Lajme mbi Mbetjet dhe Ndotjet Mjedisore

Diskutime, komente dhe pyetje rreth mbetjeve të ndryshme të prodhuara nga aktivitetet njerëzore, mbeturinave & riciklimit të tyre

Lajme mbi Mbetjet dhe Ndotjet Mjedisore

Postonga Hera » 25 Nëntor 2009, 23:04

Mbetjet urbane, shqetësim për ndotjen e mjedisit


Imazh

Mbetjet urbane janë shqetësim real për sa i përket cilësisë së mjedisit. Sipas zëvendësministrit te mjedisit, Taulant Binos, të gjitha qyetet janë të ndotur. Dhe në ndihmë të zgjidhjes së këtij problemi pritet të vijë strategjia e menaxhimit dhe plani kombëtar i mbetjeve, për të cilin po diskutohet nga grupi i punës për sektorin e mjedisit.
Bino “Si problematikë është më e zhvilluar më qendrat e mëdha urbane siç janë qytete kryesore të Shqipërisë si Tirana, Shkodra, Durrësi, Vlora ku mungojnë sistemet e trajtimit të mbetjeve urbane, por dhe sistemet e grumbullimit çalojnë së tepërmi. Që do të thotë që ne kemi një Shqipëri të ndotur nga mbetjet urbane dhe për këtë duhet reaguar.
Tashmë duhet të shmangemi nga kërksa e çdo njësie të qeverisjes vendore për të pasur landfillin e saj, sepse kështu po përhapim ndotjen gjithkund. Duhet të organizojmë punën me njësitë e qeverisjes vendore, në mënyrë që të kemi landfille rajonalë ku edhe përpjekjet tona për trajtimin e mbetjeve urbane të jenë të përqëndruara.”
Për të zgjidhur problemin e mbetjeve urbane në kryeqytet, qeveria investoi në ngritjen e landfilldit në Sharrë. Por bino u shpreh se pas kësaj është bashkia ajo që duhet të ndajë mbetjet urbane që në burim, në mënyrë që ky landfill të ketë jetëgjatësi më të madhe. Duke ju referuar situatës aktuale Bino u shpreh se ka gjasa që brenda pak kohësh të lind nevoja për të krijimin e një landfilli të ri duke e nxjerrë jashtë funksionit landfillin e Sharrës.
Hera
 
Postime: 4
Antarësuar: 12 Nëntor 2009, 02:29

Re: Lajme mbi Mbetjet dhe Ndotjet Mjedisore

Postonga Edvin » 25 Nëntor 2009, 23:29

Hera shkroi:Mbetjet urbane, shqetësim për ndotjen e mjedisit


Imazh

Mbetjet urbane janë shqetësim real për sa i përket cilësisë së mjedisit. Sipas zëvendësministrit te mjedisit, Taulant Binos, të gjitha qyetet janë të ndotur. Dhe në ndihmë të zgjidhjes së këtij problemi pritet të vijë strategjia e menaxhimit dhe plani kombëtar i mbetjeve, për të cilin po diskutohet nga grupi i punës për sektorin e mjedisit.
Bino “Si problematikë është më e zhvilluar më qendrat e mëdha urbane siç janë qytete kryesore të Shqipërisë si Tirana, Shkodra, Durrësi, Vlora ku mungojnë sistemet e trajtimit të mbetjeve urbane, por dhe sistemet e grumbullimit çalojnë së tepërmi. Që do të thotë që ne kemi një Shqipëri të ndotur nga mbetjet urbane dhe për këtë duhet reaguar.
Tashmë duhet të shmangemi nga kërksa e çdo njësie të qeverisjes vendore për të pasur landfillin e saj, sepse kështu po përhapim ndotjen gjithkund. Duhet të organizojmë punën me njësitë e qeverisjes vendore, në mënyrë që të kemi landfille rajonalë ku edhe përpjekjet tona për trajtimin e mbetjeve urbane të jenë të përqëndruara.”
Për të zgjidhur problemin e mbetjeve urbane në kryeqytet, qeveria investoi në ngritjen e landfilldit në Sharrë. Por bino u shpreh se pas kësaj është bashkia ajo që duhet të ndajë mbetjet urbane që në burim, në mënyrë që ky landfill të ketë jetëgjatësi më të madhe. Duke ju referuar situatës aktuale Bino u shpreh se ka gjasa që brenda pak kohësh të lind nevoja për të krijimin e një landfilli të ri duke e nxjerrë jashtë funksionit landfillin e Sharrës.


Apapap, po pse te strategjia caloka punen? Nuk calon gomari nga veshet!
Strategji ka me dhjetera, bile shume here i gjen ne koshat e plehrave te ministrive, por zbatime ka me kokrra. Problemi nuk eshte as te strategjite, as te leket por te menyra se si duan t'i trajtojne mbeturinat. Nuk zgjidhet problemi me landlfille, bile BE do t'i sfazoje fare landfillet. Problemi zgjidhet duke e kapur ne burim, d.m.th. para se te hidhet ne kazanin e plehrave. Te ne duhet te fillojme programe per ulur sasine e mbeturinave qe hidhen ne kazane, dhe riciklim sa me te madh te tyre. PO te vazhdojme me landfille, do te vazhdojme keshtu gjithe jeten, deri sa te na mbarohet toka.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Lajme mbi Mbetjet dhe Ndotjet Mjedisore

Postonga Hera » 05 Dhjetor 2009, 20:46

Qyteti, “i pushtuar” nga plehrat e mbetjet kimike


Artur Korriku

DURRËS Ndoshta Durrësi është ndër qytetet më të ndotura në vend, edhe pse është kryeqendra turistike e vendit. Përveç mbeturinave të ish-kombinatit kimik në Porto-Romano, janë dhe burime të tjera të cilat shkaktojnë ndotjen e mjedisit. Pjesa më e madhe e hoteleve e pallateve në bregdet funksionojnë me gropa septike, sikurse dhe banesat e ngritura pa leje përgjatë sistemit kodrinor. Të njëjtin efekt shkakton dhe kanali kryesor i ujërave të zeza. Mjedisin e ndotin edhe kanalet kulluese të plazhit. Mësohet se ka disa projekte në këtë fushë, por nuk ka para. Zona më e madhe e cila vazhdon të shpërndajë në eter pluhurat mbytëse dhe kancerogjene, vazhdon të jetë Porto-Romano. Mbeturinat e ish-kombinatit kimik mbeten një rrezik serioz për shëndetin e banorëve. Ende nuk ka asnjë plan për pastrimin e Porto-Romanos. Po në këtë zonë ndodhet edhe fusha e depozitimit të plehrave urbane të Durrësit, të cilat asgjësohen me anë të djegies në natyrë. Për Durrësin ende vazhdon të mbetet një dëshirë e parealizueshme ndërtimi i një impianti për djegien e plehrave si dhe krijimi i një landfilli. Për bashkinë këto janë dëshira utopike, pasi nuk realizohen dot për mungesë fondesh. Zonë tjetër e ndotur janë 2 gropat e Rrashbullit. Ato janë kthyer në moçalishte gjigante që infektojnë gjithë zonën. Kanali kulluese i plazhit është transformuar në një vend ku depozitohen mbeturinat e urbne. Një mal me shishe plastike ka bllokuar qarkullimin e ujit, pa llogaritur plehrat urbane. Kanali që përshkon kodrat e qytetit deri në Porto- Romano është kthyer në një moçalishte, pasi ka dalë jashtë funksioni qysh kurse mbi të u ndërtuan 150 ndërtime pa leje. Ai ka vite që nuk është pastruar, dhe në ujërat e ndenjura të tij kanë gjetur strehë kafshë e insekte. Në bashki nuk kanë asnjë plan për zhdukjen nga harta e mjedisit e këtyre burimeve ndotëse. Ajo nuk ka mundësi të investojë në këta sektorë. Këtë mundësi e ka vetëm shteti.

GSH
Hera
 
Postime: 4
Antarësuar: 12 Nëntor 2009, 02:29

Re: Lajme mbi Mbetjet dhe Ndotjet Mjedisore

Postonga Edvin » 29 Mars 2010, 21:57

Durres, mbeturinat inerte dhe leshteriket pushtojne bregdetin
Gazeta Shqiptare

“Male" me mbeturina inerte, leshterike, madje edhe me plehra urbane kane pushtuar nje pjese te mire te bregdetit te Durresit. Gjate sezonit dimeror me shira dhe ere, askush nuk i kishte kushtuar vemendje asaj qe ngjiste pergjate bregut te detit, por tani qe moti u permiresua banoret perballen me nje panorame aspak te kendshme. Me tonelata mbeturina te hedhura nga vete njerezit, por te grumbulluara edhe nga moti i keq kane zaptuar kilometra te tera ne bregdetin e Durresit, duke perfshire edhe zonen e plazhit. Pas kullave binjake, firma ndertimi (anonime per momentin) vazhdojne te depozitojne mbetjet urbane te pallateve qe po ndertojne. Nderkohe qe dhe banore te papergjegjshem nuk kane hezituar te hedhin mbeturinat urbane ose plehrat. Pervec inerteve, pas kullave binjake deri ne Currila, leshteriket kane pushtuar gjithcka dhe ne pjesen fundore jane depozituar dhera e gure. Ndersa ne Plazh, nga Ura e Dajlanit e deri ne Plepa, ne 4,5 km gjatesi syri te ze mbeturina te perftuara nga hapja e gropave te pallateve, shishe plastike, kanace pijesh te ndryshme, qese plastike si dhe lloj-lloj ambalazhesh qe ka nxjerre deti. Ketyre ju shtohen edhe tonelatat me leshterike. Nuk kishte ndodhur me pare qe bregu i detit ne te gjithe gjatesine e tij te ndotej ne kete menyre. Ndonese Bashkia e Durresit eshte ne dijeni te situates se krijuar, ende nuk eshte ndeshkuar ndonje subjekt per ate qe ka ndodhur. Mesa duket, bashkia do te merret vete me pastrimin e bregut te detit, pa detyruar ndonje subjekt qe te pastroje ate qe ka shkaktuar gjate ndertimeve. Se shpejti bregdeti do te frekuentohet nga pushuesit gjate fundjavave.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Lajme mbi Mbetjet dhe Ndotjet Mjedisore

Postonga Edvin » 30 Mars 2010, 19:34

Permbytje nga mbeturinat
Top-channel

Sezoni i ri turistik eshte thuajse ne prag, e megjithate ai duket se do te gjeje ne gjendje te mjerueshme jo pak zona bregdetare ne vend. Mungesa e vemendjes dhe neglizhenca e strukturave perkatese kane kthyer shume pika turistike ne vend grumbullime plehrash te cilat veshtire se do te jene te frekuentuara te pakten nese nuk nderhyet urgjent per pastrimin e tyre ne kete prag sezoni.
Stacioni yne i pare eshte Shengjini nje nga destinacionet e hershme turistike te veriut te Shqiperise. Dikur nje bukuri natyrore, sot eshte shnderruar ne nje rrenoje te harruar pa asnje investim. Rrugen mbi te cilen duket se nuk eshte vene dore qe prej kohes se komunizmit do te ishte me e thjeshte ta kaloje me nje makine te larte e ne rastet kur ka shume reshje shiu, vetem me ndonje makine ushtrie.
“Ketu nuk eshte shqetesimi vetem i banoreve, por edhe i pushuesve qe do te vijne, dmth ne avash avash po humbasim si destinacion turistik”, thote nje prej banoreve.
E gjithe vija e gjate e bregdetit eshte e ndotur nga inertet dhe mbeturinat, nderkohe qe dora e njeriut nuk ka kursyer vende vende edhe pemet, trungjet e prere te te cilave qendrojne si deshmitare te shkaterrimit qe po i behet cdo dite kesaj zone.
“Ato qe ne i kemi te trasheguara po i humbasim nuk po i ruajme”, tregon banori.
Te pafuqishem per te ndryshuar realitetin, banoreve u kane mbetur vetem fjalet, por edhe ato njesoj si rruget duken te huazuara nga komunizmi.
“Po mua s’me duket normale fare po ca do bejme ne tani. Kjo eshte ne dore te shtetit, te partise. Partia i di keto pune”, thote ai.

Largohemi nga Shengjini drejt Kepit te Rodonit.
Gjiri i ketij kepi, dikur nje perle e bregdetit shqiptar, sot eshte ne kete gjendje duke i ngjajtur me shume pikes se grumbullimit te plehrave te Sharres ne kryeqytet. Nje vije bregdetare prej rreth 20 km eshte e perfshire nga mbeturina dhe inerte te shumta. Vizitoret e vetem jane peshkataret te cilet duhet te futen sa me thelle ne det per te shmangur ndotjen ekstreme qe ka pesuar bregdeti.
“Si mos me keq. Ketu pershembull nuk vijne s’kane ku me ardh, vijne vetem njehere, shikojne vendin dhe pastaj ikin”, tregon nje peshkatar.
Lumi Ishem u be vite tashme qe shkarkon ne kete zone cdo mbeturine te mundshme qe vjen nga kryeqyteti, duke e kthyer bregdetin ne nje mocalishte. Edhe vete peshkataret duhet te shkojne sa me thelle per te shmangur ndotjen qe ketu ka kaluar cdo nivel te imagjinueshem.
“Ketu gjate veres vjen uji me fekale, njerezit s’vijne ketu per plazh nga frika mos marrin ndonje infeksion, kete shqetesim kemi ne, ku do te besh plazh ketu”, rrefen nje tjeter peshkatar.
Shteti mbetet ende nje shprese per banoret dhe peshkataret e zones.
“Apeli jone eshte te shofi, vetem kaq te shofi se s’po i themi gje tjeter, te shofi dhe nese shef, besoj se do t’i bjere ndermend qe te beje dicka”, thote peshkatari.
Nga Kepi i Rodonit kapercejme bregdetin dhe zbresin poshte drejt jugut ne Fier.
Rreth 10 km vije bregdetare e qytetit te Fierit eshte sot ne nje gjendje te mjerueshme. Pervec ndotjes qe ka nga inertet dhe mbeturinat e ndryshme, mbi te gjitha kjo vije bregdetare demin me te madh ekologjik po e peson nga mbetjet e naftes, te cilat kane zaptuar pothuajse te gjithe zonen perreth.
“Demi ekologjik eshte shume i madh, demi ekologjik eshte edhe tek gjallesat qe duhet te jetojne ne det edhe tek cilesia e reres, cilesia e plazhit ne te ardhmen. Llogarit qe ne vere njerezit kur vijne ketu llogarisin te marrin shishe benzine me vete te pastrojne femijet, te pastrojne trupin e tyre nga nafta, nga ndotja”, thote nje gjuetar i zones.
Nafta bruto qe vjen nga zona naftembajtese e Patos-Marinzes derdhet ketu nepermjet lumit te Semanit duke e bere kete zone thuajse shterpe nga gjallesat. Perqindja e naftes eshte e larte si ne uje edhe ne rere.
E gjithe vija bregdetare eshte shnderruar thuajse ne nje varreze gjigande makabre ku mund te gjesh mbetje e skelete kafshesh nga me te ndryshmet.
“Ketu behet turizem nga e keqja, vijne njerezit ne kasolle, ose vijne njerezit ngaFieri, dmth vijne njerezit me fukarenj e bejne turizem, ne nje kohe qe ketu ka nje vend per te bere turizem masiv sepse duna e reres eshte goxha e madhe, goxha masive, goxha e mire”, thote nje prej banoreve.Ne Shqiperi ka shume pika te tilla ne bregdet apo ne mal, ne veri apo ne jug, dhurata te natyres, por qe po shkaterrohen nga dora e njeriut, e mbi te gjitha nga neglizhenca e shtetit. E teksa flitet cdo vit kaq shume per promovimin dhe rritjen e numrit te turisteve, a nuk duhet te behet dicka edhe per keto zona? Apo sic ndodh rendom ne vendin tone, do te kujtohemi per to vetem kur demi i shkaktuar te jete i pariparueshem. Shqiperia sot eshte ne alarm mjedisor dhe kjo sigurisht nuk mund te ndryshoje vetem me premtim projektesh qe mbeten vetem ne leter, nga dje, 20 vjet me pare, deri sot dy muaj para sezonit te radhes turistik.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Lajme mbi Mbetjet dhe Ndotjet Mjedisore

Postonga DNP » 22 Prill 2010, 20:33

Turizmi, do "zhduken" qeset plastike dhe varrezat e makinave | Blerta Mrishaj | Gazeta Standard | 22/4/2010

Kryeministri Berisha: Të ndalohet përdorimi i qeseve plastike, në favor të përdorimit të qeseve të letrës, si edhe për shishet plastike, edhe nëpërmjet përcaktimit të stimujve

Kur shumë pak ditë na ndajnë nga hapja zyrtare e sezonit turistik, varret masive të makinave të dala jashtë përdorimit anës rrugëve vazhdojnë të përshëndesin turistët. Kreu i qeverisë, Sali Berisha, e ka cilësuar situatën si një figurë e shëmtuar për vendin, ndaj dhe ka kërkuar nisjen e një aksioni masiv për heqjen e tyre. Dje, gjatë mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Berisha tha se gjendja e papastërtive është e jashtëzakonshme dhe se nuk ka vend në botë që të jetë i mbytur me automjete të ndryshkura si ky vend. Për këtë ai kërkoi të bëhet një hetim shumë i rreptë, i përcaktuar me sanksione ligjore shumë të rënda. Në mbledhje, gjithashtu është kërkuar edhe ngritja e një task-force, e cila do të bëjë ndërhyrjen emergjente, me të gjitha mjetet, për të pastruar me shpejtësi të gjithë zonën turistike. Po ashtu, Kryeministri paralajmëroi ndalimin e përdorimit të qeseve plastike, në favor të përdorimit të qeseve të letrës, si edhe për shishet plastike, edhe nëpërmjet përcaktimit të stimujve për arritjen e këtij qëllimi.

Situata

“Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, ka sjellë një dokument shumë të hollësishëm, ku paraqitet një gjendje tmerrësisht e papranueshme në zonat tona kryesore turistike. Një gjendje që nuk i nderon aspak autoritetet vendore të këtyre zonave, të cilët kanë detyrë kryesore mirëmbajtjen e tyre. Por nuk mund të rrimë të bëjmë debate me ta, por së bashku me ta do të angazhohemi të pastrojmë zonat dhe jo vetëm plazhet, por të gjithë Shqipërinë nga çdo hedhurinë automjeti. Nuk ka vend në botë që të jetë i mbytur me automjete të ndryshkura si ky vend”.

Kryeministri bëri të ditur se brenda kësaj jave do të ngrihet një task-forcë që do të përcaktojë të gjitha modalitetet e tërheqjes dhe grumbullimit të tyre në një vend të vetëm; do të përcaktojë sanksionet më të rënda për të gjitha ata që hedhin automjetin e tyre në anë të rrugës apo kudo ku nuk duhet hedhur. “Do të bëhet një hetim shumë i rreptë, - tha Kryeministri, - dhe do të përcaktohen sanksione ligjore shumë të rënda, sepse në këtë mënyrë ne bëjmë figurën më të shëmtuar”.

Riciklimi

Gjithashtu, Kryeministri Berisha theksoi se është e domosdoshme të ndërmerren masa të tilla, si ndalimi i përdorimit të qeseve plastike, në favor të përdorimit të qeseve të letrës, si edhe për shishet plastike, edhe nëpërmjet përcaktimit të stimujve për arritjen e këtij qëllimi. “Duhet të konsiderohet në mënyrë shumë serioze ndalimi i përdorimit të qeseve plastike dhe kalimi tërësisht tek letra. Këtë e kanë bërë disa vende, Franca etj., deri edhe Ruanda. Të përcaktojmë një datë, përtej së cilës nuk do të mund të përdoren më qeset plastike, por të zëvendësohen me qese letre. Letra degradon, kalbet dhe kjo ka qenë arsyeja që shumë vende kanë vendosur këtë masë. Natyrisht, do të jepet kohë për nisjen e kësaj mase. Së dyti, do të përcaktohet mekanizmi i trajtimit të shisheve. Derisa të arrijmë në kulturën që shqiptarët të bëjnë ndarjen e mbeturinave, duke i hedhur në kosha të veçantë, të vendosim një stimul për përdorimin e shisheve. Kjo bëhet me detyrimin e atij që shet me shishe, për t’i kthyer blerësit shumën e mbajtur, kundrejt kthimit të shishes të qelqit, sikundër të shihet edhe për shishet plastike. Së treti, të kufizojmë në maksimum, përveçse për qëllime të serave, përdorimin e plasmasit, kudo që të jetë e mundur. Të përcaktojmë kushte për fermerët, edhe me një stimul, se si duhet të veprojnë për plasmasin që përdorin, të cilin e ndërrojnë pas një viti dhe e hedhin. Të përcaktojmë edhe bonuse, në mënyrë që t’i dorëzojnë aty, ku do të dorëzohen edhe shishet plastike. Gjë e cila ka filluar. Në vendin tonë ekzistojnë dy qendra që bëjnë riciklimin e tyre dhe qeveria mund t’i stimulojë ato. Task-forca të përcaktojë edhe buxhetin që nevojitet, të hartojë vendimin e qeverisë për të, ndërhyrjen urgjente në të gjithë territorin e vendit për makinat e prishura dhe për pastrimin e zonave turistike”.
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14

Re: Lajme mbi Mbetjet dhe Ndotjet Mjedisore

Postonga Edvin » 07 Maj 2010, 12:11

Fjalet jane fjale, i merr era, ashtu si premtimi per martesat e homoseksualeve...Nuk zgjidhet ndotja duke thene dy fjali per te, por duke perveshur menget e duke marre masa konkrete.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Lajme mbi Mbetjet dhe Ndotjet Mjedisore

Postonga Edvin » 06 Qershor 2010, 19:39

Deshton projekti per riciklimin e mbeturinave
Ermelinda Hoxhaj, Gazeta Shqiptare

Deshton projekti pilot i Bashkise se Tiranes per riciklimin e mbetjeve urbane ne kryeqytet. Por kete here nuk eshte per faj te pushtetit lokal, por per shkak te vet qytetareve, pasi nuk preferojne te bejne ndarjen e mbeturinave. Drejtues te Drejtorise se Menaxhimit te Mbetjeve Urbane bejne te ditur se ne pjesen me te madhe qe jane vendosur konteniere per mbeturina te diferencuara, nuk jane marre aspak parasysh nga qytetaret. Po t'i shikosh me vemendje keta konteniere, edhe pse thone vetem per kartona, aty gjenden te hedhura cdolloj mbeturinash urbane. Nje tjeter problem eshte edhe mungesa e firmave te fuqishme te riciklimit, pasi sipas specialisteve, po te ishin me teper firma te tilla, riciklimi tyre do ishte me efikas.
Projekti
Ne shume zona te Tiranes, vec konteniereve per hedhjen e mbeturinave urbane jane vendosur edhe konteniere me ngjyre te verdhe, ku lexohet se jane per hedhjen e kartonave. Por edhe pse mbi to lexohet shume qarte se per cfare sherbejne, kjo gje nuk respektohet nga qytetaret. "Ne kontenieret qe jane vendosur per te grumbulluar kartonat dhe mbetje te tjera prej letre, cfare nuk gjenden, vetem letra jo", - tregojne punonjes ne Drejtorine e Pastrimit. Bashkia e Tiranes kete projekt e ka implementuar ne shume zona te kryeqytetit, por ne asnjeren prej tyre nuk eshte zbatuar nga banoret. "Ne te vetmen zone qe ka funksionuar disi ky projekt, ka qene ne Tiranen e Re, ku ka vila, pasi aty kemi biseduar me kryefamiljaret dhe u kemi kerkuar qe te bejne diferencimin e mbeturinave, jo vetem te letres, por edhe te qelqit, dhe deri diku ka funksionuar. Ndersa ne zona te tjera ku ka pallate, banoret nuk e kane respektuar ndarjen e mbeturinave ne konteniere te vecante", - kane treguar punonjes te Bashkise. Me objektivin per miradministrimin e mbetjeve urbane dhe rici-klim te vazhdueshem te tyre, me ane te nje marreveshjeje mirekuptimi me firmen ricikluese "Hermes-Apollon", Bashkia e Tiranes eshte perpjekur te administroje dhe koordinoje iniciativat dhe projektet e riciklimit. Kjo marreveshje synon gjithashtu te lehtesoje shtrirjen dhe zbatimin e ketyre projekteve, duke vleresuar nje nga nje fazat e riciklimit, si dhe duke filluar studimet statistikore per riciklimin. Si material dytesor dhe lende e pare, procesit te selektimit, mbledhjes dhe riciklimit i nenshtrohet vetem letra dhe kartoni ne te vetmen firme ricikluese "Hermes- Apollon". Kjo firme e licencuar nga Ministria e Mjedisit, e themeluar ne vitin 2000, me teknologji perpunuese dhe ricikluese 4.5-5 ton/dite, me numer te kufizuar punonjesish 15 vete, 9 nga ndihma ekonomike, operon ne qytetin e Tiranes duke mbledhur sasine 1-5 ton leter dhe 3-4 ton kartona ne dite, duke prodhuar dhe hedhur ne treg leter higjienike, kartopeceta dhe leter kuzhine. Sipas te dhenave nga Bashkia, burimet kryesore te mbledhjes se lendes se pare apo te letres jane rruget tregtare si Tregu Cam, Medreseja, rruga e Dibres, rruga 'Bardhyl' dhe sheshi "Avni Rustemi". Por, nje tjeter problem qe riciklimi i mbetjeve nuk ecen me ritmet e duhura ne vend, sipas drejtuesve te Drejtorise se Menaxhimit te Mbetjeve Urbane eshte dhe mungesa e firmave te fuqishme te riciklimit. Pasi nese ne Tirane do te kishte firma te medha ricikluese, do ishte bere nje pune me e mire per riciklimin e mbetjeve urbane.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Lajme mbi Mbetjet dhe Ndotjet Mjedisore

Postonga DNP » 17 Qershor 2010, 14:57

Kryesore ne fakt eshte te riciklohet plastika e cila eshte gati e pavdekshme pasi kartonat jane "biodegradabile" dhe treten shpejt ne landfille.
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14

Re: Lajme mbi Mbetjet dhe Ndotjet Mjedisore

Postonga Edvin » 14 Korrik 2010, 11:19

Zjarri i plehrave mbulon me tym qytetin
Matilda Troka, Gazeta Shqip

Fusha e mbetjeve urbane ne qytetin e Lushnjes eshte kthyer ne nje problem tejet shqetesues per banoret perreth. Djegia e mbeturinave gjate 24 oreve te fundit ka bere qe i gjithe qyteti, por sidomos zonat prane fushes, te mbulohen nga tymi. Flaket ne fushen e plehrave, sipas autoriteteve lokale, shkaktohen nga vete mbetjet, nderkohe qe ndryshe nga nje vit me pare, bashkia e ketij qyteti nuk ka vene ne dispozicion te ruajtjes se fushes as edhe nje roje. Tymi nga zjarret ne fushen e plehrave te Lushnjes ka dy jave qe po shqeteson pa mase banoret qe banojne ne kete zone. Perhapja eshte evidentuar ne te gjithe territorin e qytetit dhe ka sjelle mjaft probleme ne shendetin e qytetareve. Banoret thone se e kane te pamundur ta perballojne jeten prane fushes ne keto dite te nxehta. Tymi i dendur i fushes, sipas banoreve, si gjate dites, ashtu edhe gjate nates, u pushton ambientet e jashtme si dhe shtepite ne brendesi.
“Po na shqetesojne shume mbeturinat qe na kane rrethuar shtepite per kaq kohe me radhe. Jemi pleq dhe vuajme nga probleme te ndryshme shendetesore, madje kemi edhe femije ne shtepi, te cilet rrezikojne te semuren si pasoje e ketyre papastertive”, tha Liria, banore e Lushnjes. Edhe pse ky problem sa po vjen e po kthehet ne nje fenomen tejet shqetesues, pushteti lokal nuk ka marre ende asnje mase per permiresimin e kesaj gjendjeje. Ne planin e ri rregullues te qytetit te Lushnjes eshte parashikuar qe fusha e plehrave te kthehet ne mjedis sportiv dhe argetues. Fusha qe mbledh plehrat e qytetit te Lushnjes ndodhet brenda vijes se verdhe te qytetit. Ajo ze nje siperfaqe prej 4 ha.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Përpara

Kthehu tek Mbeturinat dhe riciklimi i tyre

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë