Taksa te reja anti-ndotje per automjetet

Diskutime, komente dhe pyetje rreth ndotjes së ajrit.

Taksa te reja anti-ndotje per automjetet

Postonga DNP » 29 Mars 2010, 23:21

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=64914

Makinat, si do të ndryshojë dogana

Gazeta Metropol, 29/03/2010

Projektligji i ri do të aplikojë taksën e mjedisit, e cila penalizon makinat e vjetra

Llogaritja e re bëhet vjetërsi X 0.5 X fuqi motorike X 20 lekë benzinë, 25 lekë naftë

Të gjitha makinat që do të hyjnë në Shqipëri do të targohen vetëm pasi të kenë paguar taksat e reja që pritet të aprovohen nga Parlamenti, por edhe ato mjete që do të shiten brenda vendit do të preken nga detyrimet e reja. Ministria e Financave në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian do të zëvendësojë taksën doganore për importin e makinave me taksën e mjedisit për tregtimin e automjeteve të përdorura. Ky projektligj përveçse është pjesë e detyrimeve për tregtinë e lirë parashikon që të ulë ndjeshëm futjen e makinave të vjetra në vendin tonë.

Ligji

Sistemi i ri i llogaritjes së kësaj takse penalizon ndjeshëm makinat e vjetra, ndërkohë që për ato të prodhuara gjatë viteve të fundit shuma e parave që do të paguhet është shumë e ulët. Në relacionin e projektligjit, shpjegohet qartë se taksa e re, do të përdoret edhe për tregtimin e makinave brenda vendit. "Mjetet e transportit nuk do të taksohen me tarifa fikse, por në varësi të cilindratës, vjetërsisë dhe llojit të karburantit. Gjithashtu taksimi do të përdoret në të gjitha shitjet e njëpasnjëshme që mund të pësojë një mjet, duke përfshirë edhe shitjet brenda vendit. Në këtë mënyrë taksa e aktuale e importimit të mjeteve të përdorura nuk do të jetë taksë me efekt të njëjtë me taksën doganore, duke e sjellë taksimin në linjë me angazhimet që kemi ndaj MSA apo OBT". Formula e re e financave ndryshon në përcaktimin e koeficientit. Deri tani, për llogaritjen e doganës së makinës llogaritej cilindrata e motorit, taksa fikse për karburantin që përdor makina dhe koeficienti i vitit të prodhimit. Ligji parashikonte që koeficienti për makinat të prodhuara para 10 viteve të ishte 0.0048, ndërsa koeficientet e tjerë ulen çdo tre vite. Taksa e re e propozuar nga financat parashikon një koeficient fiks prej 0.5 për çdo vit vjetërsie të makinës. Ky koeficient do të përdoret edhe për llogaritjen e taksës së mjedisit për makinat që shiten brenda Shqipërisë. Pra, me formulën e re llogaritja do të bëhet vjetërsi X 0.5 X fuqi motorike X 20 lekë (benzinë), 25 lekë (naftë). Për makinat që kanë paguar doganë dhe që qytetarët i shesin pas përdorimit për një kohë në vend. Kjo taksë do të llogaritet duke zbritur nga tatimi i mjedisit, vlerën e doganës që është paguar për makinën. Gjithashtu mësohet se taksa e karburantit caktohet në masën 1.5 lekë për litër për mjetet që përdorin benzinë dhe benzol dhe 2 lekë për litër për gazoilin. Ndërsa për mjetet që punojnë me qymyr guri taksa do të jetë 3 lekë për litër. Kjo taksë do të aplikohet për të gjithë lëndët djegëse. Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Financave, të ardhurat gjatë vitit 2009 nga importi i makinave kanë arritur në nivelin e 2.9 miliardë lekëve, ndërkohë që kjo praktikë e re taksimi sipas tyre pritet të rrisë edhe më tej të ardhurat në buxhet.

Formula

Projektligji i ri do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e llogaritjes së taksimit të makinave që hyjnë në vendin tonë. Sipas formulës së re që është vjetërsi X 0.5 X fuqi motorike X 20 lekë (benzinë), 25 lekë (naftë) shuma që do të paguajnë qytetarët do të jetë shumë e ndryshme nga ajo që paguhet aktualisht. Në rast se llogaritet me formulën aktuale, një makinë e prodhuar në vitin 2008 me cilindratë 2500 kubik dhe që hynë sot në territorin shqiptarë pagesa do të llogaritet, taksa fikse x cilindrata e motorit x koeficienti i viteve të përdorimit. Sipas kësaj formule, dogana do të llogaritej 25000 x 2500 x 0.0024 dhe në fund del se pronari i mjetit duhet të paguajë 150 mijë lekë. Ndërsa me formulën re shuma që duhet të paguajë pronari i mjetit është shumë më e ulët se kjo aktuale. Pra, formula llogaritet taksë fikse x cilindrata e motorit x koeficienti i viteve të përdorimit, 0.5 në vit, që do të thotë 25 x 2500 x 0.5 x 2 vite. Me këtë formulë pronari do të paguajë vetëm 62500 lekë.

Llogaritja, sa ndryshon pagesa për një makinë të vitit 1996

Për ta bërë më të thjeshtë llogaritjen e taksës së re që do të paguajnë qytetarët shqiptarë për makinat e përdorura që do të fusin në Shqipëri po përdorim një automjet Mercedes Benz me motor 250 naftë të vitit 1996, që është edhe viti i fundit i prodhimit të këtij tipi makine. Zhdoganimi i kësaj makine sipas formulës së vjetër llogaritet taksa fikse x cilindrata e motorit x koeficienti i viteve të përdorimit. Pra, formula në këtë rast ka qenë, taksa fikse për automjetet me naftë, 25000 lekë shumëzim për cilindratën 2500 shumëzim për koeficientin e makinave mbi 10-vjeçare 0.0048. Qytetari paguan 300 mijë lekë doganë për makinën e importuar para hyrjes së fuqi të ligjit të ri. Në rast se do të llogarisim taksën e mjedisit për këtë makinë sipas projektligjit të ri që do të aprovojë Parlamenti, atëherë do të përdoret formula e re që është taksë fikse x cilindratë x koeficientin fiks 0.5 për çdo vit vjetërsie. Pra, formula për këtë rast është, taksa fikse 25 shumëzohet me cilindratën që është 2500 shumëzohet me koeficientin 7 (Koeficienti llogaritet duke shumëzuar vjetërsinë e makinës, (makina është prodhuar në vitin 1996 dhe po shitet në vitin 2010) pra 14-vjeçare me 0.5 që është koeficienti për çdo vit vjetërsie. Formula jep shifrën 437 500 lekë që do të thotë rreth 137 500 lekë më tepër se sa paguhej me llogaritjen sipas mënyrës së vjetër.

Karboni

Aktualisht të gjitha vendet e BE-së përdornin taksën e karbonit, e cila aplikohet mbi sasitë e emetimit të CO2 në natyrë. Megjithëse në vendin tonë nuk ka ende struktura të specializuara që mund të përcaktojnë emetimin e CO2 nga përdorimi i lëndëve djegëse në kuadër të mbrojtjes së mjedisit në Shqipëri aplikohet taksa e karbonit në karburantet e importuara dhe në ato të prodhuara në vend. Vendet e BE-së aplikojnë taksën e karbonit edhe mbi lëndët djegëse qymyr linjit bitumoniz dhe antracit. Për këtë arsye në projektligj propozohet të shtohen taksa e karbonit mbi qymyrin e importuar dhe të prodhuar në vend në masën 3 lekë për kilogram. Të ardhurat shtesë nga prezantimi i kësaj takse pritet të arrijnë në 560 milionë lekë. Në projektligj propozohet që tarifat e shërbimit për qarkullimin e automjeteve të huaja për Drejtorinë e përgjithshme të Doganave. Shfuqizimi i kësaj tarife propozohet në kuadër të politikave qeveritare për uljen e numrit të taksave dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Shitja

Në momentin e shitjes automjetit do ti llogaritet koha që ka kaluar në vend, e cila do të shumëzohet me cilindratën e motorit dhe llojin e karburantit duke nxjerrë edhe taksën që duhet paguar në momentin e shitjes. Pra, nëse një automjet me benzinë me të dhënat e mësipërme është importuar nga një individ dhe pasi e ka përdorur vetë për dy vite dëshiron ta shesë, ai duhet të paguajë pranë drejtorive rajonale të shërbimit rrugor një taksë rreth 40 mijë lekë. Qeveria parashikon të operojë me të njëjtën formë me mjetet e tjera përveç autoveturave. Ndryshe nga automjetet, kjo formë taksimi me koeficient fiks nuk do të përdoret për mjetet e transportit publik. Sipas relacionit që shoqëron draftin e propozuar nga Ministria e Financave, taksimi i mjeteve të transportit publik do të bëhet në varësi të cilindratës, vjetërsisë dhe karburantit. Por për shkak se drafti është ende në hartim e sipër për momentin nuk ka një formë të përcaktuar për taksimi e këtyre mjeteve.
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14

Re: Taksa te reja anti-ndotje per automjetet

Postonga DNP » 08 Prill 2010, 18:01

Taksat e makinave shqyrtohen nga KE
Emirjon Senja | 07/04/2010 | Gazeta Shekulli

http://www.shekulli.com.al/2010/04/07/taksat-e-makinave-shqyrtohen-nga-ke.html

TIRANË- Para së të kalojë në tavolinën e Këshillit të Ministrave, drafti me ndryshimet e propozuara në regjimin e taksave të automjeteve të përdorura që imporohen në vend nga BE është duke u analizuar nga zyra Komisionit Europian në Tiranë nisur edhe nga qëllimi për të cilin ai është hartuar.
Burime zyrtare nga Ministria e Financave konfirmojnë marrjen në shqyrtim të ndryshimeve në ligj nga zyra e Komisionit Europian në Tiranë për të parë përputhshmërinë e tij me kushtet e përcaktuara në Marrëvshjen e Asocim Stabilizimit të cilën vendi ynë e ka nënshkruar në vitin 2006. Pas marrjes së konfirmimit për përputhshmërinë e tij me kushtet e MSA-së drafti pritet të shqyrtohet në mbledhje qeverie për të kaluar me pas për miratim në Kuvend.
Sipas dizpozitave të përcaktuara në marrëvëshje deri në vitin 2011 Shqipëria duhet të zerojë taksat doganore për një serë mallrash që importohen nga Bashkimi Europian.
E detyruar nga kjo marrëveshje qeveria shqiptare ka hartuar një draft me disa ndryshime në ligjin për taksat kombëtare ku ndër të tjera parashikohet heqja e taksës fikse ose siç thirret rëndom "dogana" për automjetet e përdorura që sillën nga BE.
Me ndyrshimet e propozuara në ligjin për taksat kombëtare qeveria përmbush detyrimet e përcaktuara nga MSA-ja duke hequr taksën fikse për automjetet e përdorura që importohen nga vendet e BE-së por synon të aplikojë një regjim të ri taksash të cilat rrisin edhe më tej detyrimet e blerësve.
Kjo nisur edhe nga pritshmëritë që Ministria e Financave ka pas hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të ardhurat nga importi i makinave gjatë vitit 2009 arritën në 2.9 miliardë lekë ndërkohë që regjimi i ri i taksave pritet të rrisë edhe më tej të ardhurat në buxhet.
Regjimi i ri i taksave synon të demoralizojë edhe importin e makinave të vjetra në vend. Si një nga përbërësit kryesorë të llogaritjes së taksës, vjetërsia e makinës do të rriste në mënyrë të ndjeshme detyrimet e importuesit ndaj shtetit duke ndaluar në një farë mënyrë futjen në vend të makinave të amortizuara.
Sipas draftit të ri, taksa doganore për makinat do të zëvendësohet nga një taksë e re e përbërë më së shumti nga "taksa e karbonit". Shuma që importuesi i një automjeti do të duhet të paguajë do të jetë produkt i një shumëzimi të madhësisë së motorit, vjetërsisë së automjetit dhe llojit të karburantit që ai përdor.
Për sa i përket vitit të prodhimit, është propozuar që ato të shumëzohet me një koeficient fiks ku për rastin e autoveturave për çdo vit përdorimi do të jetë 0.5. Për sa i përket taksës fikse për llojin e kaburantit, parashikohet që ajo të jetë 20 lekë për automjetet e që punojnë me benzinë dhe 25 lekë për ato me naftë. Përveç shlyerjes së këtyre detyrimeve në momentin e hyrjes në vend, drafti i ri parashikon taksimin e autoveturave edhe gjatë shitjeve në vend.
Pra plus taksave në doganë në momentin e shitjes tek një tjetër përdorues, automjetit do t'i llogaritet koha që ka kaluar në vend e cila do të shumëzohet me cilindratën e motorit dhe llojin e karburantit duke nxjerrë edhe taksën që duhet paguar përsëri pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimit Rrugor.

Formula e përllogaritjes së taksës
Automjetet
Vjetërsi X 0.5 X fuqi motorike X 20 lekë (benzinë) ose 25 lekë (naftë)
Mjetet e tjera
Vjetërsi X 0.25 X fuqi motorike X 20 lekë (benzinë), 25 lekë (naftë)
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14

Re: Taksa te reja anti-ndotje per automjetet

Postonga DNP » 28 Prill 2010, 18:21

Gati vendimi i Qeverisë, pritet rritje e çmimit të karburanteve | 28 Prill 2010 | Korrieri OnLine

TIRANE – Çmimet e karbunanteve pritet të pësojnë një rritje të ndjeshme në tregun shqiptar brenda pak javësh.

Javën e ardhshme pritet që të kalojë në Parlament një draft i ri i Qeverisë që propozon rritje të akcizave për karburantet dhe disa mallra të tjerë.
Tatimi për akcizën e karburanteve sipas propozimit të Qeverisë do të jetë 4 miliardë lekë më i lartë se vitin që shkoi por kjo rritje e tatimit nuk do të mbetet në arkën e biznesit, i cili gjithçka do ta pasqyrojë tek çmimi në xhepin e konsumatorit.
Produktet që do ti nënshtrohen vlerave të reja të akcizës, janë nafta, vjarat e makinave, lëndët tjera djegëse dhe hidrokarburet aciklike.
Sipas projektit të Qeverisë, propozohet te vendosen produkte me akcize:
- Karburantet, vajguri 20 lek/litri
- Nafta virgine, 70 lek/litri.
Rritet shkalla tatimore për:
- Lëndët djegëse, vajra të rënda, solar, mazut) 13 leke/ kg në 37 leke/kg
- Hidrokarbure aciklike si etilen, benzen, etj, 5 lek/kg në 37 leke/ kg

Qeveria parashikon të ketë një efekt financiar të detajuar për secilin nga mallrat me:
2.1 miliardë lekë për naftën virgin, 6.8 milionë lekë për vajgurin, 2.1 miliardë lekë për solarin dhe mazutin dhe 841 milionë lekë për hidrokarburet aciklike. (Lajmifundit)
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14

Re: Taksa te reja anti-ndotje per automjetet

Postonga DNP » 28 Prill 2010, 18:31

Shoqata: Shmanget abuzimi me cilësinë | Gazeta Shqip | 28/4/2010

Biznesi, anëtar i Shoqatës së Hidrokarbureve në vend është pro planit të Ministrisë së Financave për të rritur nivelin e akcizës për disa nënprodukte të naftës, duke i unifikuar në nivelin e 37 lekë për litër. Drafti i hartuar një muaj më parë u ka shkuar për mendim disa ministrive të linjës dhe që pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave, parashikon futjen në listën e produkteve që paguajnë akcizë disa lëndë djegëse, që deri më sot kanë shërbyer si përzierës të naftës apo benzinës, duke spekuluar me cilësinë. “Për sa u përket hidrokarbureve, të cilat lehtësisht përdoren nga spekulantët si zëvendësues të naftës dhe benzinës në tregun e karburanteve, jo vetëm që mbështesim rritjen e akcizës, por do të propozonim që ajo të mos ishte më e ulët se 50 lekë për litër për gjithë llojet e gazoilit me përbërje të squfurit me tepër se 350 mg/kg. Po kështu edhe për vajgurin, vajrat e rënda që përdoren si lëndë djegëse si solar, mazut etj., vajrat lubrifikantë, gjithë hidrokarbureve aciklike dhe ciklike. Ndërsa për naftën vergine akciza të mos jetë më e ulët se 70 lekë/litër”, ishte deklarata e presidentit të shoqatës, Luigj Aliaj. Sa i takon rritjes së kostos për disa industri që përdorin solar apo mazut, shoqata deklaron e qetë se nuk do të ketë asnjë impakt pasi, “me anë të mekanizmave ekonomikë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, lehtësisht, mund të kryejë rimbursimet në ata sektorë që i kanë të nevojshme t’i përdorin këta elementë, duke justifikuar rimbursimin me prodhime dhe shërbime që ata sektorë deklarojnë”.
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14

Re: Taksa te reja anti-ndotje per automjetet

Postonga DNP » 24 Maj 2010, 21:02

Kalon ligji, taksa të larta për makinat e përdorura | Emirjon Senja | 19/05/2010 |

http://www.shekulli.com.al/2010/05/19/kalon-ligji-taksa-te-larta-per-makinat-e-perdorura.html

TIRANË- Blerja apo shitja e një autoveture të përdorur së shpejti do të jetë një veprim për të cilin shqiptarët do të duhet të mendohen dy herë.

Ndryshimet e propozuara në ligjin për taksat kombëtare ku përfshihen edhe ato për automjetet pritet të hyjnë në fuqi brenda një afati kohor prej jo më shumë se një muaj e gjysmë, ku pritet të fillojë edhe zbatimi i sistemit të ri të taksimit për automjetet e përdorura që hyjnë në vend apo për shitjen e tyre tek të tretët.

Sistemi i ri i taksimi i propozuar nga Ministria e Financave për automjetet e përdorura bazohet mbi fuqinë motorike, vitin e prodhimit si dhe llojin e karburantit që ajo përdor.

Pra shuma që importuesi i një automjeti të përdorur do të paguajë në doganë do të jetë produkt i shumëzimit të cilindratës së motorit me koeficientin fiks për çdo vit prodhimi dhe llojin e karburantit që ajo djeg.

Ligji synon të demoralizojë qytetarët që të sjellin në vend automjete të vjetra duke rritur në mënyrë të ndjeshme taksat për këtë këtë kategori mjetesh, pasi shuma që do të paguhet është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me vitin e prodhimit.

Koeficienti fiks për çdo vit përdorimi për autoveturat do të jetë 0.5 ndërsa për mjetet e tjera, përjashto ato të transportit publik, do të jetë 0.25. Ndërkohë, taksa fikse për karburantin parashikohet të jetë 20 lekë për automjetet që punojnë me benzinë dhe 25 lekë për ato me naftë.

Nëse dikush do të importojë një automjet të prodhuar në vitin 1998, me fuqi motorike 2000 kubikë me naftë do të duhet që të paguajë 300 mijë lekë.

Nëse automjeti me të njejtat të dhëna do të ishte prodhuar në vitin 2008, taksa do të reduktohej në vetëm 50 mijë lekë. Të gjithë diferencën prej 250 mijë lekësh e krijon vjetërsia e automjetit.

E njëjta përllogaritje bëhet edhe për automjetet që punojnë me benzinë vetëm se ndryshe nga nafta ajo e ka koeficientin e karburantit 20 lekë.

Referuar sistemit të ri, asnjërit nuk do t'i interesojë të shesë apo të blejë një automjet me vit prodhimi të largët. Kjo pasi taksa e përdorimit parashikohet të paguhet edhe në rastet kur automjeti shitet dorë pas dore.

Taksa që do të paguhet në këtë rast do të jetë diferenca midis shumës që përllogaritet sipas formulës së mësipërme që del në momentin e shitjes dhe asaj që është paguar kur ai ka hyrë në vend.

Në këtë mënyrë, personi që ka blerë automjetin me vit prodhimi 1998 me fuqi motorike 2000 kubikë në momentin e futjes në doganë ka paguar 300 mijë lekë, nëse do ta përdore deri në vitin 2012 dhe më pas do ta shesë, ai do paguajë një taksë shtesë prej 50 mijë lekësh. E njejta praktikë do të ndiqet edhe nëse pronari i ri i automjetit do ta shesë përsëri atë pasi ta ketë përdorur për disa vite.

Për shkak se taksa në rastin konkret paguhet nga shitësi, ata që kanë automjete të një viti prodhimit të hershëm nuk do të jenë të prirur ta shesin atë për shkak të nivelit të lartë të taksave.

Me ndryshimet e propozuara në ligjin për taksat kombëtare, qeveria përmbush detyrimet e përcaktuara nga MSA-ja duke hequr taksën fikse për automjetet e përdorura që importohen nga vendet e BE-së. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të ardhurat nga importi i makinave gjatë vitit 2009 arritën në 2.9 miliardë lekë ndërkohë që regjimi i ri i taksave pritet të rrisë edhe më tej të ardhurat në buxhet.

Si përllogaritet taksa kur importohet

Automjetetet

Vjetërsi X 0.5 X fuqi motorike X 20 lekë (benzinë), 25 lekë (naftë)

Mjetet e tjera

Vjetërsi X 0.25 X fuqi motorike X 20 lekë (benzinë), 25 lekë (naftë)

Sugjerohet taksimi i makinave nëpërmjet matjes së gazrave që ato emetojnë dhe jo sipas vitit të prodhimit

Makinat, deputetët: Taksa sipas sasisë së gazrave

TIRANË- Miratimi i sistemit të ri të taksave për automjetet e përdorura ka hapur debatin mbi praktikën që do të ndiqet për përcaktimin e tyre. Sipas modelit të propozuar nga Ministria e Financave, përllogaritja e taksës do të bëhet duke marrë në konsideratë fuqinë motorike, vitin e prodhimit dhe llojin e karburantit.

Por duke parë se në thelb kjo taksë ka të bëjë më shumë me ndotjen që i shkakton ambientit automjeti, një pjesë e anëtarëve të Komisionit Kuvendor të Ekonomisë në të cilin u shqyrtua dje drafti i ri, parashtruan rezervat e tyre mbi praktikën që parashikohet të ndiqet.

Debati i deputetëve kishte të bëntë me faktin se cilësimi i taksës në fjalë si taksë karboni nuk duhet të dalë nga një shumëzim ku pjesë e tij është fuqia motorike por duke matur sasinë e gazrave që automjeti prodhon.

Këtë pretendim deputetet e arsyetuan me faktin se mund të ketë automjete që kanë vit prodhimit të largët por janë mirëmbajtur dhe nuk ndotin ambientin ashtu sikur se mund të ketë të tjera të konsideruar të reja por që prodhojnë më shumë gazra të dëmshëm.

Sipas tyre, zgjidhja më e mirë do të ishte taksimi duke iu referuar sasisë së gazrave që emeton çdo automjet. "Nuk mund të krahasohet një automjet që mund të jetë i ri por që bën dhjetëra mijëra kilometra në vit me një tjetër që është prodhuar më herët por që nuk është përdorur shumë", - tha Flamur Noka, anëtar zëvendësues i Komisionit të Ekonomisë.
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14

Re: Taksa te reja anti-ndotje per automjetet

Postonga DNP » 19 Korrik 2010, 19:02

Dalin nga qarkullimi makinat qe ndotin rende mjedisin | E. Senja, Gazeta Shekulli

Pas rritjes ne menyre te ndjeshme te taksave ne dogane, qeveria ka ndermarre nje tjeter ndryshim ne procedurat e kontrollit teknik te automjeteve te perdorura. Ne menyre qe te dekurajoje importimin e automjeteve te amortizuara, Ministria e Mjedisit dhe ajo e Transporteve kane nxjerre nje udhezim me ane te te cilit kane ulur ndjeshem nivelet e lejuara te emetimit te gazrave te demshem dhe zhurmave nga automjetet.
Te dyja ministrite kane percaktuara dhe normat e lejuara te gazrave per automjetet ne varesi te vitit te prodhimit dhe karburantit qe perdorin. Bashke me rritjen e taksave ne dogana dhe ato te rishitjes se mjeteve te perdorura, udhezimi ne fjale pritet te nxjerre nga qarkullimi nje numer te konsiderueshem automjetesh ne vend.
Per automjetet qe kane vit prodhimi te larget norma e dioksidit te karbonit te lejuar eshte me e madhe se ato qe jane prodhime te reja. Pershembull, nje automjet i prodhuar para vitit 1986 mund te dale ne qarkullim edhe nese e ka nivelin e dioksidit te karbonit deri ne 4.5 per qind. Por nje automjet i vitit 2002 nuk lejohet te dale ne rruge nese nivelin e emetimit te dioksidit te karbonit mbi 0.3 per qind.
Ne rastet kur verehen nivele te larta te emetimit te gazrave apo zhurma, automjeti nuk pajiset me certifikaten e kontrollit teknik, ndersa drejtuesi duhet te marre masat per rregullimin e defekteve. Pas nderhyrjes per permiresimin e gjendjes teknike te automjetit, ai dergohet perseri per kryerjen e kontrollit te nivelit te gazrave, ku do te kaloje mbi te njejtat procedura.
Ne mars te ketij viti, Ministria e Transporteve dhe Puneve Publike, bashke me udhezimin per kontrollin teknik te automjeteve nxori edhe nje manual. Mbi kete, jane percaktuar edhe tarifat per kontrollin teknik dhe ate te nivelit te gazrave
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14

Re: Taksa te reja anti-ndotje per automjetet

Postonga Edvin » 19 Korrik 2010, 23:14

Lajm i mire, por pervoja na tregon qe deri tani asnje nga ligjet per mjedisin nuk eshte zbatuar, dhe jam pak skeptik qe ky ligj qe do te preke persona te varfer qe fitojne buken e gojes me makina te vjetra, do te zbatohet. Kemi shembullin e ligjit te duhanit se sa mire po zbatohet.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Taksa te reja anti-ndotje per automjetet

Postonga DNP » 19 Korrik 2010, 23:59

Edvin shkroi:Lajm i mire, por pervoja na tregon qe deri tani asnje nga ligjet per mjedisin nuk eshte zbatuar...


S'do mend qe nuk do te zbatohen, per sa kohe keto ligje miratohen vetem per t'i bere qejfin obsevatoreve te BE-se dhe nuk burojne se brendshmi, nga ndergjegjesimi i vete popullsise se Tiranes.
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14

Re: Taksa te reja anti-ndotje per automjetet

Postonga DNP » 28 Korrik 2010, 18:42

Taksa e makinës, llogaritja me formulën e doganës së vjetër | Gazeta Panorama | 28/07/2010 - 08:06

Pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për taksën e shitjes së makinave të përdorura, shumica e përdoruesve kanë vendosur të shesin automjetet e tyre. Bëhet fjalë për makinat e vjetra, të cilat me ligjin e ri do të taksohen më shumë se ato që importohen pas miratimit të ligjit. Por për të gjetur se sa para shtesë do të paguhen, duhet të llogaritet se sa është dogana e vjetër për makinën. Kjo pasi janë me mijëra raste, kur pronarët e makinave nuk i kanë blerë ato nga importi, pra nuk janë blerësit e parë në Shqipëri, por kanë blerë makinat të targuara. Pra makina, ka hyrë në Shqipëri, është zhdoganuar, i është shitur një blerësi dhe ky i fundit, pas përdorimit disa vjeçar e ka shitur sërish. Gazeta po llogarit sot se sa para do të paguajë blerësi i dytë i makinës në rast të shitjes së saj, pas hyrjes në fuqi të taksës së makinave të përdorura. Formula është e thjeshtë në parim. Vlera e pagesës është sa diferenca mes taksës së re dhe doganës së paguar për makinën. Por shitësi, nuk është se e ka paguar vetë doganën. Për këtë arsye, ai duhet të dijë si llogaritet dogana për makinën që ai do të shesë.

Shembulli

Më e thjeshtë kjo llogari bëhet po të marrim një shembull.
Sipas statistikave, shumica e makinave në Shqipëri janë mbi 10 vjeçare. Kështu një individ ka blerë një makinë me naftë 2000 kubik, prodhim i vitit 1995. Makina ka hyrë në Shqipëri në vitin 2005 dhe është zhdoganuar në atë vit. Individi e ka blerë makinën në vitin 2008, pasi është përdorur në Shqipëri. Sot, në vitin 2010 ai vendos ta shesë makinën. Për të gjetur sa para do të paguajë për shtetin, atij i duhet të llogarisë doganën e paguar në vitin 2005. Me ligin e vjetër, dogana e një makine nafte me motor 2000 kubik dhe me vit prodhimi 2000, do të llogaritej me formulën, taksë fikse x cilindrat x koeficient për vit prodhimi. Në rastin tonë, 25000 lekë (taksa fikse për naftën) x 2000 (kubatura e motorit) x 0.0048 (koeficienti për makinat mbi 10 vjet). Me ligjin e vjetër, dogana që do paguhej do të ishte 240 mijë lekë. Pra kjo është shuma e paguar nga blerësi i parë.

Me ligjin e ri, që ka hyrë në fuqi, nuk ka më doganë, por taksë për automjetet e përdorura. Sipas formulës, kjo taksë llogaritet, cilindrat x koeficient fiks për vit prodhimi x taksë fikse për llojin e karburantit. Në rastin tonë do të kishim, 2000 (kubatura e motori) x 0.5 (koeficienti fiks) x 15 (vitet e prodhimit të makinës) x 25 (koeficienti për naftën). Me ligjin e ri, taksa e makinës do të ishte 375 mijë lekë. Pagesa që duhet të bëjë individi për shitjen e makinës është diferenca mes taksës së re dhe doganës së paguar në vitin 2005. Pra nga 375 mijë lekë që është taksa e re, zbriten 240 mijë lekë që ishte dogana e vitin 2005. Në rast shitjeje sot të makinës, individi do të paguajë 135 mijë lekë për llogari të shtetit. Me anë të këtij shembulli, të gjithë ata që kanë blerë makina me targa, mund të llogaritin vetë se sa është dogana e paguar nga shitësit e makinës dhe sa do të jetë taksa që do të paguajnë ata vetë, në rast të shitjes së makinës. Nga llogaritje del qartë se makinat e vjetra, nuk kanë ndonjë leverdi të madhe të shiten. Ligji i ri i financave përcakton qartë se blerja e makinave të reja do të kushtojë më lirë, por cenon rëndë shitjen e makinave të përdorura. Në një vend si Shqipëria, ku shumica e makinave janë mbi 10-vjeçare, ka shumë mundësi që njerëzit të mbajnë deri në pamundësi riparimi makinat e vjetra, sesa t’i shesin ato dhe të paguajë tarifa milionëshe për të mbushur arkën e financave.

Dy llojet e taksave

Dogana e vjetër e makinave

Taksa fikse x cilindrata e motorit x koeficienti i viteve të përdorimit;
“Taksa fikse” për çdo autoveturë dhe mjet tjetër, me benzinë, caktohet 20 000 lekë dhe për çdo autoveturë dhe mjet tjetër, me naftë, 25 000 lekë;
“Cilindrata e motorit” është vëllimi i dhomës së djegies së motorit, i shprehur në centimetër kub (cm3);
“Koeficientët e viteve të përdorimit” janë si më poshtë:
i) deri në 2 vite përdorimi 0,0016;
ii) mbi 2 deri në 4 vite përdorimi 0,0024;
iii) mbi 4 deri në 7 vite përdorimi 0,0029;
iv) mbi 7 deri në 10 vite përdorimi 0,0032;
v) mbi 10 vite përdorimi 0,0048.

Taksa e re e makinave të përdorura

Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks për çdo vit përdorimi x taksa fikse për llojin e karburantit.
“Cilindrata e motorit” është vëllimi i dhomës së djegies së motorit, i shprehur në centimetër kub (cm3);
“Koeficientët e viteve të përdorimit” është 0.5 për çdo vit
“Taksa fikse” për çdo autoveturë dhe mjet tjetër, me benzinë, caktohet 20 dhe për çdo autoveturë dhe mjet tjetër, me naftë, 25
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14

Re: Taksa te reja anti-ndotje per automjetet

Postonga DNP » 29 Korrik 2010, 18:25

Financat: Kush përfiton nga taksa e re e makinave | Gazeta Panorama | 29/07/2010 - 09:32

Cilindrata, viti i prodhimit dhe lloji i karburantit që përdorni për makinën tuaj do të kenë rol të rëndësishëm në taksën që do të paguani, nëse mendoni të importoni apo të shisni atë që keni

Zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj, gjatë një interviste për televizionin “Klan” u shpreh dje se udhëzimi i ri për këtë taksë të re vjen në kuadër të një sërë detyrimesh që duhen përmbushur. “Kjo është në vazhdën e detyrimeve që ne kemi ndaj qytetarit për një ambient të pastër, si dhe detyrimin në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare për të marrë masa për të ruajtur ambientin”, sqaroi Rushaj. Ndërkohë, që lidhur me taksën e re për makinat, që ka hyrë në fuqi së fundmi, zëvendësministri sqaroi se cilat janë pikat që garantojnë një taksë më të lirë për pronarët e automjeteve. “Udhëzimi në total i referohet cilindratës së mjetit, vitit të prodhimit dhe llojit të karburantit, kjo me filozofinë që nëqoftëse përdor benzinë, taksa është më e vogël sesa kur përdor naftë. Po kështu, makinat që kanë më pak vite përdorimi në Shqipëri kanë një taksë më të lirë sesa ato që kanë jetëgjatësi më të madhe sesa të parat”, u shpreh zëvendësministri i Financave. Në thelb, taksa e re e makinave favorizon mjetet që janë prodhuar më vonë, pra kanë më pak vite përdorimi, makinat që kanë një cilindrat të ulët dhe që punojnë me lëndë djegëse me sa më pak impakt në ambient.
Përllogaritja e taksës
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Financave përcakton se përllogaritja e taksës së importit të një makine apo të shitjes së saj brenda vendit do të bëhet përmes një formule standarde. Taksa e re e makinës përllogaritet, duke përfshirë cilindratën, koeficientin fiks për çdo vit përdorimi, si dhe taksën fikse për llojin e karburantit. Kështu, nëse marrim si shembull importimin e një automjeti me cilindratë 2500 cm3, e prodhuar në vitin 2005, dhe që punon me naftë, përllogaritja e taksës do të ishte: 2500 cm3 x 5 (vite që nga prodhimi 2010-2005) x 0.5 koeficenti fiks për çdo vit përdorimi x 25 taksa fikse për llojin e karburantit, taksa që duhet të paguhet në fund është 156,250 lekë.
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14

Përpara

Kthehu tek Ndotja e ajrit

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor

cron