Midhja e zezë pastrusja e mjediseve detare.

Diskutime, komente dhe pyetje rreth biodiversitetit.

Midhja e zezë pastrusja e mjediseve detare.

Postonga Nertila » 08 Maj 2011, 17:48

Midhja e zezë (Mytilus galloprovincialis Lamark 1819) shpëtimtarja e mjediseve detare nga ndotja e akuakulturës së peshkut.


Midhja e zezë është një organizëm ujor i cili rritet në mjedise detare. Ushqehet me anë të filtrimit të ujit, kryesisht me lëndën organike që ndodhet në kolonën ujore. Kjo midhje në vendin tonë është autoktone e brigjeve detare por në shumë vende të botës ajo është një specie invasive. Pozicionohet një nga 100 speciet invasive më të rrezikshme në botë. Rritet kryesisht në substrate të forta natyrale si shkembinj apo edhe mbi substrate artificiale si bunkerë pjesë të betonuara etj.
Kjo specie falë vetive të saj ushqyese përdoret si je nga ushqimet me të pëlqyeshme në tavolinat tona dhe kjo ka bërë që të rritet dhe kultivimi i saj në disa vende të botës.
Në shumë vende të botës ashtu si dhe ne vendin tone ka marrë një zhvillim te madh akuakultura e peshkut.
Ky lloj aktiviteti ka nje impakt shumë të madh në ndotjen e brigjeve detare. Ushqimi I peshkut me bazë organike dhe jashtëqitjet e peshqëve e risin shumë lëndën organike në masën ujore duke çuar kështu në një eutrofikim të këtyre mjediseve.
Ndërthurja e akuakulturës së midhjes me atë të peshkut është parë si një zgjidhje e mirë për të zvogëluar impaktet negative mjedisore të akuakulturës së peshkut.
Falë aftësisë së saj filtruse M. galloprovincialis largon lëndën organike që ndodhet në kolonën ujore kjo e fundit e rritur nga lënda ushqyese e peshkut dhe nga jashtëqitjet e peshqëve. Cilësitë që I japin epërsi kësaj specie ne raport me speciet e tjera të ngjashme që të përdoret si një pastruese e mirë janë rritja e shpejtë dhe fakti që është një specie e tregtushme. Në këtë mënyrë zvogëlohet lënda organike në ujë por njëkohësisht rritet dhe biomasa e lëndës së mishtë të midhjes e cila më pas tregëtohet.
Rritja e midhjes pranë akuakulturës së peshkut ka një rëndësi të madhe pasi arrihet zvogëlim I eutrifikimit dhe një kohësisht ekonomizim I mjediseve detare.
Nertila
 
Postime: 5
Antarësuar: 02 Maj 2011, 19:21

Re: Midhja e zezë pastrusja e mjediseve detare.

Postonga Edvin » 09 Maj 2011, 23:34

Midhjet kane nje histori te gjate te pushtimeve te mjediseve ujore ku ato ishin aliene. Rasti me i njohur eshte ai i midhjes se Kaspikut (midhja zeber), qe eshte perhapur ne SHBA dhe po i kushton qindra miliona dollare ne vit shtetit federal per te luftuar demet qe kjo midhje shkakton ne infrastrukture dhe bioten e liqeneve e lumenjve ku tashme eshte perhapur. KJo midhje e ujrave te embla, kolonizon cdo siperfaqe te forte, duke bllokuar shpesh tuba, kanale dhe bile edhe turbina neper hidrocentrale. Efekti tjeter qe kane shkaktuar ne liqene e Amerikes se veriut, eshte se ngaqe filtrojne ujin ne sasi te medha, kane reduktuar planktonin dhe lenden organike ne uje, duke rezultuar ne ujra me te pastra per t'u pare, por te varfra ne ushqim per llojet qe jetojne ne keto liqene.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri


Kthehu tek Biodiversiteti

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë

cron