Ndotja e ajrit ne Prishtine

Diskutime, komente dhe pyetje rreth ndotjes së ajrit.

Ndotja e ajrit ne Prishtine

Postonga Edvin » 09 Dhjetor 2009, 23:04

Normat e larta të ndotjes
16.10.2009
Ariana Kasapolli - Selani
Ndotja e ambientit në Kosovë tejkalon normat e lejuara evropiane, ndërkohë që rezultatet, të cilat i posedon Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, tregojnë se vetëm në Prishtinë këto norma tejkalohen për 3 deri në 6 herë më shumë, sesa ato të lejuarat.

Kështu thotë Ilir Morina, kryeshef ekzekutiv i kësaj agjencie, i cili thekson se ekziston një numër i shkaktarëve që ndikojnë negativisht në ndotjen e ambientit.

Por, sipas tij, termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës, me lirimin e helmeve, i tejkalojnë normat e lejuara dhe ndikojnë drejtpërsëdrejti në ndotjen e ambientit.

“KEK-u raporton te ne çdo muaj. ‘Kosova A’ kalon 4-6 herë normat e lejuara evropiane; ‘Kosova B’ 3 herë, e sidomos pluhuri, shkarkimi i hirit që bëhet përmes tymit”, shpjegon Morina.

Ai thotë se në ndotjen e ajrit kontribuojnë edhe automjetet, megjithëse, sipas Morinës, në këtë drejtim ka disa përmirësime, duke marrë parasysh vendimin e autoriteteve për të mos lejuar regjistrimin e automjeteve më të vjetra se tetë vjet.

Ndërkaq, Zeqir Veselaj, ekspert për çështje të ambientit dhe profesor në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se ndotësi më i madh i ambientit në Kosovë është ndërmarrja për prodhimin e nikelit “Feronikeli”. Ai kritikon institucionet qeveritare për neglizhimin e kësaj çështjeje.

“Shkalla e ndotjes që e liron ‘Feronikeli’ është shumë më e rëndë se ajo që e liron KEK-u, sepse aty lirohen metale të rënda që janë shumë problematike dhe të dëmshme, me efekte shumë negative për shëndetin e njeriut”, thekson Veselaj.

Ai thotë se KEK-u, ‘Feronikeli’ dhe industritë e ngjashme nuk e bëjnë monitorimin e ndotësve të ajrit. Por, sipas Veselajt, këtë nuk e bëjnë as autoritetet kompetente për këtë punë.

Zoti Morina, megjithatë, pohon të kundërtën.

“Gjendja mjedisore në përgjithësi në Kosovë është në përmirësim, nuk është alarmante dhe nuk e rrezikon shëndetin e popullatës. Është nën kontroll të Ministrisë së Ambientit dhe nën monitorimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit”, thotë Morina.

Sipas tij, Kosova tashmë është pajisur me një stacion modern për matjen e cilësisë së ajrit dhe pritet që muajin e ardhshëm të publikohen të dhënat zyrtare lidhur me nivelin e ndotjes së ambientit në Kosovë.

Qytetarët, ndërkaq, janë të mendimit se ndotja e ajrit është në nivel të lartë.
Faton Salihu, nga Prishtina, thotë se nuk është i kënaqur me kujdesin e zyrtarëve institucionalë për mbrojtjen e mjedisit.

“Mendoj se ndotja e ambientit është një problem shumë serioz dhe ajo çka na shqetëson shumë, është se nuk ka kurrfarë mbrojtjeje konkrete nga ana e institucioneve”, thotë Fatoni.

Edhe profesor Veselaj vlerëson se zonat urbane janë më të rrezikuarat sa i përket ndotjes së ambientit.

“Për zonat urbane nuk mund të flasim për ajër të pastër, sepse të gjitha këto shkarkime nuk japin hapësirë që qytetarët të thithin ajër të pastër. Mjedisi është një sektor që kushton për ta trajtuar mirë. Seriozisht, duhet pasur resurse financiare, të cilat janë shumë të limituara”, shprehet Veselaj.

Çështja e ndotjes së ajrit në Kosovë ka kohë që është temë debatesh nga më të ndryshmet dhe kjo temë është dëgjuar të përmendet më së shpeshti në diskutimet për ngritjen e një termocentrali të ri dhe standardeve që ai duhet t’i përmbushë për të qenë në pajtim me normat ndërkombëtare.

Radio Evropa e Lire
http://www.evropaelire.org/content/article/1853222.html
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Ndotja e ajrit ne Prishtine

Postonga Edvin » 09 Dhjetor 2009, 23:07

Prishtina, kampione e ndotjes
Tërhequr më 22 Prill 2009
Top Channel

Prishtina del kampione, se paku me mesin e vendeve rajonale, me shkallen me te larte te ndotjes se ajrit.

Sipas vleresimeve te eksperteve te Instituti Kombetar i Shendetit Publik nese ne nje shtet te zhvilluar ndotja e ajrit lejohet te tejkaloje limitin vetem 18 here gjate 1 viti, ne Kosove ky limit eshte tejkaluar 3 me shume, vetem gjate 3 muajve te pare te ketij viti.

Instituti Kombetar i Shendetesise Publike, perkatesisht Departamenti i Ekologjise Humane, ka realizuar matjen e ndotjes se ajrit vetem ne dy pika te Prishtines, ku sipas tyre rezultatet e vlerave tw matura ne kane treguar tejkalim te vlerave maksimale.

Ekspertet e Institutit Kombetar paralajmerojne dhe alarmojne se, po qe se nuk merren masa urgjente do te kete humbje te medha ne jetegjatesine e banoreve do te Kosoves, ku sipas tyre, demi do te shkaktohet ne masa te medha.

“Duhet te merren masa, perndryshe humbjet do te jene te medha”, u shpreh Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-se.

Pas ketyre rezultateve te publikuara, ne mesin e shume rekomabdimeve Istituti i Shendetit Publik. Ata kane kerkuar urgjentisht nga qeveria e vendit qe te perpilohet nje plan aksioni per permiresimin e cilesise se ajrit. E sidomos venjen e rregulles per vendosjen e katalizatorve per te gjitha automjetet e qarkullimit. Per me teper eshte kerkuar qe kerkesat e Institutit te aprovohet me procedura urgjente edhe nga Parlamenti i Kosoves.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri


Kthehu tek Ndotja e ajrit

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor