Rritja e popullsise dhe impakti i saj mbi mjedisin

Pyetje, diskutime dhe postime rreth çështjeve social-ekonomike & tema të jetesës në harmoni me mjedisin.

Rritja e popullsise dhe impakti i saj mbi mjedisin

Postonga ornela » 20 Prill 2011, 21:00

Nje nga debatet me te medha ne lidhje me ceshtjet e mjedisit, eshte raporti dhe impakti qe ka mbi mjedisin rritja e popullsise. Ne librin e tij “Esse mbi parimin e popullsise” Thomas Malthus doli ne perfundimin se rritja e pakontrolluar e popullsise do te kufizohej nga burimet natyrore e limituara. Sipas tij kur rritja eshte e pakontrolluar rriten ne progresion gjeometrik, ndersa mjetet e jeteses rriten ne progresion aritmetik.
Qe prej kohes se shkrimit te ketij libri ka pasur edhe shkrimtare ekonomiste te tjere te cilet kane shkruar mbi shqetesimin qe lidhej me rritjen e popullsise dhe impaktin qe do te kishte ky faktor ne faktoret mjedisore. Vernon Rutttan identifikoi 3 vale shoqeria njerezore tregoi shqetesim per ceshtjet lidhur me mjedisin.
Vala e pare ndodhi ne fund te vite 40’ dhe ne fillim te viteve 50’ e perqendruar tek burimet natyrore te tilla si toka, uji dhe burimet energjitike, te cilat lidheshin me zhvillimin ekonomik te vendeve me nje popullsi ne rritje.
Vala e dyte u identifikua ne fund te viteve 60’ dhe ne fillim te viteve 70’ , gjate se ciles u shtua edhe nje element tjeter shqetesimi si per shembull aftesine qe do te kishte mjedisi per te perthithur produket kimike te dala nga teknologjite moderne te tilla si ndotja e ajrit dhe ujit nga fabrikat, pesticidet, mbetjet radioaktive, mbetjet shtepiake etj. Ketyre shqetesimeve u vune theksin shtetet e industrializuara te cilat kerkonin qe perkrahe rritjes ekonomike dhe komoditeteve, te kishin edhe nje mjedis sa me te paster ndaj problemeve te identifikuara ne ate kohe.
Vala e trete u identifikua ne fund te viteve 80’ dhe ne fillim te viteve 90’ ku u shtua edhe nje fokus per tu zgjidhur, ndryshimet qe po ndodhnin ne shkalle boterore te cilat perfshinin shiun acid (te shkaktuar nga emetimi me sasi te madhe te acideve ne ambjent), ngrohja globale, dhe vrima e ozonit. Per kete ne vitin 1997 u mbajt Konferenca e Kyotos mbi Ndryshimet Klimaterike Globale, ku u nenshkrua edhe nje protokoll per zgjidhjen e ketyre problemeve te shfaqura ne valen e trete. Keto probleme u konsideruan te veshtira per tu zgjidhur pasi perfshinin te gjitha shtetet dhe kufuzimet qe keto vende duhet te benin ne territorin e tyre. Shqetesim tjeter i shtuar kohet e fundit eshte edhe zhdukja e botes se eger (te specieve dhe bimeve).


Popullsia boterore perpara perfundimit te Luftes se Dyte Boterore numerohej 1.6 bilion, ndersa pas perfundimit te saj dhe deri ne fund te shekullit te XX popullsia boterore arriti ne shifrat 6.1 bilion njerez.
Ky numer i madh njerezish u rrit si shkak i permiresimit te teknologjise, uljes se vdekshmerise dhe rritjes se fertilitetit te popullsise. Sipas ketij ritmi, ne vitin 2050 popullsia boterore mendohet te kapi shifrat 9.2 bilion. Nje shifer shume e madhe per siperfaqen e Tokes. Pjesa me e madhe e popullsise rritet ne vendet e varfra sesa ne vendet e pasura.
Ekologjistet dhe ambjentalistet jane te shqetesua si per speciet njerezore ashtu edhe ato jonjerezore, ndersa politikeberesit dhe grupet e ndryshme sociale jane te fokusuar zakonisht vetem ne zhvillimin dhe mireqeninie e njerezve. Ata i shkojne kafshet dhe mjedisin si nje element ku vetem shoqeria njerezore duhet te kete perfitim. Eshte pikerisht ky mentalitet qe duhet te ndryshohet dhe te merren masa sa me te menjehershme per te bere kthesen.
Te tjera shqetesime qe lidhet me mjedisin jane edhe zhdukja e pyejeve tropikale, ndryshimi i klimes, keqperdorimi i pesticideve dhe antibiotikeve te cilet kane bere te mundur qe te shtohen bakteret rezistente ndaj tyre dhe te shtohet keshtu mundesia e perhapjeve te semundjeve te ndryshme. Keto jane efektet e drejteperdrejta qe ka rritja e popullsise se njerezimit pasi shume pak vende kane mbetur ne planet ku impakti I njeriut nuk eshte ndjere. Njeriu ka ekspoluar dhe ka lene gjurmet e veta ne cdo cep te globit. Nderkohe qe popullsia dhe nevojat tona rriten, ne po i leme cdo here e me pak vend botes se eger. Bota e eger eshte nen kercenimin e aktiviteteve te ndryshme te njeriut, qe nga shkaterrimi i habitanteve natyrore, deri tek perhapja e specieve “pushtuese” dhe semundjeve. Speciet te ashtuquajtuara pushtuese, jane speciet te cilat nuk jane pjese e ekosistemeve por qe zhvillohen dhe rriten ne keto mjedise duke prishur ekosistemin dhe kafshet qe jetojne ne te. Te tilla mund te jene alga, kandra, dhe bakterie qe shumohen ne meyre shume te shpejte dhe qe prishin ekuilibrin e mjedisit ku rriten.
Pothuajse te gjitha ekosistemet jane duke u perballur me kercenime te ndryshme. Cdo kercenim i ri, eshte nje stres shtese mbi ekosistemet tashme te dobesuar. Semundjet jane nje pjese natyrore e ketyre ekosistemeve. Ekosistemet e shendosha kane zhvilluar mekanizma mbrojtje ndaj ketyre semundjeve perpara se keto te perhapen dhe te kene pasoja shume te medha.


Ne ekosistemet te demtuara, per shak te humbjes se bidiversitetit dhe kercenime te tilla si zhdukja e habitantit, ngohja globale, ndotesit e ndryshem ose speciet pushtuese, bota e eger dhe ekosistemet jane me te prekshme nga semundjet. Ngrohja globale sjell pasoja te tilla si rritja e tempreratures ne siperfaqen tokesore dhe shkrirjen akujve ne polet. Rritja e temperaturave ne pole sjell jetesen e pamundur te kafsheve qe jetojne ne keto vende. Shkrirja e akujve sjell gjithashtu rritjen e nivelit te ujit dhe zhdukjen e kafsheve dhe bimeve prane deltave ose prane brigjeve detare. Gjithashtu rritet edhe erozioni ne siperfaqe te ndryshme, con ne zhdukjen e tokave bujqesore. Rritja e temperatures con ne rritjen e agjenteve bakteriale dhe viruseve te ndyshme qe perhapen me lehtesi per shkak te kushteve atmosferike. Shtimi i algave qe rriten ne lumenj te ndryshem, jane helmues dhe keshtu ato ulin masen e peshqeve ne lumenj, helmojne ujerat e pijshme dhe behen burim per shtimin e agjenteve bakteriale.
Nje tjeter shqesim per rritjen e popullise ne siperfaqen e Tokes eshte se ne kete mase do te duhet te rritet edhe ushqimi qe duhet per te ushqyer kete mase popullsie. Por e gjitha kjo ka kosto shume te madhe per boten shtazore dhe pyjet, kjo sepse shume me shume kafshe do te perdoren per konsum, por kjo do te thote qe do te reduktohet gjeja e gjalle. Efekti i konsumit te madh te produkteve shtazore ka efekt shume negativ edhe tek bota e eger e kafsheve pasi do te kene me pak me se te ushqehen, dhe kjo do te coje ne reduktimin e madh te kafsheve te egra. Zhdukja e kafsheve te egra vjen si pasoje edhe zhdukje s se habitanteve natyrore te ketyre kafsheve, pasi duhen toka te reja per te sistemuar popullsine ne rritje. Nje nder rastet me te hidhura per tu permendur eshte zhdukja masive e arinjve Panda ne Kine pasi, ky shtet eshte duke u rritur cdo dite e me shume, dhe me hapjen e tokave te reja jane zhdukur pyjet natyrore dhe ushqimin baze te ketyre kafsheve qe eshte bambuja, dhe qe perdoret nga popllsia kineze per te ndertuar shtepite dhe si mjet per te bere tregeti . Ne 2006 numeroheshin 1000 specie, ndersa sot numerohen 239 specie . Me keto shifra shikohet fare qarte ndikimi i rritjes se popullisise.
Jo vetem kafshet rrezikojne te zhduken por edhe burimet e ndryshme natyrore qe njeriu i perdor per energji. Te tilla jane nafta, qymyri, druri, gazi natyror etj. Do te shtohet kerkesa per perdorimin e sa me teper energjie per te plotesuar kerkesat gjithmone e ne rritje te popullsise, sidomos me rritjen e teknologjise. Kohet e fundit po verehet kriza dhe po ndoshin konflikte per pasjen ne pronesi te ketyre resurseve. Parashikohet nje kohe kur nafta do te mbaroje dhe kjo do te sjelle pasoja shume te medha jo vetem per njerezit.

Deri atehere mund te jene zhvilluar forma energjie te tjera qe mund te plotesoje nevojat por me mbarimin e ketij burimi, pllakat kontinentale do te zhvendosen per te plotesuar boshellekun dhe kjo do te kete rezultat termete te fuqishme. Kohet e fundit jane zhvilluar edhe energjite berthamore per te plotesuar kerkesen per energji, dhe mbetjen e tyre reaktive zhvendosen ne gropa malesh dhe pasojat per vendin ku ato vendosen jane te pariparueshme.
Ka patur shume raste kur keto mbetje jane derdhur ne mjedis dhe pasojat kane qene katastrofike. Ato zhdukin bimet dhe kafshet ne rreze te medha(ne koncept hapsire).
Gjithashtu duhet permendur se me rritjen per konsum te produketeve, rritet edhe sasia e mbetjeve urbane. Keto mbetje urbane jane burimi numer nje per zhvillimin e baketereve dhe semundjeve qe mund te perhapen si tek njerezit ashtu edhe tek kafshet. Ka shume mbetje te tilla si ato plastiket te cilat te hedhura te toke mund te shkaktoje helmim te tokes, per asimilimin e tyre plotesisht i duhet 20 vjet.
Kjo vlen edhe per kafshet e botes ujore, pasi me shume peshq do te konsumohen, dhe kjo con qe koha e kapjes se peshkut do jete me e shpejte sesa koha qe u duhet ketyre peshqeve per tu riprodhuar dhe per ta mbajtur sasine e peshqeve konstant ne ujera. Efekt negativ do te kete edhe mbi boten e gjalle qe jeton ne ujera dhe qe ushqehen me peshq. Nje konsum i madh i peshqeve do te thote reduktim masiv te kafsheve te egra qe jetojne me baze peshku te tilla si zogjte, fokat, balenat etj dhe bashke meto zhduket edhe nje ekosistem i tere. Zhdukja e ketyre ekosistemve con edhe ne prishjen e zinxhirit natyror, dhe e gjitha kjo per egoizmin e njerezimit.
Rrezik tjeter qe vjen si pasoje e rritjes se popullsise eshte edhe emetimi i madh i dioksidit te karbonit ne atmosfere. Kjo sepse me rritjen e popullsise rriten edhe nevoja per mallra te tjera dhe te ndryshme. Rritja e kesaj kerkese ben qe fabrikat te punojne me kapacitete me te medha dhe ne kete menyre emetimin me te madhe te gazrave ne ambjent te hapur. Leshimi i sasive te medha shkakton demtime serioze per njeriun, por edhe per mjedisin pasi rritet sasia e helmeve qe bien ne toke, sasia e mbetjeve te ketyre fabrikave dhe qe nje pjese e mire e tyre perfundon ne ujerat rrjedhese dhe ndotja e ketyre ujerave ka pasoja katastrofike mbi kafshet dhe bimet. Nje nder ndotesit me te medhenj eshte Kina qe ndikimi i fabrikave te saj ka shkuar deri ne Amerike. Gjithashtu emetimi i dioksidit te karbonit behet edhe nga mjetet motorike te ndryshme, sidomos makinat personale perbejne ndotesit kryesore.


Keto leshojne sasira te medha dioksidi karboni dhe mjedisi nuk ka kapacitetin e duhur per perthithjen e kesaj sasie pasi pjesa me e madhe e pyejeve jane prere per te te plotesuar disa nevoja afat shkurtera per njerezit, nderkohe qe rekuperimi i ketyre demeve kerkon dekada.
Kjo teme eshte shume e gjere ku mund te thellohesh per cdo faktor dhe impakt qe ka rritja e popullsise ne mjedis. Si konkluzion mund te themi se duhen marre masa urgjente per frenimin e shtimit te popullsise ne rang global.
Ne qofte se parashikimet te bera nga demografet do te jene te verteta, atehere nuk do te kete vend te mjaftueshem per te gjithe dhe kjo do te sjelle kaos, luftra mbi resurset natyrore dhe ushqimin. Keto do te jene pasojat qe do te kete mbi vet njeriun.
Njeriu eshte ne nje lidhje korrelative me mjedisin. Kjo do te thote qe prishja e njerit ekuiliber do te thote prishja edhe ekuilibrit tjeter. Por ne rast se shkaterrrimi eshte i mjedisit, atehere edhe njerezit nuk do te mbijetojne shume gjate. Mbijetesa e njeriut eshte teresisht e varur nga mjedisi pasi njeriu aty I gjen te gjitha mjetet. Si ushqimi qe eshte primar, deri tek aktiviteti ekonomik I cili eshte themelor per shoqerine. Shfrytezimi ne mase i te gjitha resurseve natyrore ne nje kohe shume te shkurter sjell degradim shume te shpejte te mjedisit. Toka kerkon nje afat te caktuar kohor per riaftesimin e burimeve te perdorura nga njeriu, dhe pikerisht kjo eshte ajo cka nuk ben njeriu. Kjo vjen si pasoje qe popullsia eshte rritur ne menyre shume te shpejt brenda nje shekulli, dhe duhet te perdore me teper burime.
Pikersisht per kete vjen edhe reduktimi ne mase i ushqimit boteror si per shembull bota e kafsheve, peshqit dhe kafshet qe jetojne ne uje, te bimesise dhe ne mase te madhe te pyejeve. Njeriu duhet te marre masa drastike per te kthyer marredhenien njeri-natyre ne ekuiliber.
Duhet te ndermarre politika per reduktimin e popullsise, per uljen e lindshmerise se popullisise, te marre masa per shtimin e pyjeve, mbrojtjen e kafsheve, mbrojtjen e detrave, te zbuloje forma te tjera energjie te cilat nuk kane efekte shkaterruese mbi mjedisin, reduktimin e emetimit te dioksidit te karbonit ne ajer, mbrojtjen e Tokes. Ka ardhur koha qe njeriu te mos mendoje vetem per veten e vet, por edhe per mjedisin qe na rrethon.
ornela
 
Postime: 1
Antarësuar: 28 Mars 2011, 18:49

Kthehu tek Çështje të tjera social-ekonomike & tema mbi jetesën në harmoni me mjedisin

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë

cron