Baret ku ndalohet duhani ne Tirane

Diskutime, komente dhe pyetje rreth ndotjes së ajrit.

Re: Baret ku ndalohet duhani ne Tirane

Postonga Edvin » 16 Dhjetor 2009, 14:59

Listes se bareve ku ndalohet duhani i shtohet dhe:

5. Bar Artisti, perballe me liceun artistik ose universitetin Luarasi.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Baret ku ndalohet duhani ne Tirane

Postonga Edvin » 19 Janar 2010, 17:57

Sipas faqes se Faceboook, Stop Duhanit neper Bare e Restorante (http://www.facebook.com/pages/STOP-DUHA ... 0584764226), jane edhe dy lokale te tjere qe ndalojne duhanin:

6. Buka Franceze, Blloku

7. Lokali Fresku, Ne hyrje te komunes Dajt
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Baret ku ndalohet duhani ne Tirane

Postonga Dani » 24 Janar 2010, 00:28

Edvin, me siper ke lisuar 4 e jo 5 bare pa duhan. :)

Me duket se edhe tek Buket Franceze ne hyrje te bllokut nuk lejohet duhani.
Gjithashtu sic kishte shkruar edhe dikush tek grupi i FB (STOP DUHANIT NEPER BARE E RESTORANTE),
eshte edhe restorant piceri "Fresku" ne Dajt.

Te shpresojme qe te shtohet numri...

Jam dakord edhe me parafolesin ne idene qe duhet filluar me politikat kunder duhanpirjes qe ne tregetimin e duhanit, rritjes se taksave dhe te cmimit, si nje hap te pare drejt ndergjegjesimit.
Dani
 
Postime: 2
Antarësuar: 24 Janar 2010, 00:15

Re: Baret ku ndalohet duhani ne Tirane

Postonga Edvin » 03 Shkurt 2010, 21:25

Listes i shtohet edhe nje lokal i ri qe ndalon duhanin:

8. Bari i Universiteti Europian te Tiranes (UET)
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Baret ku ndalohet duhani ne Tirane

Postonga Edvin » 05 Tetor 2010, 21:09

nje bar/cafe i ri ne liste:

9. Gregorie's, kati i pare i kullave binjake perballe piramides
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Baret ku ndalohet duhani ne Tirane

Postonga Edvin » 05 Shtator 2011, 10:11

05 Shtator 2011 - 07:36 | Shqiperi
Task-forcë, nis sot kontrolle për ligjin antiduhan

TIRANE- Duke filluar nga fillimi i kësaj jave, ndëshkimi për ata që nuk respektojnë ligjin, për ndalimin e duhanit në ambiente publike do të jetë më i madh. Që kur ka hyrë në fuqi ligji antiduhan në vendin tonë është zbatuar shumë pak për të mos thënë aspak, në lokale duhani vijon të pihet normalisht. Po ashtu edhe në ambiente të tjera publike si në shkolla apo universitete. Për këtë arsye, në një urdhër të veçantë të ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili që mban datën 2 shtator 2011 urdhërohet krijimi i një Task-force nga bluzat e bardha me qëllim ndërgjegjësim dhe inspektim në luftën kundër duhanit. Kryetari i kësaj Task-force Roland Shuperka ka sqaruar se lokalet do ta kenë të vështirë t'i shpëtojnë gjobës së vendosur në rast kundravajtje të ligjit. Gjoba këto që do nisin nga 50.000 lekë duke shtuar kamatë vonesën. Ligji antiduhan i miratuar kohë më parë nuk ka arritur të gjejë zbatim të plotë, Task-forca është ngritur për këtë qëllim, për të mbushur të gjitha boshllëqet e ligjit. Ky aksion do të përbëhet nga 10 vetë, 8 specialistë të shëndetit dhe 2 juristë. Aksioni do të nisë ditën e hënë, fillimisht në Tiranë dhe më pas në rrethe.
(s.g/balkanWeb)
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Ligji antiduhan, gjobiten 140 subjekte në Tiranë

Postonga Edvin » 30 Nëntor 2011, 02:21

29 Nëntor 2011 - 16:34 | Shqiperi

Ligji antiduhan, gjobiten 140 subjekte në Tiranë

TIRANE- Subjektet private apo shtetërore që tolerojnë konsumimin e duhanit në ambiente të mbyllura do të përbalen me gjoba të larta, por edhe me pezullim të aktivitetit, nëse fenomeni përsëritet. Apeli vjen kësaj radhe nga kreu i Task Forcës Antiduhan, Roland Shuperka, i cili informon se vetëm gjatë nëntorit në Tiranë janë gjobitur 140 subjekte.

“Po paguhen gjobat e para vullnetarisht, këto gjoba janë taksative. Në momentin që kjo gjobë vendoset merr formën e prerë dhe nëqoftëse subjekti nuk e paguan brenda 10 ditëve me vlerën 50 mijë lekë të reja, do të detyrohet që cdo ditë të paguajë kamatë vonesë 2% që në fund të muajit shkon në vlerën 80 mijë lekë”, tha Shuperka.

Ndryshimet në ligj parashikojnë që gjoba e vënë nga Task Forca Antiduhan, përbën titull ekzekutiv dhe si e tillë në rast mospagimi nga subjektet, vjelja e gjobës bëhet nga gjykatat nëpërmjet Përmbarimit.
(m.a/News24/BalkanWeb)
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Ligji antiduhan, gjobiten 140 subjekte në Tiranë

Postonga Era » 01 Dhjetor 2011, 12:43

Edvin shkroi:29 Nëntor 2011 - 16:34 | Shqiperi

Ligji antiduhan, gjobiten 140 subjekte në Tiranë

TIRANE- Subjektet private apo shtetërore që tolerojnë konsumimin e duhanit në ambiente të mbyllura do të përbalen me gjoba të larta, por edhe me pezullim të aktivitetit, nëse fenomeni përsëritet. Apeli vjen kësaj radhe nga kreu i Task Forcës Antiduhan, Roland Shuperka, i cili informon se vetëm gjatë nëntorit në Tiranë janë gjobitur 140 subjekte.



Me se fundi nje lajm i mire.
Ne shume klube eshte e shkruar qe ndalohet pirja e duhanit por askush nuk e merr parasysh... shpresoj te kete pak efikasitet kjo gjobitje per te ardhmen.
Avatari i antarit
Era
 
Postime: 21
Antarësuar: 30 Tetor 2011, 17:27

Re: Baret ku ndalohet duhani ne Tirane

Postonga Edvin » 16 Janar 2012, 17:21

Shihet se disa nga baret ne Tirane po e respektojne ligjin e ndalimit te duhanit. Megjithese nuk jane te gjitha baret, prape nje numer baresh qe ndalojne, krijojne mundesine per joduhanpiresit te kalojne caste jo vdekjeprurese kur duan te pijne nje kafe.
Me ne fund pak perparim ne Shqiperi!
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Femrat, shkelëset më të mëdha të “anti-duhanit”

Postonga Edvin » 20 Janar 2012, 12:37

20 Janar 2012 - 08:35 | Shqiperi

Femrat, shkelëset më të mëdha të “anti-duhanit”

TIRANË- Gjobat e vendosura për shkeljen e ligjit antiduhan kanë nisur që të paguhen. Kjo deklaratë është dhënë nga kryetari i grupit task-forcë, Roland Shuperka. Në total janë vendosur 197 gjoba për subjektet që kanë shkelur ligjin, 31 prej tyre janë paguar brenda fatit 10 ditor, duke shmangur kamatë vonesën prej 2% që shtohet çdo ditë.

Ndërsa 122 gjoba të tjera janë bërë urdhër ekzekutimi nga Përmbaruesit privat. Sipas Shuperkës shkelësit e ligjit janë pronarët e lokaleve që pretendojnë se po ndaluan cigaren në lokalet e tyre do t`ju bjerë puna, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Gjithashtu ai thekson se është vërejtur edhe një tjetër fenomen, ku rreth 75% e subjekteve private janë të gatshëm të japin para nën dorë për të mos paguar gjobën.

Ndërsa përsa i përket shklesave më të mëdhenj ato janë femrat. Kjo gjë sipas specialistit të duhanit Roland Shuperka, ndodh për arsye sepse një pjesë e duhanpirëseve femra, sidomos ato në moshën e gjimnazit dhe në universitet nuk e konsumojnë cigaren në shtëpi apo në rrugë, dhe vendi i vetëm ku mund të pinë duhan janë lokalet.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

MëparshmePërpara

Kthehu tek Ndotja e ajrit

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë