Ndotja e ajrit ne Elbasan

Diskutime, komente dhe pyetje rreth ndotjes së ajrit.

Ndotja e ajrit ne Elbasan

Postonga Edvin » 03 Prill 2011, 12:30

Ndotja nga metalurgjia, rritet numri i të sëmurëve me kancer në Elbasan
2011-04-03
Gazeta Shqip

Prefekti kërkon marrjen e masave ndëshkimore për “Kurum”, si ndotësin kryesor

Elbasani prej vitesh renditet ndër qytetet më të ndotura në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik në Elbasan ka bërë një studim, nga ku ka rezultuar se shifrat e personave të prekur nga kanceri dhe sëmundjet e mushkërive janë tepër të larta. Specialistët shprehen se shkaktari kryesor i shfaqjes së këtyre sëmundjeve është smogu, ndërkohë që ish-Metalurgjiku vazhdon të mbetet ndotësi kryesor. Prej disa muajsh, qyteti i Elbasanit mbulohet nga re të zeza tymi, të cilat janë mbetje industriale të ish-Metalurgjikut, ku zhvillon aktivitetin kompania koncesionare “Kurum”. Kjo e fundit duhej të kishte instaluar impiantin e pastrimit të skrapit prej disa muajsh, por puna është zvarritur nga drejtuesit e kompanisë. Çdo mëngjes, qyteti zgjohet i mbështjellë nga një re e zezë, ndërkohë që askush nuk mban përgjegjësi. Prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallisi, ka kërkuar disa javë më parë marrjen e masave nga Agjencia Rajonale e Mjedisit, për ndotjen që shkakton “Kurum”. Madje, ai ka kërkuar që në rast se nuk merrem masa urgjente nga kompania e huaj, të shkohet deri në mbylljen e aktivitetit të saj.

Përveç ish-Metalurgjikut, shkaktarë të ndotjes së mjedisit në Elbasan janë mbetjet e skrapit dhe mbeturinat urbane. Kështu, depozitimi i mbetjeve të skrapit pranë ujërave të lumit Shkumbin vijon të mbetet një problem shumë serioz për qytetin. Sakaq, fusha e grumbullimit të mbeturinave urbane vazhdon që të mbetet një nga ndotësit kryesorë. Djegia e mbeturinave është shndërruar në një shqetësim të madh për banorët e qytetit dhe me gjithë kërkesat e herëpashershme nuk është marrë asnjë masë për spostimin e tyre në një landfild që të plotësojë kriteret mjedisore. Mbeturinat depozitohen në të njëjtin vend që prej 60 vitesh, ndërkaq që banorët e tri lagjeve jugore të qytetit janë të detyruar të jetojnë 24 orë nën atmosferën ndotëse të djegies së plehrave. Vetëm brenda një dite në fushën e plehrave depozitohen 100 tonë mbeturina. Skarpatet e larta të tyre arrijnë në shtratin e lumit Shkumbin, duke shkaktuar ndotje masive, ndërkaq që tymi që del nga djegia e tyre arrin të depërtojë dhe në banesa.

Ndërkaq, drejtues të bashkisë dhe të prefekturës disa herë janë shprehur se situata është alarmante, por nuk ofrojnë zgjidhje konkrete. Veç qytetit të Elbasanit, zona të ndotura në këtë qark, sipas specialisteve të mjedisit janë edhe Bradasheshi, Baleza, si dhe Përrenjasi, sidomos zona pranë ish-minierës së kromit.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Kthehu tek Ndotja e ajrit

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë