhe energji. Sa energji mund të prodhohet apo ky është vetëm justifikimi për të thënë që ky proces është i vlefshëm?

Sazan Guri: Kemi dy kosto, atë të eliminimit të mbetjeve në furrat e drurit dhe tjetra e çlirimit të energjisë. Të dyja këto janë me leverdi.

Por kemi edhe kosto të tymrave në mjedis. Jo aq hirërat nga djegia, se sa tymrat janë më të rrezikshëm. Por për këtë duhen përdorur strategji të bazuara në studime botërore.

Xhemal Mato: Është një lloj impianti që prodhon energji me mbetje organike, por kjo sa për veten dhe krijon mbetje. Është më pak fitimprurëse krahasuar me dëmin që shkakton në mjedis.
Si e përmblidhni gjendjen e mjedisit tonë në lidhje me mbetjet?
Sazan Guri: Troç me thënë, edhe pas njëzet vitesh ende nuk caktojmë dhe trajtojmë asnjë 1m³ mbetje. Edhe në bregdet ende nuk trajtohen 1m³ ujëra të zeza. S'ka më keq!
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Lajme mbi Mbetjet dhe Ndotjet Mjedisore

Postonga Edvin » 10 Janar 2011, 11:47

Plumbi..!
LAVDOSH FERRUNI | 10/01/2011 | Shekulli
**"Mbetja e plumbit është plumb" ishte një nga parullat e protestës së Grupimit të Reagimit Qytetar për ndalimin e importit të mbetjeve në Shqipëri organizuar disa javë më parë para kryeministrisë. Plumbi është një nga 55 llojet e mbetjeve që tashmë me vendim qeverie mund të hyjë në Shqipëri.

Dhe ja mbërriti treni me plumb nga Serbia por nga që ishte predhë u zbulua e u ndalua, u raportua. Sa plumb tjetër do vij, kjo nuk dihet.
Duke mbetur thjesht tek plumbi edhe pse shumëkush e di se sa shkatërrues është ai për shëndetin e mjedisin nuk mund të mos informohet publiku për punishtet që shkrijnë plumb buzë përrenjve e lumenjve dhe sidomos pranë portit të Durrësit.

Edhe pse këto punishte normalisht kanë leje mjedisore helmet e prodhuara prej tyre përfundojnë në plazhet shqiptare.

Shumëkush ka dëgjuar nëpër rrugica pallatesh të thuhet në kërkim të mbetjes së plumbit; "kush ka bateri për të shit?". Dhe bëjnë shumë mirë të shkretët, por halli më i madh është kur këto mbetje do vinë me vapor apo me tren. Në listë të importit janë dhe mbetje të zinkut, nikelit, aluminit, plastikeve etj.

Dhe ja në Bari të Italisë u kapën hedhurina frigoriferësh e lavatriçesh që natyrisht përmbajnë nga këto mbetje me shumicë të destinuara për Shqipëri, që po ti kish lejuar dogana Italiane nuk do kish problem për pritësit në Shqipëri, qëkurse përfaqësuesi i Ministrisë së Mjedisit tha në publik se "për ne nuk janë mbetje".

Mbetja e Bismuthit është M..

"Mbetja e Bismuthit është M.." ishte një tjetër parullë e protestuesve. Edhe kjo jo aq për të treguar që Bismuthi si mbetje që rrezikon për derisa përdoret edhe në reaktorët bërthamorë, se sa për ti treguar publikut se nuk duam "m..ra" të botës në Shqipëri.

Por ja që pas VKM-së famëkeqe të importit të mbetjeve një tjetër edhe më poshtëruese u miratua në fundvitin që shkoi, ku spikat bërja zero e tarifave doganore për llumrat e ujërave të zeza, krahas mbeturinave urbane e klinike. Nuk e di se sa do të na ndëshkonte OBT ( aspak, po më mirë ndëshkim) po të mos zeronim tarifat e ujërave të zeza. Por duket se terreni për ta menderosur Shqipërinë është gati.

Mbetja e turizmit shqiptar

Në një debat televiziv për importin e mbetjeve u aludua nga një kundërshtar i këtij importi (vetë artikullshkruesi) se edhe në Vlorën turistike është projektuar të ngrihet impiant riciklimi mbetjesh, e paraprirë e mbështetur dhe nga një tjetër VKM sipas të cilës pritet pylli i Sodës dhe shpallet zonë e lirë për rreth 500 hektar. Aludimi duket paska qenë i saktë.

Mësohet këto ditë nga shtypi se sipas projektit S.C.O.R.I.A hartuar nga Agjencia Rajonale për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Ambientit (ARPA) me qendër në Pulja qenka dhe qyteti i Vlorës si vend-përpunim plehrash. Në projekt për impiante përpunim plehrash është dhe Shkodra dhe fusha pjellore e Maliqit në Korçë, ku do të ndërtohet impianti gjigant që mund të mbledh plehrat e gjithë rajonit.

Por pa u futur tek çështja e raportit të industrisë së plehrave me bujqësinë e ushqimin (temë e një shkrimi tjetër) le të shihet se ç'farë i mbetet turizmit bregdetar Shqiptar. Gjiri i Drinit veç planit për përpunim plehrash ka plan të miratuar për TEC (pranë kënetës zonë e mbrojtur e Merxhanit) që do punoj me bio-llumra të importit, Gjiri i Lalzit do ketë pranë super TEC-in me qymyr. Durrës - Krujë-Shkodër do jenë edhe nën "kujdesin" tymrave e pluhurit të serisë së fabrikave të çimentos.

Bregdeti i Semanit është "i siguruar" nga Industria e naftës. Gjiri i Vlorës "dashuria" e veçantë e Berishës, por dhe e Nanos është tashmë pjesërisht e pushtuar nga industria antituristike, si petrolifera dhe TECi i zi, e pritet të kapitulloj nëse aty ngulet dhe superporti i kontinierve.

Mrekullia e Karaburunit, Llogorasë e Shashicës është projektuar për gardhim me 250 super kulla çeliku nga 117 metra të larta. Ajo që i mbetet turizmit në Shqipëri është bregdeti Jonian me vendas të revoltuar për vjedhje pronash, si në Gjirin e Kakomesë, për shembull.

Dhe akoma nuk dihen mirë projektet në këtë bregdet, si ai i marrjes së ujit në Syrin e Kaltër për ta dërguar në Itali (Plani i Berluskonit me Nanon), apo projekti për gazsjellësin Rus që do kaloj nga Igumenica deri në Gji të Vlorës etj., për të parë se ç'mbetet nga mbetja e turizmit në Shqipëri.

Protestuesit kur shkruan parullën "Mbetja e Plumbit është Plumb" donin t'i thonin qytetarëve se importi i mbetjeve është një atentat ndaj Super Miss Planetit, ndaj të Bukurës së Dheut. Ka akoma kohë për të shmangur atentatin.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Tumore dhe fruta-monstra në zonat ku varrosen plehrat

Postonga Edvin » 12 Janar 2011, 12:28

Ja se cfare fundi i pret shqiptaret....kob e mynxyre. Cohuni e te mjere per jetet tuaja!


Tumore dhe fruta-monstra në zonat ku varrosen plehrat
NGA LUCA MARCONI “CORRIERE DEL MEZZOGIORNO” | 12/01/2011
Kur lexon rreshtat e mëposhtëm, gjëja e parë që të vjen në mendje është: Kur ua kanë bërë këtë mynxyrë, tokës së tyre dhe njerëzve të tyre, thua vallë do të kenë mëshirë për ne shqiptarët?
Artikuj si ky më poshtë gjen me shumicë në median italiane. Artikulli i mëposhtëm është marrë nga "Corriere del Mezzogiorno" dhe flet për Terzignon në Vezuv të Napolit. Aty janë groposur prej vitesh mbetje "me të gjitha letrat në rregull".
Por ja që tashmë pemët bëjnë fruta të çuditshme dhe njerëzit po preken në masë nga tumoret. Analizat e plehrave që janë groposur tregojnë se nuk paskan qenë ashtu siç kanë thënë "letrat" dhe vulat e qeveritarëve.
Shkrimi flet për agrumet e zonës dhe "personazhi" kryesor është një limon. Këtë limon që mund ta shihni në foto, u lutemi kolegëve tanë gazetarë, t'ia dërgojnë në zyrë edhe kryeministrit tonë shakaxhi që po lufton dhëmbë për dhëmbë me "marksistë leninistët dhe anarkistët" që kërkojnë të ndalet një tragjedi e re, me të njëjtin autor.

Nëse ky mund të quhet limon...
Luca Marconi
Nga Corriere del Mezzogiorno

Agrumet e tmerrshme të Terzigno-s, në laborator. Alarmi i mjekëve onkologë: rastet e tumoreve, aq të shumta sa tashmë ka nevojë për një regjistër autonom. Denoncime masive në Prokurori.

VEZUV - NAPOLI - Pemët vezuviane në Terzigno po dhurojnë fruta me deformime kaq të mëdha sa, as Francis Bacon nuk do të mundej më mirë. Alkimin e një toke të mbushur me helme, të cilat po ndryshojnë rregullat e natyrës deri në "ridizajnimin" në volum dhe në formë të produkteve, të cilat rriten të prishura ose me forma dhe shije të panjohura.

"Nëse ky është një limon... - thotë Rosario Esposito, avokate e Komitetit Kundër Hedhjes së Mbetjeve në Terzigno, e cila ka publikuar në internet fotografinë e një limoni të këputur nga pema dy hapa larg shtëpisë së mamasë së saj. Limoni ngjason me një mollë të sëmurë me fruth ose me një dardhë të prekur nga virusi.

Është ky limon që duke e parë të bën të mendosh që thjesht nuk mund të rritet ashtu siç duhet, por me forma të çuditshme me një ekuilibër të tmerrshëm, si dhitë e Acerra-s të deformuara nga dioksina, si ata vietnamezët e vegjël të bombarduar me armë me përmbajtje dioksine 40 vjet më parë, të bën të mendosh për Çernobilin, pra për deformime të provokuara nga radioaktiviteti që vjen nga ajo që është groposur nëntokë si "mbetje e gjelbër".

Shkruan në blog, përfaqësuesi ligjor i komitetit të Terzigno-s, Esposito: "Duke parë abortin e agrumit, i cili nuk ka as formën dhe as aromën e limonit, të vjen spontanisht në mendje libri i Primo Levi-t. Është prova e padiskutueshme e natyrës që po rebelohet... Ajo nuk pranon kompromise, ajo nuk blihet as me vila dhe as me para... Ajo me shpirt po mundohet që t'i mbijetojë armikut të saj - Njeriut".

Një konferencë urgjente u organizua mbrëmë për këtë problem në sallën e Këshillit të Komunës së Vezuvit. Ndërkohë që Giuseppe Comella, shefi i Shërbimit Onkologjik në krye të Institutit Kombëtar të Tumoreve në Napoli, ka deklaruar se mjekët po monitorojnë në mënyrë të pavarur patologjitë.

Rezultati? Tumore në rritje të pacientëve, sidomos të atyre rezidentë në afërsi të vendit të hedhjes së mbetjeve. Comella premtoi se po mbledhin dhe po i sistemojnë të dhënat në një regjistër të vetëm. Avokatja Vittoria Operato, miraton: "Me të dhënat, - shpjegon avokatja, - është e mundur që të nxjerrim së paku sasinë dhe të kualifikojmë se çfarë po ndodh me njerëzit që bashkëjetojnë në një ambient të helmuar dhe të rrezikshëm për jetën"

Më në fund, qytetarët e zonës po mbledhin firma për një denoncim të madh kundër institucioneve qeveritare që kujdesen për mjedisin dhe shëndetin. Bashkëngjitur do jenë analizat nëntokësore të bëra në afërsi të Sarit, protokolluar tashmë që korrikun e shkuar. "Puset" e hedhjes së mbeturinave që groposen aty janë ndaluar me urdhër të sindikatës vetëm dhjetë ditë më parë.

Megjithëse me të "gjitha letrat në rregull", analizat tregojnë se aty ka përqendrime të jashtëzakonshme të metaleve të rënda si dioksina, PCB, kadmiumi, zinku.. Kampionët datojnë në periudhën shtator 2009 -maj 2010. Ngarkesat toksike të zbuluara në zonë janë disa.

Dje janë gjetur gazra helmues në grumbujt e trupave të frigoriferëve të thyer, e pak më tutje goma që "bashkëjetonin" në heshtje nën rrënjët e lajthive. Lajthitë janë specialitet i këtyre tokave. Një zonë e tërë për shkarkime dhe groposje abuzive të mbetjeve është gjetur në Borgo Mauro, 2 000 metra 2 hapësirë. U gërmua dhe doli ajo që pritej..

Mbetje toksike. Pronari, një burrë rreth 46-vjetëve, është denoncuar në gjykatë për "aktivitete të paautorizuara në administrimin e mbeturinave".

Po limoni i shkretë? Në këtë kohë është në tryezën e një biologu universitar, i cili do të përpiqet për të kuptuar se si dreqin është shndërruar në një përbindësh. Kërkoj falje.. Limoni është viktima. Përbindëshat janë njerëzit që na kanë katandisur kështu dhe ata që na qeverisin, që përballë parave dhe vilave, nuk duan më as të kuptojnë e as të shohin.

Imazh
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Lajme mbi Mbetjet dhe Ndotjet Mjedisore

Postonga Edvin » 19 Janar 2011, 12:03

Çdo vit "zhduket" një sasi e madhe plehrash sa ¾ e Jezercës
NGA RAPORTI I LEGAMBIENTES MBI EKOMAFIAN | 19/01/2011
Shekulli - +
Nga raporti i Legambientes për mafien e mbeturinave (pjesë dhe shifra nga i cili Shekulli botoi dje) dalin të dhëna alarmante. Shifrat janë mbresëlënëse dhe kur mendon që pikërisht me një vend që ka probleme të tilla me plehrat Shqipëria e njëmijë e një mungesave shkon e firmos marrëveshje importi plehrash, të zë paniku.

Ja disa nga të dhënat që jepen në raportin e Legambiente për ekomafian e vendit të tyre, Italisë:

1 - Miliona tonelata plehrash varrosen në mënyrë ilegale në vende të panjohura çdo vit. Për ta bërë më të perceptueshëm sasinë e plehrave që "zhduken" në vend-varrosje të siguruara nga rrugët dhe korridoret e mafies italiane, Legambiente bën një krahasim. "Çdo vit zhduket një mal plehrash 2 mijë metra i lartë", - thotë raporti i Legambinetes, dhe shton se kjo është njëherë e gjysmë më e lartë se mali ynë Vezuv.

(Italianët e krahasojnë me Vezuvin e tyre për ta bërë më të perceptueshëm nivelin e pabesueshëm të aktivitetit të mafies së plehrave në vendin me të cilin po tentojmë importin e plehrave, kurse ne na takon ta krahasojmë me një mal tonin për ta bërë më të perceptueshëm për publikun shqiptar. Po marrim Malin e Jezercës meqë është pranë vendlindjes së kryeministrit.

Për rreth 700 metra, shifra e dhënë nga Legambinete do të arrinte majën e Jezercës (maja e katërt më e lartë e Shqipërisë pas atyre të Korabit - 2694 metra). Një "mal" plehrash sa tri të katërtat e Jezercës është pra sasia e plehrave, që zhdukin çdo vit klanet e mafies së plehrave në Itali. Ku i çojnë?

Shumë groposen në rajonet e jugut italian, të tjerat shkojnë në vende të Afrikës apo në vende si Rumania që kanë lejuar së fundmi importin e plehrave. Varrosja e tyre ilegale kursen miliarda euro që do paguheshin nëse ato shkonin në landfilldet e posaçme të Europës ku "ta masin kokën me spango" për të trajtuar mbeturinat).

2 - 18,4 miliard euro është xhiroja vjetore e mafies së plehrave, 4800 janë në një vit krimet e groposjes së plehrave të rrezikshme me autor mafien e fqinjëve tanë, 103 janë rastet e hetimeve për trafikim të mbetjeve të rrezikshme nga Italia drejt vendeve të tjerë, 2190 persona janë denoncuar, 520 janë ndërmarrjet e përfshira në këto trafiqe.

3 - Në Napoli arrijnë mbeturina toksike shumë të rrezikshme të industrisë së veriut italian me "ndërmjetësinë" e Kamorrës. Rajoni i Kampanjës është i pari në listën e Legambientes për krime të kategorisë së mbetjeve. Në Kampanja dhe Kalabri përqendrohen 30 për qind të mbetjeve ilegale të gjithë Italisë. Pas këtyre dy rajoneve vijnë Pulja, Lombardia, Liguria, Piemonte, dhe Veneto.

4 - Është kalkuluar se për çdo euro që fiton mafia e plehrave, shteti humb 10. Në Pulja janë zbuluar plot 599 vend-varrosje ilegale, në Lombardi 541, në Kalabri 447. Vetëm në Veneto janë 5 milionë metra katrorë të okupuara me varreza plehrash ilegale.

Çfarë është Legambiente

Legambiente është krijuar para 30 vitesh. Si organizëm lindi në 1980, pas lëvizjes anti-bërthamore që u zhvillua në Itali dhe në mbarë botën perëndimore në pjesën e dytë të viteve '70. Tipari dallues i tyre ka qenë gjithnjë hulumtimi shkencor. Mbi krimet që kanë të bëjnë me mbeturinat, kanë një bazë të shëndoshë të dhënash shkencore, që i kanë lejuar që të shoqërojnë betejën me të dhëna konkrete, reale dhe praktike.

Ka shtrirje të gjerë në territorin italian: mbi 115 mijë partnerë dhe mbështetës, 1000 grupe vendore, 30 mijë klasa që marrin pjesë në programe dhe 3.000 të rinj që çdo vit marrin pjesë në kampet vullnetare, mbi 60 zona natyrale.

************************************
Italia, 90 mijë tonelata skorie radioaktive
Italia e ka ëndërr të heqë sadopak nga stoku i saj radioaktiv, për të cilin prej dekadash po harxhon energji dhe financa të shumta.

Sot, 25 vite pas katastrofës së Çërnobilit në Ukrainë dhe 21 vjetorit të mbylljes së industrisë bërthamore në Itali, (u mbyll me referendum popullor në vitin 1987) bilanci është i rëndë për qeveritë italiane: duhet të paguajë miliarda euro për të menaxhuar 90 mijë tonelata mbetje toksike dhe radioaktive.

Buxheti italian ka harxhuar deri më sot mbi 12 miliardë euro për t'i mirëmbajtur ato, në pritje të caktimit të një vend-depozite kombëtare për to.

Për vetë italianët, prania e tonelatave me lëndë bërthamore dhe toksike është një bombë ekologjike, që i kushton shtetit rreth 500 milionë euro në vit, fonde që merren nga taksapaguesit italianë.

Problemi më i pazgjidhur është rrezikshmëria e përjetshme e tyre, sepse skoriet bërthamore nuk "vdesin kurrë" dhe ndryshe nga mbeturinat industriale që janë të rrezikshme për 3 shekuj, skoriet radioaktive janë të rrezikshme për 250 mijë vjet.
Përballë kësaj emergjence të pazgjidhur prej 21 vitesh me mbetjet bërthamore dhe toksike, qeveria italiane ka premtuar disa herë zgjidhje, por ende nuk ka një të tillë.

Rajoni i Kazertës njihet tashmë si "Çërnobili i Italisë", sepse është toka më e ndotur në gadishullin Apenin nga incidente të shumta që kanë helmuar toka dhe lumenj. Në një raport Italian për mjedisin i vitit 2007, thuhet se Komuniteti Europian u ka vënë detyrim shteteve anëtare që të gjejnë një zgjidhje për sistemimin e mbetjeve radioaktive brenda vitit 2009.
Ditari bërthamor i Berishës
Që prej katër vitesh kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nuk e ka ndarë nga goja fjalën "bërthamor", duke shprehur idenë e tij për të ndërtuar centralin bërthamor në vend dhe për ta shndërruar Shqipërinë në "eksportues të energjisë". Më poshtë janë disa data që kanë lidhje me idenë "bërthamore" të kryeministrit të Shqipërisë:

-27 tetor 2007

Berisha përmend për herë të parë termin central bërthamor, ndërsa takonte Presidentin e Kompanisë Enel, z. Fulvio Konti, i cili prezantoi projektin për ndërtimin e dy impianteve për prodhimin e energjisë elektrike nga TEC-e, me një kapacitet 700 megavat secili, ndërsa kryeministri shqiptar shprehu gatishmërinë e qeverisë shqiptare për ndërtimin e centraleve bërthamore për prodhimin e energjisë.

-10 nëntor 2007

Përfaqësuesit e kompanisë "Camossi Holding spa" i prezantuan Berishës ecurinë e investimit të tyre në ngritjen e një fabrike për prodhimin e pjesëve të këmbimit për industrinë bërthamore në Durrës dhe bashkë me të edhe interesin e kompanisë së tyre dhe të amerikanes "Westinghouse", për të prodhuar edhe në Shqipëri energji bërthamore.

-27 maj 2008

Berisha thotë për gazetën "Corriere della Sera": "Vendimi im është që shqiptarëve të mos iu hiqet mundësia nga ky potencial i madh energjetik siç është energjia nukleare. Më ekonomike, më e pastër... Së bashku me qeverinë e Romës do të financojmë një impiant i cili do të ndërtohet në Shqipëri. Dhe nëse kjo nuk do të jetë e mundur, do të kërkojmë ndihmën e sektorit privat për të studiuar tregun ballkanik dhe Italian".

-21 janar 2010

Qeveria shqiptare hedh bazën ligjore për ngritjen e centralit bërthamor, duke miratuar krijimin e Agjencisë Kombëtare Bërthamore (AKOB), si institucion qendror në varësi të Kryeministrit, e cila synon t'i hapë rrugën ngritjes së infrastrukturës për centralin bërthamor në vend.

*******************************
Plehrat, kur mafia arrin të 'çajë' dhe administratën gjermane

Dihet se çdo shtet mundohet t'i nxjerrë jashtë shtëpisë plehrat e veta. Shumë shtete të fuqishme madje subvencionojnë në këtë drejtim, bile jo rrallë e mbyllin një sy para ligjeve ndërkombëtare kur është fjala për heqjen e mbetjeve "problematike" të vendit të tyre. Kjo do të thotë që kjo "lënda e parë", e thënë më troç, mbeturinat, mund të na vijnë nga fqinjët me kosto më të lirë se sa mbeturinat e "shtëpisë sonë".

Gjithë shoqatat e mjedisit i kanë mbështetur dhe promovuar fabrikat tona të riciklimit të plastikes dhe letrës. Ato u bënë një shpresë në lehtësimin e problemit të plehrave tona, duke ricikluar plastikët që mbushnin lumenjtë, përrenjtë dhe bregdetin tonë.

Por ja që tani del se ato, "nga halli" do të kthehen të punojnë për plehrat e vendeve të huaja, meqë këto shtete bëjnë një politikë më të mirë menaxhuese për mbeturinat e tyre, i paskan plehrat "më të mira", me tepricë dhe i eksportojnë. Ndërsa qeveritë tona, për 20 vjet, nuk e kanë vlerësuar fare këtë problem të madh, por dhe këtë pasuri të madhe si lëndë e parë.

Kështu nga kjo tregti, mjedisi i këtyre vendeve bëhet më i pastër dhe më i shëndetshëm dhe mjedisi ynë keq e më keq. A është vërtet kjo një politikë e mirë për vendin tonë, me të cilën duhet të krenohet qeveria jonë se po i përafrohet Europës?!

A ka garanci "plehra të rregullta" e "plehra të parregullta"?!

Po të hedhësh një sy nëpër internet, gjen plot raste të deformimit të tregtisë së mbetjeve dhe të korrupsionit në këtë tregti edhe nga shtetet me ligje dhe institucione shumë të forta. Ja disa prej tyre:

1

"22 tonë mbeturina plastike të refuzuara, dërguar ilegalisht nga porti verior gjerman i Hamburgut në Brazil, janë kthyer mbrapsht në Gjermani. Zyrtarët brazilianë e kapën këtë mall, pasi arriti në Portin jugor të Rio Grande. Dërgesa në dokumenta shënonte "mbeturina nga Republika Çeke, që do të ricikloheshin në Amerikën e Jugut".

Por brenda paketimeve, në vend të saj, zyrtarët brazilianë kanë gjetur mbetje të produkteve të pastrimit dhe "çdo lloj mbeturine të ndaluar të ndotur", - deklaroi Instituti i Mjedisit dhe i Burimeve Natyrore të rinovueshme të Brazilit (IBAMA). Në vitin 2009, autoritetet braziliane zbuluan gjithashtu mbeturina të paligjshme të ardhura nga Britania, megjithëse "letrat dhe vulat ishin të gjitha në rregull". (Http://www.dw-world.de/dw/article/

2

"Autoritetet italiane kanë përcaktuar vend-ndodhjen një anijeje të mbytur në brigjet jugore të Italisë me 180 fuçi e mbeturina toksike në bord, për të cilën ata thonë se është fundosur nga mafia.

Anija e mbytur është raportuar të jetë një prej më shumë se 30 anijeve të tilla, që sipas të dhënave janë mbytur në detet Adriatik dhe Jon nga 'Cosa Nostra'". (http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/8260409.stm
3
Le të sjellim një rast tjetër të tregtisë së mbeturinave:

"Sipas të dhënave nga mbikëqyrësi i mjedisit të Kinës, në fshatin Lianjiao trajtohen më shumë se 200.000 tonë plastikë në vit, një pjesë e madhe e së cilës janë të importuara ilegalisht. Sipas Administratës së Shtetit për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA): "Kina ndalon rreptësisht çdo import të mbeturinave".

"Të nxitur nga përfitimet, thekson mbikëqyrësi, disa shitës bashkëpunojnë me thyerës të ligjit jashtë shtetit dhe në mënyrë të paligjshme kontrabandojnë ose importojnë plehra në Kinë, duke shkaktuar dëme për shëndetin e njerëzve dhe të mjedisit". (Http://bbs.chinadaily.com.cn/redirect)

4
Skandali i përfitimeve italo-gjermane nga spekulimi me mbeturinat e ngurta tregon për një industri që lulëzon. Sipas hetimeve nga Zyra Federale e Gjermanisë e Policisë Kriminale (BKa), deri në 2 milionë tonë të mbeturinave shtëpiake janë tashmë të hedhura ilegalisht në vend-grumbullimet dhe ish-gropat në Gjermaninë Lindore. "Shkalla e aktiviteteve spekuluese me mbeturinat e ngurta është e paparë për nga madhësia", - shprehen ekspertët.

Rasti ka qenë i nënvlerësuar plotësisht nga agjencitë qeveritare dhe politikanët, sipas një studimi të brendshëm të BKa". "Disa nga mbeturinat e rrezikshme janë gjetur në landfillin e qytetit të Freyburg-Zeuchfeld, në Saksoni-Anhalt, i cili ishte mbyllur në pranverën e vitit 2009. Inspektorët shtetërorë të mjedisit gjetën këtu 300.000 tonë mbeturina të paligjshme. Prokurorët besojnë se e dinë se kush është prapa dërgesave të mbeturinave.

Që në fillim, thotë një hetues, "një grup i caktuar i kriminelëve gjermanë dhe italianë" kishin planifikuar të "pastronin mbeturinat në mënyrë të paligjshme nga Kampanja e Italisë në rajonin e Saksonisë-Anhalt, sepse shumica e tyre ishte e papërpunuar". (www.brightmag.org)

Pra, kur mafia e plehrave arrin të çajë dhe administratën gjermane, ç'mund të presim ne me administratën tonë që sipas Institutit Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare, AIIS, del se niveli i sigurisë në doganat tona është më i ulëti në Europë. (www.aiis-albania.org/publications.html)

Sot gara e vendeve të zhvilluara për mbeturinat, po bëhet po aq e fuqishme sa ajo për naftën, vetëm me një ndryshim, ndërsa naftën luftojnë ta importojnë, mbeturinat synojnë t'i eksportojnë. Kjo është një dukuri e re e globalizimit

Shpesh del pyetja: "Nëse disa shtete eksportojnë mbeturina (plastikë, letër etj.) përse ata nuk ngrenë fabrika riciklimi në vendin e tyre, siç është bërë në vendin tonë, duke ndihmuar trajtimin e plotë të mbetjeve në vendin e tyre, por e humbasin kot këtë lëndë të parë duke jua dhënë pothuajse falas vendeve në zhvillim?

Po ja një ditë e gjetëm përgjigjen te një fjalim i Kryeministrit: Ju që mendoni kështu "...jeni antiglobalistë, marksist leninist, kundër mjedisit dhe mbështeteni nga mafia".

Nga gjithë kjo breshëri fjalësh vetëm fjala antiglobalist ishte e re për ne, kështu që u futëm shpejt në internet për të kuptuar se kush jemi. Dhe ja si e trajtonte UNDP globalizmin në një studim të ISSD: "Ende nuk ka një marrëveshje për të përcaktuar saktë në atë që quhet "globalizim", se cilat janë pjesët e mira dhe të këqija të tij" Dhe më poshtë: "Globalizmi ka vendosur presion mbi mjedisin global dhe burimet natyrore, duke reduktuar kapacitetet mjedisore.

Kostot mjedisore, si dhe pasojat ekonomike që sjell mjedisi, mund të eksportohen te njerëzit që janë në vendet e pazhvilluara". Pra globalizmi, krahas të mirave paska dhe të këqija, veçanërisht në drejtim të mjedisit. Mos vallë Kryeministri na ka bërë kompliment me etiketimin "Antiglobalist"?!...

Ministri i Mjedisit siguron se për çdo mbeturinë të listës së gjelbër që do të importohet, do të vendoset nga Këshilli i Ministrave me një VKM të veçantë. Pra, në fund do të firmoset nga tre ministrat kryesorë dhe Kryeministri.

Por a s'ndodhi ekzaktësisht kjo me vendimin për importimin e plehrave urbane nga Italia në 2004-n për t'u djegur në Kashar?!

Shoqatat mjedisore e shohin problemin e mbeturinave më gjerë se sa çështja e importimit të listës së gjelbër apo biznesit të disa kompanive: "Të pastrojmë Shqipërinë nga mbeturinat tona, të cilat po kthehen në një problem jetësor për shëndetin dhe zhvillimin tonë".

******************************************
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Lajme mbi Mbetjet dhe Ndotjet Mjedisore

Postonga DNP » 09 Mars 2011, 10:01

Roberto Saviano: Shqiptarë, kujdes, kujdes, kujdes me plehrat!| 01/03/2011 | Shekulli | 43 KOMENTE |

INTERVISTË - Rrëfimi i autorit të 'Gomorras': Mafia dhe politika në Itali e Shqipëri: Raporti Berisha-Berluskoni dhe dokumentet e ish-Sigurimit shqiptar. Lidhjet shqiptare me Kamorrën nisën që pas prishjes me Kinën. Kamorra bleu armë, Shqipëria lejoi korridore të kontrabandës së cigareve. Saviano, në një rrëfim për gazetaren Rudina Xhunga: Sot ish-komunistët e shndërruar në demokratë japin licensat për investime... "Nëse lejoni ardhjen e plehrave, çdo minierё do t'ju shndёrrohet nё njё vendshkarkimi mbeturinash toksike, çdo fabrikё e braktisur do t'ju shndёrrohet nё njё magazinё plehrash.."

Kujdes, Kujdes, Kujdes! Së paku tri herë e përmend Saviano në këtë intervistë me Rudina Xhungën, apelin për shqiptarët. Ky paralajmërim lidhet me hapjen e "rrugës shqiptare" të plehrave. "Çdo minierё do t'ju shndёrrohet nё njё vendshkarkimi mbeturinash, çdo fabrikё e braktisur do t'ju shndёrrohet nё njё magazinё plehrash" - paralajmëron ai që mbahet si një nga njohësit më të mirë të aktivitetit të mafias italiane dhe rajonale.
Per Roberto Savianon, Roberto Benigni kendon ne skenen e shfaqjes milionashikuese :"Eja me mua". Dhe falenderon fatin qe eshte bashkekohes i ketij djali me fuqi epike.... "Ky djale ёshtё si njё poezi! Eshtё njё pasuri e kombit! Kur shkruhet mbi tё keqen, dhe i shkohet deri nё fund, ёshtё si prej fёmijёsh, pёrrallat, janё gjёja mё e rёndёsishme e jetёs sonё. Edhe kur rritemi, shkruajmё pёrralla. Asgjё nuk ёshtё mё shkencore sesa fantazia. Nёse mbyllim dyert e ёndrrave, kemi vdekur ndёrkaq! Nuk ёshtё se pёrrallat u thonё fёmijёve qё ekzistojnё dragonjtё! Jo, fёmijёt e dinё vetё qё ekzistojnё dragonjtё! Pёrrallat u thonё fёmijёve se dragonjtё mund tё mposhten. Ajo ёshtё gjёja e mrekullueshme! Kjo eshte ajo çfare ben Saviano. Ne e dimё qё ekziston Kamorra, qё ekziston e keqja, por kёto libra na tregojne sesi kamorra mposhtet. Kjo ёshtё diçka e jashtёzakonshme."
Saviano eshte sot personazhi me popullor ne Itali. Eshte krijuar nga nevoja e italianeve per te besuar. E gjitha nisi 4 vjet me pare me librin Gomorra. Miliona kopje te shitura, perkthyer ne dhjetera gjuhe. Nje fenomen nderkombetar. Ne Shqiperi libri erdhi ne 2008. Sot, Saviano pyetjes se botueses Arlinda Dudaj, per bashkepunimin e ardhshem, ne shqip, i pergjigjet: "Jam duke punuar per nje liber te dyte, i cili do te kete shume Shqiperi brenda, pasi gjate kesaj kohe jam perpjekur te merrem me mafian shqiptare, te mbledh dokumente per te. Mes shume veshtiresish, pasi ne Shqiperi eshte e rrezikshme te flasesh per mafian shqiptare, eshte e veshtire dhe te shkakton dhimbje, pasi ndihesh keq te flasesh vetem per te keqijat e nje vendi kaq te bukur. Por une besoj se te tregosh te vertetat e nje toke, do te thote ta duash ate toke. Pra, te flasesh per mafian shqiptare do te thote ta duash Shqiperine dhe shqiptaret. Shqiperia eshte nje nga ato vende, ku libri "Gomorra" eshte shitur shume . Jam i bindur qe pasioni i lexuesit shqiptar, per shkrimet e mia vjen pikerisht nga kjo, nga fakti qe nuk e ndjejne historine e librit, si histori te larget nga realiteti i tyre, por si nje rrefim per ta, si nje rrefim qe e ndihmon qytetarin shqiptar per te kuptuar me mire kohen, vendin dhe te tashmen e vet".

Ritakohemi dy vjet, pas intervistes se pare. Çfare reagime keni patur nga shqiptaret? Keni nje tjeter lidhje me shqiptaret tani...
Po, po, njё lidhje shumё te ngushtё. Madje me pelqen tё shoh qe shqiptarёt, duke parё televizionin italian, komentojne sa herё qё pёrmend Shqipёrinё, nё njё revistё televizive apo nё njё emision. Eshtё interesante, sepse unё jam i bindur se tё kuptosh mafien italiane do tё thotё tё kuptosh mafien shqiptare. Dhe ky kontinuitet kulturor midis Italisё dhe Shqipёrisё mund tё krijojё njё rezistencё kulturore. Ashtu siç ekziston njё kulturё antimafie italiane ekziston edhe njё kulturё antimafie shqiptare.
Tё rrёfesh mbi mafien do tё thotё tё mos i nёnshtrohesh mafies. T'i bёsh ballё mafies do tё thotё tё tregosh se je njё vend i shёndetshёm. Ndёrsa kur, pёrkundrazi, ndodh tё jesh mosbesues kundrejt argumentit tё mafies, ke frikё se kjo mund tё te ndotё imazhin, kjo eshte si te heshtesh para njё krimi dhe nuk eshte aspak rezistencё ndaj mafies.

Ndërkaq çfarë po ndodh me Berluskonin..
Gjykatёsit e Milanos po hetojnё mbi njё ngjarje qё ka tё bёjё me Berluskonin, domethёnё shpёrdorim detyre dhe shtytje pёr prostitucion tё tё miturve.
Pas ngjarjes sё Berluskonit ёshtё njё histori qё nuk ka tё bёjё me punёt private tё Berluskonit. Sipas meje, kjo duhet thёnё qartё. Askush nuk e vё nё dyshim qё nё njё demokraci secili ka shijet qё dёshiron, dёfren ashtu si dёshiron, bёn dashuri sa tё dojё, me kё tё dojё. Por historia e Berluskonit ka te beje me historine e pёrzgjedhjes sё klasёs udhёheqёse. Kush kalon nёpёrmjet pёrzgjedhjes seksuale tё Berluskonit, bёhet deputet, ministёr, pra ka njё rol. Nё tё njёjtёn mёnyrё, kush kalon nёpёrmjet pёrzgjedhjes seksuale tё Berluskonit, ka njё rol nё botёn artistike, televizive, dhe e gjithё kjo ushqen shantazhe qё e kushtёzojnё politikёn italiane, sepse Berluskoni ёshtё nёn shantazh nёse shohim kёto hetime. Eshte dhe dicka tjetёr. Kёto femra janё tё paguara. Kёshtu qё, nё njё farё mёnyre pёrjetojnё edhe njё farё nxjerrjeje tё njё deponimi me dhunё, qё nuk ka tё bёjё mё me kёnaqёsinё e tё dёfryerit apo tё tё ndenjurit bashkё, siç kёrkon tё na e hedhё Berluskoni. Sot Italia ndodhet nё njё kaos tё stёrmadh pёr shkak tё kёsaj ngjarjeje, sepse Berluskoni kёrkon tё na bёjё tё mendojmё se kushdo qё vendos tё bёjё dashuri, tё ketё njё te dashur, njё tё fejuar apo çfarёdo, mund tё hetohet. S'ka tё bёjё asfare me gjithё kёtё. Eshtё njё sistem pёrzgjedhjeje dhe shantazhi, qё del nga ai hetim dhe nuk ёshtё njё rastёsi qё me kёtё hetim nuk po merren gjykatёs tё zakonshёm, por gjykatёs tё antimafies. Ilda Boccassini, shefja e antimafies nё Milano, nё veri tё Italisё, po heton mbi njё krim nё sistem, jo mbi krim seksual apo, si tё thuash, qё s'ka lidhje me njё sistem pushteti.

Diplomën tuaj Honoris Causa ia keni kushtuar Ilda Boccassini-t...
Po, ia kam kushtuar diplomёn time tё tretё nё drejtёsi Ilda Boccassini-t dhe dy gjykatёsve tё tjerё tё grupit tё Milanos pёr tё treguar se nuk mund tё mendohet nё njё demokraci qe kryeministri tё flasё pёr ndёshkim tё gjykatёsve. Kjo ёshtё njё gjuhё prej totalitarizmi, prej totalitarizmi tё kuq, ndёr tё tjera, nёse mё duhet tё gjej vёrtet njё kontinuitet, mё shumё sesa totalitarizёm fashist apo nazist. Kёshtu qё e bёra kёtё kushtim pёr tё lёshuar njё mesazh: Kujdes! Kur flitet pёr Drejtësinë, nuk mund tё mendohet qё nё njё vend demokratik njё kryeministёr tё thotё se njerëzit e Drejtësisë duhen ndёshkuar. Eshtё njё fjalё e rrezikshme.


Disa prej gazetave me te rendesishme ne Shqiperi kane pyetje per ju... Gazeta 'Shekulli' pyet për plehrat dhe vendimin e qeverisë për to në Shqiperi, miratuar disa javë më parë..

Po, jam nё dijeni tё kёsaj dhe ёshtё njё problem. Nuk e di sesa ndikim ka nё kёtё kriminaliteti i organizuar dhe se sa dinakёria politike. Atje ku ka shumё terrene të lira, ka shumё biznes pёr mbeturinat. Dhe kёshtu qё kёshilla qё do t'i jepja publikut shqiptar, ёshtё: Kujdes! Çdo minierё do t'ju shndёrrohet nё njё vendshkarkimi mbeturinash, çdo fabrikё e braktisur do t'ju shndёrrohet nё njё magazinё plehrash.
Italia po sheh, (dhe jo vetёm "Italia mafioze"), po sheh nё territorin shqiptar njё mundësi pёr mbeturinat. Sa mё shumё dёshirё do ketë pёr tё bёrё këtë nga ana e shqiptarёve, aq mё eksponencial ёshtё rreziku gjeografik, biologjik, natyror pёr Shqipёrinё.
Kёshtu qё ky operacion, nёse nuk kontrollohet, pas pesё vjetёsh ne do tё takohemi pёrsёri dhe do tё themi se si vallё periferitё e qyteteve shqiptare, fshatrat shqiptare janё plot me mbeturina toksike, mbeturina italiane, mbeturina ballkanike. Pra, bёni shumё kujdes! Bёni kujdes me kёtё qё po ndodh!


Të bëjmë kujdes nga Italia?

Po sigurisht! Çёshtja e mbeturinave nё Itali ёshtё natyrisht para syve tё tё gjithёve pёr shkak tё skandalit napoletan, qё tregon paaftёsinё e njё vendi pёr tё arritur tё organizojё njё cikёl tё mbeturinave. Ai kaos sjell tonelata parash. Skandali i mbeturinave nё Napoli ka prodhuar aq para' pёr Kampanian sa janё tё barabarta me dy buxhete vjetore tё shtetit...
Prandaj them, kujdes! Ky ёshtё hapi i parё pёr të bёrё qё tё ndodhё nё Shqipёri jo thjesht atë qё po ndodh nё Napoli, por pёr ta mbushur pjesёn qё nuk shihet, fshatrat, guroret, minierat e braktisura, pёr t'i mbushur tё gjitha kёto me plehra dhe pёr t'i sjellё fitime atij qё ndёrmjetёson nё kёto transporte.

Po vazhdoni të hetoni për mafien shqiptare?

Mafia shqiptare nuk ka mё asgjё tё largёt. Mafia shqiptare flet italisht, ndjek logjikat italiane, ёshtё tёrёsisht e brendshme nё organizatёn italiane...
Kur Prokuroria e Kozencёs tregon se Ndrangheta dhe mafia shqiptare janё strukturuar tashmё nё njё organizatё tё vetme, ky lajm qe duhet tё hapё gazetat tuaja, revistat televizive. Por s'ekziston. Vetem shkruhet sikur lajmi ka tё bёjё me pesё gangstere tё izoluar. Jo, jo, jo, nuk mund tё mendohet keshtu...

Mafia dhe politika shqiptare. ....

Mё kujtohet Lelo Amato. Lelo Amatoja ishte njё drejtues i kartelit tё Sekondiljanos, nё Napoli. Dy herё ka qenё i pёrzier me shqiptarёt. Ai konsiderohet njё perandor i vogёl, nё Spanjё dhe nё Shqipёri. Sot ёshtё nё burg nё Itali. Ai u pёrzie dy herё me shqiptarёt. Herёn e parё trafikonte hashash madje me djalin e njё ambasadori, unё e pёrmend te "Gomorra", me djalin e njё ambasadori shqiptar nё Itali. Ky djalё e ndihmonte tё trafikonte, - po flasim pёr fundin e viteve '90, - tё trafikonte hashash midis Italisё dhe Shqipёrisё. Dhe ai nё Shqipёri shkonte vazhdimisht, duke blerё toka, duke blerё magazina, duke administruar kamionё. Politika shqiptare ka kontakte nuk mund tё mos flasё me mafien. Nuk mund tё mendohet! Nuk mund tё mendohet!
Pushtetin shqiptar unё e studioj qё kёtej. Pushteti i mafieve shqiptare ёshtё eksponencial. Nuk ёshtё se nga intervista e fundit, kam parё ndonjё ndryshim tek kjo. Kam parё prokurorё guximtarё tё izoluar, gazetarё tё guximshёm tё izoluar, por një det me korrupsion...

Pra, ju po e ndiqni atë që po ndodh në Shqipëri.. Kriza, protestat, të vrarët?

Po. Kam parë shumё dhe kam krijuar shumё pёrshtypje. Mendoj se ёshtё njё moment i vёshtirё qё do tё çojё nё njё ripёrtёritje. Dhe jam i bindur demokracia shqiptare nuk do tё mundё dot kurrё tё mbёrrijё nё pjekuri, nёse nuk pёrballon dhe nuk ndalon problemin mafioz. E dini? Me siguri duhet tё ketё ndonjё kёrkues qё po i studion dokumentet e Sigurimit, por i ftoj vёzhguesit shqiptarё t'i studiojnё ato dokumente. Vёrtetojnё zyrtarisht marrёdhёniet midis Kamorrёs dhe shtetit shqiptar, para rёnies sё regjimit komunist. Pёrkon, tё paktёn nga kёto dokumente, me fundin e marrёdhёnieve midis Kinёs dhe Shqipёrisё. Shqipёria pёrjetoi njё krizё shumё tё ndёrlikuar dhe udhёheqёs tё shtetit shqiptar tё regjimit komunist takuan drejtues tё Kamorrёs napoletane, nё veçanti Paskuale Galason dhe Mikele Xaxan, tё cilёt e pranuan kёrkesёn e Shqipёrisё pёr tё shitur armё, armë qё Kamorra ua shiti palestinezёve, irlandezёve, e tё gjitha karteleve kriminale qё donin. Armё shqiptare tё shitura nga Kamorra. Nё kёmbim Shqipёria i ofroi mbёshtetje nё rrugёt ujore pёr kontrabandёn e cigareve, mikpritje tё tё fshehurve, pra anёtarёve tё Kamorrёs.
Meqё po flasim pёr regjimin komunist nuk mund t'u ofronte tregun e lirё, sepse nuk ekzistonte tregu. Por kur regjimi ra, ata i kishin ndёrkaq tё gjitha pikat e referimit atje, sepse ata gjeneralё, ata ambasadorё, ata funksionarё komunistё pastaj u bёnё demokratё, dhe ata japin sot lejet pёr tё hapur fabrikat, mundёsinё pёr tё investuar nё banka etj.
Unё kam frikё se ka shumё shqiptarё qё e shikojnё vendin e tyre nё mёnyrё dritëshkurtёr.

Në Shqipëri diplomatë të huaj, madje edhe italianë, flasin për stabilitet...

Diplomatet natyrisht flasin per stabilitet, sepse kane nevojё pёr njё aleancё me qeverinё shqiptare. Politika e jashtme italiane e viteve tё fundit ёshtё katastrofike: marrёdhёnie me Libinё, marrёdhёnie me Bjellorusinё, marrёdhёnie me Putinin, domethёnё gjithçka qё ёshtё larg demokracive, i pёlqen Berluskonit. Mund tё duket si njё batutё, por atij i leverdis, sepse ёshtё unaza e dobёt e Europёs. Gjermania vёshtirё se do ta priste Gedafin me nderimet me tё cilat pritet nё Itali. Berluskoni e di kёtё, dhe kёshtu qё i shfrytёzon marrёdhёniet e kёqija tё kёtyre shteteve me shtetet e tjera europiane pёr tё pasur marrёdhёnie tё privilegjuara ai vetё. Shqipёria bёn pjesё nё kёtё dinamikё. Por mendoj se i kanё orёt tё numёruara, qё tё dyja qeveritё.
Njerёzit nuk e pranojnё mё, po e kuptojnё gjithnjё mё shumё se çfarё ёshtё bёrё. Qeverive ju mbeten besnikёt. Besnikёt janё tё pamposhtur. Çfarёdolloj gjёje tё bёjё shefi, ata do ta ndjekin pas deri nё fund. Por ata nuk ngrenё peshё. Nё Shqipёri ka njё ajёr tё ri.

Njerezit në Shqipëri shpesh besojnë se gjithë politika është pis, të gjithë janë njësoj...

E kuptoj. Eshtё e natyrshme ta mendosh kёtё. E kam menduar edhe unё nё shumё faza tё jetёs sime. Por te mendosh keshtu , ёshtё njё mёnyrё pёr t'i dhёnё hapёsirё, politikёs mё tё keqe. Tё thuash se gjithçka ёshtё njёsoj, tё mos kuptosh ndryshimet, ёshtё njё gjest antidemokratik. Ka shume politikanё tё paaftё, por jo te gjithe. Tё arrish tё thuash se gjithçka ёshtё njё neveri, ёshtё njё mёnyrё pёr tё legjitimuar cilindo. Sepse nё atё pikё justifikon mё dinakun, mё tё pamёshirshmin, atё qё ka mё pak rregulla, atё qё ka mё pak skrupuj.
Duke parё revoltёn nё shesh, nё kёto ditё nё Shqipёri, mua m'u duk se ndieva njё zemёr tё gjallё, tё ngjashme me atё qё ndodhi kur ra regjimi komunist. Domethёnё, njё atmosferё tё ngjashme. Me duket se tani duhet kaluar, duhet arkivuar ajo qё ishte periudha e tranzicionit nga komunizmi nё demokraci, dhe duhet mbёrritur mё nё fund nё demokraci. Boll me tranzicionin!

Do doja në fund te bisedës, t'i drejtoheni te rinjve shqiptarë..
Demokracia e re ёshtё njё privilegj sepse mund ta ridizenjosh njё vend dhe te rinjte shqiptare e kane kete fat. Nёse lind njё ёndёrr e madhe për rilindjen nё Shqipёri, bota nuk mund ta shpёrfillё dot atë...

*Marrë me shkurtime nga Emisioni Shqip i Rudina Xhungës
Pas botimit të "Gomorra, udhëtim në perandorinë ekonomike dhe në ëndrrën ekonomike të Kamorrës", Roberto Saviano, është kërcënuar me vdekje nga mafia. Në mbrojtje të Savianos, e në solidaritet kundër Kamorrës, intelektualë të njohur nga mbarë bota nisën një apel. Iniciatorët e apelit ishin gjashtë mbajtës të çmimit Nobel; Dario Fo, Mikail Gorbaçov, Gynter Gras, Rita Levi-Montalçini dhe Desmond Tutu. Apeli vinte theks në faktin se problemi i kriminalitetit të organizuar nuk është një problem që i përket vetëm policisë apo shtetit, por gjithë qytetarëve, pra është një problem i demokracisë. Saviano, u vu nën mbrojtje nga shteti dhe vijon të jetojë me këtë status.
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14

Re: Lajme mbi Mbetjet dhe Ndotjet Mjedisore

Postonga Atrelb » 25 Maj 2011, 23:13

Z. Taulant Bino ka te drejte ne lidhje me ndotjen dhe konsumin e tokes qe shkaktojne landfilled, por ai perseri rekomandon nje zgjidhje afat shkurter per menaxhim e mbetjeve nepermjet landfilleve rajonale. Ne dime se landfilldi e ka periudhen e perdorim 15-30 vjet dhe perseri ne duhet te gjejme zgjidhje tjeter...
Nje menyre me e mire qe mund te realizohet per menaxhim e mbetjeve eshte metoda e 3R: Ripordorim, Reduktim, Riciklim.
kjo metode do te behet pjese e kultures tone qytetare nese do te ndergjegjesohemi per edukaten mjedisore.
Ndihmese ne menaxhim e mbetjeve do te ishte dhe parimi : Diferencimi i mbetjeve qe ne shtepi duke ndihmuar keshtu ne realizim e metodes se 3R ne menaxhim e mbetjeve dhe uljen e pasojave te ndotjes mjedisore.

kjo eshte vetem nje metode qe eshte me eficente, por ndoshta dhe me e veshtira per tu realizuar..., por mos te harrojme dhe metodat e tjera...
Atrelb
 
Postime: 1
Antarësuar: 15 Prill 2010, 19:53

MëparshmePërpara

Kthehu tek Mbeturinat dhe riciklimi i tyre

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor