Mbjellja ne trotuare e pemeve frutore espalier

Pyetje, informacione dhe diskutime rreth kopshtarisë dhe rritjes së bimëve në shtëpi e kopshte.

Mbjellja ne trotuare e pemeve frutore espalier

Postonga rita » 06 Shtator 2011, 12:40

Ka nje menyre krasitjeje te pemeve frutore e cila i detyron keto te rriten ne plan. Pemet frutore espalier nuk ndohtin makinat dhe qytetaret me frutat e tyre, prandaj mund te mbillen ne trotuare dhe te kontribuojne ne prodhimin bujqesor.

Imazh

Ne foto: ulli espalier.

Per me shume mund te vizitoni http://tranzicionshqiperi.wordpress.com/2011/09/06/pemet-frutore-espalier-ne-trotuaret-e-qyteteve/.

Rita
rita
 
Postime: 59
Antarësuar: 12 Korrik 2011, 08:37

Re: Mbjellja ne trotuare e pemeve frutore espalier

Postonga Edvin » 07 Shtator 2011, 20:22

Ne Tirane nuk eshte e keshillueshme qe te konsumosh frutat e pemeve qe rriten aty, pasi ato jane tejet mase te ndotura nga bloza e automjeteve. Tani per tani eshte mire qe te mbillen vetem peme per gjelberim e pastrim ajri. Ndoshta ne nje te ardhme, transporti mund te behet me i paster ne Tirane, atehere mund te mbillen peme frutore.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Mbjellja ne trotuare e pemeve frutore espalier

Postonga rita » 09 Shtator 2011, 18:32

E vertete qe do te jene te ndohtura. Por kjo zgjidhje e bujqesise urbane propozohet si pergjigje ndaj pikut te naftes. Teoria e pikut te naftes parashikon ne rastin me te keq deri ne uri masive per shkak te depresionit ekonomik qe pritet te vije. Ndohtja e ushqimit eshte e keqe me e vogel.

Ne cdo rast smogu do te vije cdo vit duke u pakesuar. Pemet mbillen tani dhe kur per shkak te pakesimit te naftes makina me nafte do te kete shume pak ne qarkullim, frutat e tyre do te mund te konsumohen me lirshem. Behet fjale per investim afatgjate, masiv.

Njerezit e varfer do te kene mundesi te zgjedhin nese i konsumojne apo jo frutat e pemeve espalier.

Rita
rita
 
Postime: 59
Antarësuar: 12 Korrik 2011, 08:37

Re: Mbjellja ne trotuare e pemeve frutore espalier

Postonga Edvin » 13 Shtator 2011, 22:05

Shqiperia ka energji te mjaftueshme per nje kalim ne ekonomine e rinovueshme. E ardhmja eshte nje transport elektrik, dhe transport me vaj (biodizel).
Ajri i Tiranes do te pastrohet me ne fund nga tymi qe ze pjesen me te madhe te ajrit. Vetem se toke e lire ka mbetur shume pak. Ne shume vende nuk ka as trotuar, mos te flasim per ndonje cope te vogel toke per mbjellje pemesh :). Por, sic jane ndertuar ato trotuare betoni, ashtu dhe mund te hapen. Mund te vendosen fuci te medha te mbushura me dhe, mund te hapen vrima ne trotuar per mbjelljen e pemeve.
Vetem se ia kam friken konfliktit per pronen. Qe tani njerezit po vriten per pak cm are. Po te nesermen kur buka e gojes varet nga ajo cope toke?
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Mbjellja ne trotuare e pemeve frutore espalier

Postonga rita » 15 Shtator 2011, 20:17

Ne Kube neper qytete kane krijuar shtreter te ngritur ne trotuare dhe i mbjellin me perime. Aty bujqesia urbane u zhvillua kur pas renies se Bashkimit Sovjetik nuk kishin importe ushqimesh.

Ne Kube perimet ne trotuar zoterohen kryesisht nga ndermarrje shteterore.Kurse ne Siatell perimet buze trotuarit mbillen dhe korren nga perdoruesit e pronave ngjitur.

Dhe mbjellja e arroreve ne qytete eshte me interes. Kane rendiment te larte, farat e tyre ruhen lehte, kane shume kalori dhe nuk shkaktojne semundje si konsumi i tepruar i frutave te embla.

Ne Totnes te Anglise psh. aktivistet e tranzicionit kane filluar fushate mbjelljeje te arroreve ne qytet.

Siguria e pemeve/perimeve mund te ruhet me roje sic ruhen makinat sot. Mund te jete nje profesion i ri i se ardhmes :D .

Pemet frutore jane me interes te mbillen edhe nese njerezit do zihen me njeri tjetrin per ti vjele, sepse kane nevoje per pak sherbim.


Mbjellja e pemeve-perimeve mund tw behet dhe nga ana e brendshme e trotuarit dhe kjo pjese e trotuarit privatizohet.

Qe teknologjia, si psh. makinat elektrike, do te vazhdoje te jete zgjidhje e problemeve nuk besoj shume. Historia e se shkuares tregon qe periudhat e rritjes se madhe demografike jane shoqeruar me zhvillime ne teknologjine e kohes. Por pas disa shekujsh zhvillim vinte koha e renies, kur teknologjia rikthehej ne nivele shume te uleta. Psh. shiko si perfundoi perandoria romake dhe u pasua nga erresira e mesjetes.

Cdo civilizim ka rene nje dite. Tek kafshet njihet si fenomen qe kur mbipopullojne ambjentin e tyre e degradojne ne ate shkalle saqe fillon "krasitja" ne mase.
rita
 
Postime: 59
Antarësuar: 12 Korrik 2011, 08:37

Re: Mbjellja ne trotuare e pemeve frutore espalier

Postonga Edvin » 16 Shtator 2011, 00:01

rita shkroi:Ne Kube neper qytete kane krijuar shtreter te ngritur ne trotuare dhe i mbjellin me perime. Aty bujqesia urbane u zhvillua kur pas renies se Bashkimit Sovjetik nuk kishin importe ushqimesh.
Ne Kube perimet ne trotuar zoterohen kryesisht nga ndermarrje shteterore.Kurse ne Siatell perimet buze trotuarit mbillen dhe korren nga perdoruesit e pronave ngjitur.
Dhe mbjellja e arroreve ne qytete eshte me interes. Kane rendiment te larte, farat e tyre ruhen lehte, kane shume kalori dhe nuk shkaktojne semundje si konsumi i tepruar i frutave te embla.
Ne Totnes te Anglise psh. aktivistet e tranzicionit kane filluar fushate mbjelljeje te arroreve ne qytet.
Siguria e pemeve/perimeve mund te ruhet me roje sic ruhen makinat sot. Mund te jete nje profesion i ri i se ardhmes :D
Pemet frutore jane me interes te mbillen edhe nese njerezit do zihen me njeri tjetrin per ti vjele, sepse kane nevoje per pak sherbim.
Mbjellja e pemeve-perimeve mund tw behet dhe nga ana e brendshme e trotuarit dhe kjo pjese e trotuarit privatizohet.
Qe teknologjia, si psh. makinat elektrike, do te vazhdoje te jete zgjidhje e problemeve nuk besoj shume. Historia e se shkuares tregon qe periudhat e rritjes se madhe demografike jane shoqeruar me zhvillime ne teknologjine e kohes. Por pas disa shekujsh zhvillim vinte koha e renies, kur teknologjia rikthehej ne nivele shume te uleta. Psh. shiko si perfundoi perandoria romake dhe u pasua nga erresira e mesjetes.
Cdo civilizim ka rene nje dite. Tek kafshet njihet si fenomen qe kur mbipopullojne ambjentin e tyre e degradojne ne ate shkalle saqe fillon "krasitja" ne mase.


Kam pare dokumentare e kam lexuar artikuj per zhvillimin e bujqesise ne Kube duke pasur shume pak nafte. Dhe kane arritur shume me bujqesine urbane e organike.
Keto luhatjet e qyteterimeve ndodhin, por tani jemi ne nje stad kur si teknologjia, ashtu dhe fuqia e shteteve eshte shume e larte, dhe nese Roma ra nga nje sulm i barbareve, nje gje e tille nuk mund te ndodhe sot. Me e keqja qe mund te ndodhe, eshte qe disa shtete me pasuri e teknologji, vendosin kufij te ashper e vrasin kedo qe guxon te afrohet, ndersa brenda per brenda mbizoteron fashizmi. Ky eshte skenari qe disa institute te shkencave politike parashikojne ne nje bote pa nafte e me ngrohje globale.
Por mbarimi i naftes nuk duhet pare si nje fund, eshte me teper nje mundesi per te nje jetese me te mire.
Makinat elektrike, transporti elektrik e teknologji te tjera, do te jene e ardhmja e transportit. Nese keto gjera ne Shqiperi duken si fantashkence, ne shtetet veriore e perendimore te BE-se po merren masa qe dalengadale keto te behen transporti kryesor. Estonia p.sh. kete vit ofron 700 makina elektrike, dhe shteti do te paguaje gjysmen e cmimit + do t'i jape cdo bleresi 1000 euro per vend-karikimin. 700 makina mund te duken pak, por ky eshte vetem fillimi.
Pastaj energjia e perftuar nga dielli tashme mund te perdoret ne nje sere menyrash dhe nese jetesa pa nafte mund te duket fantashkence, shkoni vizitoni ishullin Samso te Danimarkes, ku nga importues te energjise tashme jane kthyer ne eksportues te energjise ne nje kohe prej vetem 10 vjetesh pasi moren vendimin. Me pare importonin nafte e elektricitet, tani eksportojne elektricitet te prodhuar nga era, kane ngrohje te mjaftueshme te perftuar nga kashta, mbeturina e biogazi, dhe kane filluar te perdorin makina elektrike si dhe makina qe djegin vaj e biogaz.
Pra, cdo gje eshte e mundur.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Mbjellja ne trotuare e pemeve frutore espalier

Postonga rita » 19 Shtator 2011, 11:29

Sipas raportit Hirch bere me porosi te qeverise amerikane, ne 2005-en:

“Epoka e naftës së bollshme dhe të lirë po i afrohet fundit. Lajmi i mirë është se ka mundësi zbutjeje që janë ekonomikisht të leverdisshme dhe janë gati për zbatim.
Lajmi i keq është se nëse tranzicioni nuk organizohet në kohë, dëmtimi i ekonomisë botërore do të jetë i rëndë dhe afatgjatë."

..Pa veprim masiv të paktën 1 dekadë përpara faktit, problemi do të jetë i përhapur dhe afatgjatë.”

Eshte mendim qe ndahet nga shume eksperte. Energjia alternative do te kete mundesi te lulezoje ne ato vende qe nuk do te kene tronditje te madhe ekonomike nga piku i naftes, ngaqe jane pergatitur apo per shkak te faktoreve te tjere. Por aty ku nuk eshte perhapur ne mase, si ne Shqiperi, kolapsi ekonomik nuk do e lere te perhapet me dhe te jete zgjidhje e konsiderueshme.

Gjithsesi energjia alternative nuk e zevendeson dot naften dhe gazin natyror si lende e pare, token dhe pyjet e shkaterruara, burimet minerale ne shterim. Nuk ndalon dot ndryshimin klimatik nese bazohet ne biokarburantet.
rita
 
Postime: 59
Antarësuar: 12 Korrik 2011, 08:37

Re: Mbjellja ne trotuare e pemeve frutore espalier

Postonga Edvin » 19 Shtator 2011, 12:54

rita shkroi:Sipas raportit Hirch bere me porosi te qeverise amerikane, ne 2005-en:
“Epoka e naftës së bollshme dhe të lirë po i afrohet fundit. Lajmi i mirë është se ka mundësi zbutjeje që janë ekonomikisht të leverdisshme dhe janë gati për zbatim.
Lajmi i keq është se nëse tranzicioni nuk organizohet në kohë, dëmtimi i ekonomisë botërore do të jetë i rëndë dhe afatgjatë."
..Pa veprim masiv të paktën 1 dekadë përpara faktit, problemi do të jetë i përhapur dhe afatgjatë.”
Eshte mendim qe ndahet nga shume eksperte. Energjia alternative do te kete mundesi te lulezoje ne ato vende qe nuk do te kene tronditje te madhe ekonomike nga piku i naftes, ngaqe jane pergatitur apo per shkak te faktoreve te tjere. Por aty ku nuk eshte perhapur ne mase, si ne Shqiperi, kolapsi ekonomik nuk do e lere te perhapet me dhe te jete zgjidhje e konsiderueshme.
Gjithsesi energjia alternative nuk e zevendeson dot naften dhe gazin natyror si lende e pare, token dhe pyjet e shkaterruara, burimet minerale ne shterim. Nuk ndalon dot ndryshimin klimatik nese bazohet ne biokarburantet.


Ate po thoja dhe une, qe ndikimi nga kriza e naftes do te jete me i madh ne vendet e papergatitura, si Shqiperia. Te vetmet vende te pergatitura per te jetuar pa tekonologji te larte ne prodhimin masiv te energjise se rinovueshme, eshte Kuba dhe ndonje vend Afrikan, qe per shkak te izolimit nuk kane pasur alternative tjeter: http://news.bbc.co.uk/2/hi/8213617.stm
Energjia e rinovueshme e zevendeson naften dhe gazin, pasi pothuajse per cdo produkt te naftes tani, kemi produkte natyrore qe mund te merren nga bimet. Ne fakt nafta eshte ne perdorim per nje periudhe shume te shkurter kohore, qe nga vitet 1900, dmth kemi nja 120 vjet qe e perdorim--nje periudhe relativisht e shkurter po te marresh historine e qyteterimit njerezor prej 4000 vjetesh. Biokarburantet balancojne karbonin ne atmosfere pasi ne fakt ti po djeg ate qe eshte perthithur nga bimet. Kurse nafta eshte karbon qindra miliona vjecar, qe ti po e djeg per pune 100 vjetesh. Sidoqofte, e ardhmja nuk eshte me biokarburante, por me elektricitet. Makinat, trenat e kamionet do te levizin me elektricitet. Biokarburantet do te perdoren vetem per avione e anije, pasi do te behen teper te shtrenjta per t'u perballuar ekonomikisht.
Sa per gazin, gazi metan prodhohet natyralisht ne shume forma. Thjesht dekompozimi i plehrave dhe jashteqitjeve eshte nje goxha burim per gaz metan. Tani per tani ne thjesht i hedhim ne toke e det keto materiale qe do te ishin shume te vlefshme per prodhim gazi, e per prodhim plehrash per bujeqesine.

Imazh
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Mbjellja ne trotuare e pemeve frutore espalier

Postonga rita » 22 Shtator 2011, 17:44

Po, fatkeqesisht shume pak eshte perhapur energjia alternative tek ne.

Gjeta ne Internet nje manual kinez ne anglisht i cili shpjegon si mund te prodhohet me nje investim minimal biogazi. Kur te kem kohe do perkthej udhezimet mbi ndertimin e kompleksit dhe do i postoj ne faqen e tranzicionit.

Per shumicen e energjive alternative ka mundesi shfrytezimi me projekte te thjeshta ne nivel shtepiak, si furra diellore, bolieri diellor, prodhuesi i biogazit, dizinfektimi diellor etj. Po perpiqem ne faqen e tranzicionit te sjell shembuj konkrete se si cdokush ti ndertoje vete keto.
Nuk e di nese ka ndonje lende ne gjimnaz qe u meson nxenesve si te shfrytezojne energjine alternative.
rita
 
Postime: 59
Antarësuar: 12 Korrik 2011, 08:37

Re: Mbjellja ne trotuare e pemeve frutore espalier

Postonga Edvin » 29 Dhjetor 2011, 18:44

Linke per zhvillimin e bujqesise organike pa perdorur ose duke perdorur shume pak nafte ne qytete ne Kube:

http://news.bbc.co.uk/2/hi/business/1409898.stm
http://news.bbc.co.uk/2/hi/8213617.stm
http://www.twnside.org.sg/title/twr118h.htm
http://www.guardian.co.uk/environment/2 ... anics.food

Imazh
Imazh
Imazh

The Cuban diet is much less fatty and requires less fuel to produce. A far less varied diet than in the West, it is also much healthier. The standard lunch for the farm workers is black beans, potatoes and rice.
Cuban agricultural researcher, Fernando Funes reckons the rest of the world has something to learn from the Cuban agricultural story.
"Well, do you have oil forever? And there also other considerations like global warming, nature conservation... the conventional way of farming generates a lot of damage to the environment and to human health.


Dieta kubane eshte me me pak yndyre, dhe ka nevoje per shume me pak karburant per t'u prodhuar. Sic thote nje fermer kuban: "A do te kemi nafte pergjithmone? Po problemet tjera si ndryshimet klimatike, mbrojtja e natyres...menyra e tanishme e bujqesise prodhon shume deme per mjedisin dhe shendetin e njeriut".
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Përpara

Kthehu tek Kopshtaria & bimët shtëpiake

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor

cron