Riciklimi i mbeturinave ne Shqiperi

Diskutime, komente dhe pyetje rreth mbetjeve të ndryshme të prodhuara nga aktivitetet njerëzore, mbeturinave & riciklimit të tyre

Riciklimi i mbeturinave ne Shqiperi

Postonga Edvin » 09 Shkurt 2010, 14:53

Shpesh degjojme e lexojme artikuj ku ankohet e protestohet per mbeturinat qe jane te shperndara ne te gjithe Shqiperine, dhe i hidhet faji X apo Y qeverie. Po qytetaret a jane pa faj valle ne kete mes? JO, ata jane shkaktaret kryesore te kesaj gjendje, dhe sigurisht qe nje faktor i madh eshte edhe mungesa e informacionit dhe injoranca.

Shume qytetare ankohen se duhet t'i hedhin mbeturinat, pasi nuk ka menyre tjeter dhe s'kane ca te bejne me to. Ky pretendim nuk eshte i vertete. Ekzistojne rreth 80 biznese ricikluese ne Shqiperi, me shumicen e tyre te perqendruara anes autostrades Tirane-Durres. Ne keto biznese mund te riciklosh: leter, karton, plastike, metale, pajisje elektronike, tekstile, qelq, tonera printeri, dru, mobilje, tulla, bateri makinash e shume e shume gjera te tjera. Dhe megjithese shumica nuk jane ambientaliste, thjesht incentiva ekonomike duhet t'i shtyje drejt riciklimit. Cdo kg material qe con ne keto firma ricikluese, paguhet. Te gjithe i kemi pare firmat qe mbledhin mobilje e orendi te perdorura ne kembim te pageses. Nuk i kushton asgje asnje personi, te marre ne telefon keto firma e ne vend qe te hedhe orendite ne trotuare e prane koshave te plehrave, te marre ca para per to. Nje shembull shume i njohur eshte Shtepia e ofertave ne Tirane, apo dhjetera dyqane qe bejne rimbushjen e tonerave te printerit, duke kursyer keshtu para dhe demtim te mjedisit.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Riciklimi i mbeturinave ne Shqiperi

Postonga Edvin » 09 Shkurt 2010, 15:02

Mbetjet plastike dhe demet e tyre

Ekspertet e mjedisit i konsiderojne mbetjet plastike si mjaft te rrezikshme jo vetem per natyren dhe ndotjen e saj, por edhe per shendetin e njeriut. Madje, sipas tyre, lendet helmuese qe prodhohen nga mbetjet plastike ne shume raste jane fajtore per shfaqjen e tumoreve te njerezit.
Periudha kohore e perdorimit te objekteve me lende plastike shpesh eshte e shkurter, por, nga ana tjeter, krijon per mjedisin probleme per nje kohe mjaft te gjate. Keshtu, ekspertet pohojne se per prodhimin e kutive te vogla te kosit ne industri nevojiten vetem 5 sekonda, ndersa per shperberjen e tyre, natyres i duhen mbi 1000 vjet.

Volumi i lendeve plastike te vjetra ne plehrat shtepiake eshte shume i madh. Meqenese nuk prishen, ato mbesin si trupa te ngurte, duke shtuar volumin e malit te mbeturinave. Ekspertet e fushes se mjedisit, nga ana tjeter, sqarojne se gjate djegies se tyre, sipas grupeve te lendeve plastike prodhohen lende kimike si acid klorhidrik. Keto lende me pas shnderrohen ne ndotes te rrezikshem per ujerat nentokesore dhe ato siperfaqesore. Ndersa, theksojne ekspertet, gjate djegies ne shtepi lindin lende helmuese, shkaktare te kancerit.

Ne llojet e shumta te lendeve plastike, PVC ose polivinilkloridi ze nje vend te vecante. Pikerisht per shkak te vetive helmuese qe ka, PVC eshte nje lende plastike shume problematike. PVC prodhohet nga polimerizimi i lendes baze vinilklorid, i cili eshte nje gaz helmues. Ne lenden plastike vinilkloridi, i cili ndodhet ne permbajtjen saj largohet ngadale ne ajer dhe ne ushqimet e paketuara me PVC. Gjate djegies se 1 kg PVC clirohet nje sasi gazi prej 0.5 kg acid klorhidrik.

Aty ku njerezit jetojne dhe punojne gjithmone tepron dicka. Cdo zhvillim ekonomik sjell komoditet. Te gjithe ndihemi mire kur kemi ne dore mallra qe nuk i kemi njohur me pare. Por, sa me shume mallra konsumojme, aq me teper mbeturina flakim. Per te gjitha mbeturinat jane bere nje shqetesim i dites dhe nje problem mjaft i veshtire per t'u zgjidhur, per vete faktin se njerezit sillen ne menyre jo te drejte me mjedisin.
Ekspertet pohojne faktin se ka nevoje qe popullsia te informohet dhe te sensibilizohet, ne menyre qe mbeturinat te perdoren serish permes metodave ricikluese. Prandaj, ekspertet rekomandojne qe ato nuk duhen lene thjesht ne natyre, por te menjanohen ne menyre te organizuar dhe sidomos te riperdoren nepermjet proceseve te riciklimit

Burimi:
http://www.myabcal.org/site/riciklimi/i ... -tyre.html
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Riciklimi i mbeturinave ne Shqiperi

Postonga Karolina » 02 Qershor 2010, 05:15

Po shtoj dhe dicka ne fjalet e tua:
Plastiket jane te demshme dhe gjate jetes se tyre, jo vetem kur kthehen ne plehra.
Pikerisht ajo kutia plastike e kosit eshte me nr. 6 ( nqs kosat ne shqiperi e kane nr., ne pjesen e poshtme brenda trekendeshit te riciklimit). Nga te gjitha llojet e plastikes ky lloj eshte me i demshmi sepse permban elemente kimike qe jane turbullues hormonal, dmth pergjegjes te drejtperdrejte te semundjeve cancerogjene.
Karolina
 
Postime: 2
Antarësuar: 02 Qershor 2010, 05:07

Re: Riciklimi i mbeturinave ne Shqiperi

Postonga Karolina » 02 Qershor 2010, 05:19

Sa per riciklimin e plehrave , une them qe s'eshte aq e lehte. Ne jemi nje popull qe me shume se gjithe popujt e tjere i duam gjerat me "dhune". Dua te them qe duhen hartuar politika nga bashkia dhe qeveria, me pas duhet kerkuar te njerezit llogaria.
Karolina
 
Postime: 2
Antarësuar: 02 Qershor 2010, 05:07

Re: Riciklimi i mbeturinave ne Shqiperi

Postonga Genti086 » 08 Gusht 2010, 13:47

Problemi ketu eshte edukata qytetare e shqiptareve. Per te zgjidhur kte problem nuk mjaftojne vetem ligjet sic eshte rasti i ndotjeve nga bizneset ku problemi mund te zgjidhet edhe per 24 ore nese do qeveria. Problemi me qytetaret kerkon shume kohe per ti ndergjegjesuar ata dhe per ti bere te mendojne pozitivisht mbi riciklimin e mbetjeve. Kjo nuk eshte vetem ceshtje qe i perket vetem qeverise, por te gjitheve si pleqeve, edhe nxenesve te shkollave, edhe studenteve, edhe priderve dhe cdo njeriu qe jeton ne siperfaqen e tokes. Sepse mjedisi eshte i te gjitheve dhe jane me shume se qeveritaret qytetaret ata qe e kane ne dore se vendi i tyre do te jete shkelqyes apo i rende qe te vret syte. Spanja arriti te dilte nga nje gjendje krize ekonomike e ngjashme me Shqiperine duke shfrytezuar kursimin e madh qe te lejon riciklimi i mbetjeve. Duke edukuar njerezit te hidhnin mbetjet leter ne kosh me vec dhe ato qelqoret ne kosh tjeter kompanite e riciklimit kursenin miliona dollare ne punen e tyre. Nese kjo do te arrihej edhe ne Shqiperi do te ndjehej shume fort ndikimi i kesaj. Me te vertete nje pune e vogel por arritja eshte shume e madhe.
Genti086
 
Postime: 3
Antarësuar: 07 Gusht 2010, 18:20

Re: Riciklimi i mbeturinave ne Shqiperi

Postonga DNP » 02 Shtator 2010, 19:07

Integrimi i shqiptareve ne BE, nis nga kazani i plehrave
Ma.Tr., Gazeta Shqip

Duke nisur nga data 1 shtator, te gjithe qytetaret fierake duhet te mendojne ndarjen e mbetjeve qe ne banesat e tyre. Bashkia e Fierit ka nisur diten e pare te shtatorit punen intensive per zbatimin e projektit "modeli i nje qyteti te paster", i cili konsiston ne largimin e mbetjeve urbane dhe inerte nga rruget e qytetit. Starti ka nisur nga institucioni i bashkise me nje takim konstruktiv mes zyres se projektimeve dhe Ndermarrjes se Gjelberimit, qe do te jene aktoret kryesore te zbatimit te ketij projekti, qe pritet te lehtesoje qytetin nga papastertite dhe te shtoje kushtet per perpunimin e mbetjeve urbane ne impiante, nga ku do te perfitohet energji."Fillimisht do te vendosen kontejnere te ndare neper blloqet e pallateve dhe rruget e qytetit me qellim ndarjen e mbetjeve ne kategori: urbane dhe inerte, te perpunueshme apo jo, qe ne banesat e qytetareve. Kjo faze nuk mendohet se do te jete shume e suksesshme dhe per kete kemi menduar dhe nje tjeter faze riciklimi ne fushen e plehrave. Atje do te behet nje ndarje, riciklim i mbetjeve ne menyre mekanike (me dore) nga punonjesit tane", ka thene kreu i Bashkise Fier, Baftjar Zeqaj. Deri ketu mendohet qe te mbyllet ky projekt, i cili ka nje financim nga qeveria holandeze, por qe mendohet te vazhdoje me pas me hapin me te madh te perpunimit te ketyre mbetjeve te riciklueshme. Faza e pare e projektit eshte parashikuar se do te kushtoje 20 milione leke, ndersa riciklimi i mbetjeve me dore ne fushen e plehrave do te kushtoje 12 milione leke. Sipas perfaqesuesve te bashkise, aktualisht eshte parashtruar infrastruktura per nisjen nga puna te zbatimit te ketij projekti te rendesishem per qytetin. Sipas tyre mesohet se jane porositur kontejneret ne Elbasan dhe pritet te vijne nga dita ne dite, si dhe eshte betonuar siperfaqja e nevojshme ne fushen e plehrave ku do te behet riciklimi i mbeturinave.
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14

Re: Riciklimi i mbeturinave ne Shqiperi

Postonga DNP » 21 Shtator 2010, 20:43

Aktivitet promovues "Pilotimi i sistemit te ri te grumbullimit te mbetjeve me 3 kosha"

23 Shtator 2010, ora 10.00 - 12.00, Fier

Ne kuader te projektit: "Permiresimi i performances mjedisore ne qeverisjen vendore", Bashkia Fier dhe Co-PLAN, Instituti per Zhvillimin e Habitatit, organizojne aktivitetin promovues: Pilotimi i Sistemit te Ri te Grumbullimit te Mbetjeve me 3 Kosha.

Ftohen te interesuarit te marrin pjese ne kete aktivitet.
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14

Berisha përuron fabrikën e çmontimit të makinave të vjetra

Postonga Edvin » 08 Nëntor 2011, 21:55

Me ne fund nje lajm i mire ne fushen e riciklimit:


Në afërsi të Durrësit, kryeministri Sali Berisha përuroi sot fabrikën e re të cmontimit dhe grirjes së metaleve të makinave të vjetra.
Më herët media zbuloi se kapaciteti përpunues i kësaj fabrike është shumë më i madh nga sa ofron tregu i makinave të vjetra në Shqipëri, duke pritur të furnizohet me lëndë të parë nga importi.
"Cdo gjë zbërthehet në këtë fabrikë, ambalazhohet dhe largohet. Ujërat kanë impiantin e përpunimit dhe dalin të pastra njëlloj si ujërat e pijshëm ndaj edhe do të ftoja ekspertët e mjedisit ta vizitojnë impiantin, të prekin dhe të kontrollojnë standardet e shkëlqyera. Kjo është një kompani gjigante botërore dhe ka degët e saj nga Shtetet e Bashkuara, në Gadishullin Skandinav dhe kudo në botë. Besoj se ky është investimi më i mirë që mund t'i bëhet mjedisit në këtë vend, për ta shpëtuar nga skeletet dhe për ta mbrojtur atë", tha Berisha në ceremoninë e përurimit.
Shihni videon:
http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... A7zp3Jc6D4

Imazh
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Prodhojmë mbi 850 ton plehra që shkojnë dëm

Postonga Edvin » 11 Dhjetor 2011, 11:49

Shekulli Sot|11/12/2011 09:18
Prodhojmë mbi 850 ton plehra që shkojnë dëm
Shqipëria prodhon më shumë se 800 mijë ton plehra urbane në një vit, ndërkohë që vetëm një pjesë e papërfillshme e tyre mblidhet nga kompanitë ricikluese për t’u përpunuar. Treguesit vijnë nga Ministria e Mjedisit, ku sipas të dhënave zyrtare të ofruara pas interesimit të gazetës, del se vetëm 9 për qind e mbetjeve urbane arrihet të mblidhen për përpunim ndërkohë që sasia që riciklohet është më e vogël. Siç del edhe nga shifrat por edhe vrojtimi i përditshëm i secilit, pjesa dërrmuese e plehrave mbetet në shtretërit e lumenjve, ose varroset në tokë ose gjenden të shpërndara kudo territorin e vendit.

Në mes të këtij pirgu mbetjesh, ligji i ri për integrimin e mbetjeve, i cili lejon edhe importin e plehrave në Shqipëri, u shpjegua edhe me nevojën që kanë kompanitë e riciklimit për lëndë të parë, pasi këtu nuk realizohet diferencimi i mbetjeve.

Gazeta disponon listën e të gjitha subjekteve që merren me mbledhjen dhe riciklimin e mbetjeve urbane në të gjithë territorin e vendit, kapacitetin riciklues si dhe vend ndodhjen e tyre. Në Shqipëri ekzistojnë të regjistruara pranë Ministrisë së Mjedisit plot 86 subjekte që merren me mbledhjen apo riciklimin e mbetjeve urbane dhe industriale. Pjesa dërrmuese e kompanive merren vetëm me mbledhjen dhe e lendën e parë ia dërgojnë fabrikave të riciklimit.

Nga të dhënat, rezulton se pjesa më e madhe kompanive merren me mbledhjen e skrapit janë të shtrira në një territor më të gjerë, ndërkohë që kompanitë që merren me riciklimin e plastikës janë të vendosura kryesisht në zonat Tiranë-Durrës. Blerësi më i madh i mbetjeve të skrapit është “Kurumi” në Elbasan, i cili nga të dhënat rezulton se mbledhur mbi 2.7 milionë ton skrap në një vit. Skrapi vjen nga mbetjet industriale, ndërkohë që sasia e skrapit të gjendur tek mbetjet urbane, të cilat janë ato që mblidhen në kazanët e mbeturinave, është tepër e vogël. Ministria e Mjedisit përllogarit që kjo sasi të jetë rreth 9 600 ton në vit.

Një pjesë e vogël e materialit të ricikluar eksportohet, ndërkohë që pjesa e mbetur hidhet në tregun vendas. Thuajse gjysma e kompanive të regjistruara nuk kanë ushtruar aktivitet gjatë dy viteve të fundit duke ulur kështu edhe kapacitetin mbledhës dhe riciklues të vendit. Mbetjet kryesore që vlejnë edhe për t’u ricikluar janë metalet, letra dhe plastika. Përllogaritet që Shqipëria të prodhojë rreth 115 mijë ton letër në vit, nga e cila mblidhet rreth 15 500 ton. Pas përpunimit, kompanitë eksportojnë 4 000 ton letër jashtë vendit, kurse pjesa tjetër mbetet në tregun vendas. Disi ndryshe paraqitet situata tek plastika, ku Ministria e Mjedisit deklaron se në Shqipëri mblidhet dhe riciklohet vetëm një e dhjeta e mbetjeve plastike që prodhohen. Nga 112 600 ton që prodhohen në një vit, deklarohet se mblidhen dhe përpunohen rreth 14 800 ton, nga të cilat 2 mijë ton eksportohen.
Kompanitë mbledhëse & ricikluese

Kompani skrapi 38 (13 nuk punojnë)

Kompani plastike 17 (8 nuk punojnë)

Kompani letre 11 (3 nuk punojnë)

Riveshje gomash 13 (10 nuk punojnë)

Riciklim druri 2 (1 nuk punon)

Kemi kapacitete të vogla riciklimi

Një fakt tjetër shumë domethënës që ka të bëjë me kapacitetet e ulta përpunuese që ka Shqipëria gjendet në shifrat e ofruara nga Ministria e Mjedisit. Në një vend ku plehrat gjenden gjithandej, janë të regjistruar 81 kompani që merren me mbledhjen dhe riciklimin e mbetjeve ose me vetëm njërin nga këto procese. Por nëse janë regjistruar 81 kompani të tilla, vetëm 46 ushtrojnë aktualisht aktivitet dhe pjesa më e madhe e tyre kanë kapacitet të vogël. Shumica, nuk merren me riciklimin, por vetëm me mbledhjen e mbetjeve si skrapi, letra, plastika duke i depozituar fillimisht pranë ambienteve të tyre për t’ia ofruar më pas kompanive të riciklimit apo për t’i eksportuar siç janë. Shqipëria ka kapacitete të vogla ricikluese, të cilës mund t’i mjaftojnë vetëm plehrat që prodhojnë çdo ditë qytetet e Shqipërisë. Orientimi i industrisë së riciklimit tek mbetjet vendase krahas zhvillimit të kësaj industrie do t’i bënin edhe një shërbim të madh ruajtjes së ambientit të vendit, i cili në paradoks me veprimet e qeverisë në terren ka turizmin si një ndër prioritetet kryesore të zhvillimit.

Fakt tjetër, cili tregon edhe orientimin e këtij biznesi drejt importit sipas tyre ka të bëjë me vendndodhjen e kompanive. Pjesa më e madhe e tyre gjenden në Tiranë ose Durrës, si edhe njëra në Korçë. Pra në zona pranë kufirit, gjë e cila iu lejon atyre që të importojnë dhe të eksportojnë më lehtë.


Eksportet në shifra minimale

Një ndër arsyetimet kryesore të ricikluesve kur po diskutohej ligji i plehrave, por edhe i mbrojtësve ka qenë fakti se meqenëse eksportojmë duhet edhe të pranojmë importin e tyre në Shqipëri. Nëse vërejme listën e eksporteve shqiptare, do të shohim se në këtë drejtim nuk mund të bëhet paralelizëm. Ajo që quhet eksport i mbetjeve, në fakt është lëndë e parë, kryesisht metalet me ngjyrë siç është përshembull bakri, plumbi apo alumini, të cilët janë mjaft të kërkuar nga industritë e huaja dhe janë të përpunuara. Kompani të ndryshme mbledhin në tregun vendas këtë metal dhe pasi e përpunojnë e nisin në tregun e huaj si lëndë të parë, kryesisht shtetet e Bashkimit Europian. Kontrollet doganore të këtyre vendeve nuk lenë hapësira abuzimi për futjen e lëndëve të dëmshme bashkë më bakrin duke shmangur kështu atë për të cilën në frikësohemi: futjen e materialeve të dëmshme dhe plehrave urbanë bashkë me mbetjet e pretenduara. Raporti i fundit i “Transparency International” shpalli Shqipërinë si vendin e dytë më të korruptuar në Ballkan dhe të tretin në Europë. E nëse është kështu, çfarë na bën të besojmë se korrupsioni nuk do të përfshijë edhe strukturat që do të merren me kontrollin e mbetjeve që do të hyjnë në Shqipëri nëse të gjithë sektorët e tjerë në vendit janë të korruptuar?



Kabllogrami: Gjysma e mbetjeve italiane administrohen nga mafia

Plehrat urbane dhe gjetja e një vendpozitimi për to, janë kthyer në një ndër problemet më të mëdha për qeveritë italiane gjatë këtyre viteve të fundit. Raportet e ndryshme të medieve përtej detit, raportet e grupeve në mbrojtje të ambientit, por sëfundmi edhe zbardhja e kabllogramëve të ambasadave amerikane në botë, tregojnë pikërisht se Italia e jugut është duke kërkuar zgjidhje përfundimtare për plehrat. E përzier me interesat e mafias, që sipas të dhënave administron gjysmën e mbetjeve industriale në Itali, si dhe me ligjin e sapomiratuar në Shqipëri, “zgjidhja” e shumë kërkuar mund të arrihet edhe duke i eksportuar plehrat në “një vend të botës së tretë”, siç përmendet në disa raportime të medieve italiane, të cilat i referohen informacioneve të dala nga Wikileaks.

Problemi i madh i italianëve me plehrat paraqitet edhe në një kabllogram që ish-konsulli amerikan në Napoli, J. Patrick Truhn, i ka nisur Departamentit të Shtetit në fund të vitit 2007, në të cilin analizon krizën e plehrave në këtë qytet, siç ishte grumbullimi i tyre në rrugë për shkak të mungesës së një vend depozitimi të ri si dhe përfshirjen e mafias në këtë çështje.

Një ndër grupet më të mëdha ambientaliste në Itali, “Legambiente” ka nxjerrë disa të dhëna interesante në lidhje me përfshirjen e mafias në transportin e plehrave. Sipas një raporti të tyre, të cilit i referohet edhe ish-konsulli amerikan në Napoli, gjysma e mbetjeve industriale të prodhuara përgjatë një viti në Itali përfundojnë në duart e grupeve të krimit të organizuar.

Pak ditë më parë, gazeta publikoi një tjetër kabllogram që ambasada amerikane në Romë i kishte nisur Departamentit të Shtetit për problemin e plehrave në Napoli në pranverën e vitit 2008, në të cilën ndër të tjera përmendej edhe fakti që Italia kishte si opsion edhe dërgimin e mbeturinave të saj në vende të botës së tretë. Sipas kabllogramit, Italia ishte tërhequr nga ky qëndrim për të mos prishur imazhin e saj në botë, pasi ky veprim do të cilësohej si shfrytëzim nga ana e saj i vendeve më të varfra. Mediet italiane e publikuan atë me titullin: Prodi dhe plehrat: Ka tentativa për t’i dërguar në vendet e botës së tretë. Kabllogrami gjithashtu tregonte telashin në të cilin ndodhej Kryeministri i atëhershëm italian Romano Prodi për zgjidhjen e problemit të plehrave. Kabllogrami njëkohësisht konfirmon faktin se për trajtimin e mbetjeve, shtetet harxhojnë miliona euro për të paguar kompanitë që marrin përsipër kryerjen e këtij procesi. Në vend që t’i trajtojnë sipas standardeve, grupet kriminale i dërgojnë në vende të tjera ku ka më pak kontroll duke përfituar shuma të konsiderueshme.

Trajtimi i plehrave është një biznes mjaft fitimprurës për krimin e organizuar. Dërgimi në vendet e botës së tretë bëhet ose nën një mbulim ligjor ose duke korruptuar pjestar të administratës apo shtetarëve të shtetit pritës. Shumat e mëdha të përfituara në këmbim, ia lejon atyre të paguajnë mjaft para vetëm të gjejnë hapësira për eleminimin e plehrave.


Si “zhduken” plehrat nga mafia italiane në 2009

Një ndër mënyrat se si vepron mafia për të zhdukur plehrat nga Italia është dërgimi i tyre në vende të tjera të botës së tretë. Mediet italiane botuan dy ditë më parë lajmin për arrestimin e 51 personave në Italinë e jugut, pasi kishin dërguar mbetje të rrezikshme plastike në Kinë, të cilat pas përpunimit atje bëhesh lodra për fëmijët dhe më pas riktheheshin në Itali. Kompania puljeze kishte dërguar nëpërmjet portit të Tarantos 48 kontenier me 937 ton plehra speciale: plastikë dhe gomë, të cilat dërgoheshin në një impiant të sajuar në Hong Kong, adresa e të cilit i korrespondonte një apartamenti privat. Hetimet treguan se pas falsifikimit të dokumenteve doganorë, plehrat përfundonin në Kinë, ku përpunoheshin në fabrikat e lodrave. Të njëjtën gjë, kompania kishte bërë përgjatë vitit 2009 edhe me një sasi plehrash prej 3 600 ton duke e kaluar nga portet e Tarantos dhe Napolit. Plehrat përbëheshin nga plastmaset e serave, të cilët ndërrohen çdo dy apo tre vjet sipas cilësisë së materialit.

Kabllogrami

Pjesa e mëposhtme është zgjedhur nga kabllogrami i gjatë që këshilltari për çështjet e administrimit në ambasadën amerikane në Romë, Patrik Truhn, i ka dërguar departamentit të shtetit, me anë të të cilit i shpjegon problematikën e plehrave në Napoli, masat që po merr qeveria, sjellja e publikut, etj.



Titulli: Kriza e plehrave në Napoli. Një rast studimi mbi paralizën në jug të Italisë dhe disa shenja shpresë

Data: 20/11/2007

Klasifikimi: Për përdorim të brendshëm

Dërgon: Patrik Truhn, ish-konsulli amerikan në Napoli

Fillimi i kabllogramit

….Italianët e jugut nuk kanë të njëjtën disiplinë dhe përgjegjësi krahasuar me banorët e evropës veriore. Megjithatë, sipas një eksperti të plehrave, xhami, kartoni dhe metali, për të cilat ka kërkesë, riciklohen, por letra dhe plastika që napoletanët duhet t’i hedhin në plehra të ndara, shpesh herë përfundojnë të bashkuara përsëri me pjesën tjetër sepse riciklimi i tyre nuk është ekonomik…..

……Kontakti unë në zyrën e Pansa (Alesandro Pansa ishte i emëruar nga Prodi për zgjidhjen e problemit të plehrave në Napoli sh.r) ka ka deklaruar se nuk ka prova të përzierjes së “Kamorras” edhe pse nënvizoi disa persona “të dyshuar” që mbikëqyrnin shkarkimin e plehrave në vend shkarkime të ndryshme. Lidhjet e krimit të organizuar me shkarkimet abuzive të plehrave toksike janë përshkruar në raportet vjetore të grupit ambientalist italian “Legambiente” si edhe në best-sellerin e sapo publikuar “Gomorra”. Një ndër shefat madhor të “Kamorras” i ka thënë trupit gjykues para disa vitesh se mbetjet toksike “janë si ari”, një nga më fitimprurëset dhe më pak të rrezikshmet për “Kamorran”. Gjysma e mbeturinave toksike që prodhohen në një vit në Itali bien në duart e grupeve të krimit të organizuar që veprojnë ilegalisht duke realizuar fitime rekord sipas studimit më të fundit të “Legambiente”…..
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Ricikluesit e heshtur të mbeturinave

Postonga Edvin » 22 Janar 2012, 15:42

extra, Shekulli Sot|21/01/2012 07:23
Ricikluesit e heshtur të mbeturinave
Bardha Nergjoni
Imazh
Në një kohë kur mbeturinat janë kthyer në çështje dite jo vetëm sa i përket importimit, por edhe kostos, së largimit dhe mungesës së landfilleve, ata që jetojnë me plehrat nuk janë pak, por me dhjetëra familje të cilat çdo ditë grumbullojnë ç’të mundin për ta shitur më pas për pak para që shërbejnë kryesisht për ushqim. Me mjete artizanale, karroca të ndërtuara vetë, jashtë çdo kushti higjenik, ata rrotullojnë koshat për të gjetur hekurishte apo plastikë që më pas t’i shesin në pikat e grumbullimit. Së fundi, plastika duket se i ka zënë vendin hekurishteve që po bëhen gjithmonë edhe më të pakta. Janë të shumtë grumbulluesit e plastikave në qytetin e Elbasanit duke u shtuar dita-ditës për shkak të vështirësive të mëdha ekonomike. Në mbrëmje por edhe gjatë ditës, i sheh të enden në kosha duke mbledhur shishe dhe materiale të tjera.

Vlera e plastikës është shumë e vogël, vetëm 50 lekë /kg dhe të gjithë mundohen që të mbledhin sa më shumë për të shtuar shumën e përditshme e cila shkon për ushqim dhe fatura. Një nga ata është Xhemile Brahja.

Ajo ka shtat të shkurtër dhe shpesh e ka të vështirë të kontrollojë koshat, por tashmë e ka kthyer në një punë të përhershme. Xhemilja ka 12 vjet që mbledh materiale që shërbejnë për riciklim. Fillimisht e ka nisur me hekurishtet, të cilat sillnin edhe më shumë të ardhura, ndërsa tani vazhdon me plastrikën. “Mbledh shishe kryesisht, por edhe gjëra të tjera plastike. Kam dy fëmijë të cilët i kam martuar e sajuar, por duke qenë të papunë vazhdoj t’i ndihmojë me lekët e shisheve që mledh. Pasi bëj ca kile, shkoj në një pikë ku i çojnë të gjithë dhe atje i shes me 50 lekë/kilen. Fillimisht kemi qenë më pak, por tani janë shtuar ata që mbledhin shishet apo bidonat prej plastike. Më parë i mblidhnim tek fusha e plehrave, por duke qenë se atje janë shtuar shumë, atëherë jemi shpërndarë nëpër qytet nëpër kosha”.

Dita e saj nis herët para se firma e pastrimit të fillojë grumbullimin. Ajo do të duhet t’i kontrollojë edhe një herë ato e të mbledhë shishet e fundit. Por kryesisht punon në mbrëmje, pasi atëherë mblidhen edhe më shumë plehra në kosha. Xhemilja e quan një punë si të gjitha punët e tjera. Ajo është mësuar me erën e keqe dhe vështirësitë.

Si ajo janë të shumtë dhe të moshave të ndryshme. Në qytet mund të fotografosh shumë. Nga të moshuarit e deri tek të rinjtë dhe sidomos fëmijët.

“Puna për mbledhjen e plastikës është një mundësi për të mbijetuar”, thotë Ardjani, ndërsa përfiton nga një ditë kur në qytet nuk u grumbulluan mbeturinat nga firma e pastrimit. Ai shprehet se këto ditë i kanë shfrytëzuar, pasi kanë mundur të sigurojnë edhe më shumë plastikë.

Reshit Rama është një tjetër mbledhës plastike, i cili me doreza dhe përparëse vazhdon punën e përditshme për të nxjerrë pak para që do t’i shërbejnë për të vazhduar përpara. Edhe pse temperaturat regjistrohen disa gradë nën zero, sërish ricikluesit e heshtur vazhdojnë punën pa e ditur se në këtë mënyrë ndihmojnë mjedisin e Elbasanit.



Ziu: Linjat e riciklimit të mbështeten nga shteti

Sipas përgjegjësit të sektorit të kujdesit shëndetësor dhe mjedisit në Bashkinë e Elbasanit, Niko Ziu, riciklimi i mbeturinave po merr gjithmonë edhe më shumë vëmendje, edhe pse aktualisht mund të konsiderohet në fillimet e tij. “Sot për sot kemi pika të riciklimit, por jo të përpunimit të materialeve, kryesisht për plastikën. Ne kemi të instaluar dy linja private, një prej të cilave ndodhet aktualisht pranë fushës së depozitimit të mbetjeve. Kjo linjë seleksionon plastikë, letër apo metalikë dhe nuk ka ndonjë teknologji të avancuar, por përdor fuqinë punëtore. Pas seleksionimit, plehrat paketohen dhe shiten. Përveç saj, të gjithë grumbulluesit e plastikës në qytet, që ne i shikojmë më të shumtë në numër, i dërgojnë në një linjë tjetër në zonën e ish-parkut të mallrave. Pas përpunimit nga kjo pikë del një plastikë e pastër dhe e presuar, e cila shitet jashtë vendit. Elbasani gjithashtu ka pasur edhe një fabrikë letre, e cila është mbyllur. Do ishte mirë që për këto pika të riciklimit të mbyllej cikli në Elbasan duke prodhuar mallra plastike, të cilat do të ishin edhe me kosto më të ulët duke i shërbyer qytetit”.

I pyetur nëse ky lloj biznesi është në lulëzim, Ziu u përgjigj se duhet një politikë mbështetëse për këto lloj biznesesh. “Këto biznese nuk trajtohen siç i trajton e gjithë bota. Në Evropë dhe në Amerikë ka politika shtetërore që ata që merren me riciklim nuk paguajnë taksa në shtet. Duhen politika nxitëse ndaj këtyre bizneseve për të bërë që riciklimi të marrë vëmendjen që meriton, duke ulur kështu sasinë e plastikës në vendgrumbullime. Aktualisht, plastika përbën 13% e sasisë së mbeturinave që prodhon çdo qytet”.

Ndërkohë, në lidhje me ligjin për importin e mbetjeve ai do të shprehej kundër duke e argumentuar si të shpejtë për Shqipërinë. “Unë jam kundër importit të plehrave pasi në duhet të pastrojmë plehrat tona e më pas të mendojmë për zhvillim të mëtejshëm të kapaciteve me ato jashtë. Sepse nëpërmjet këtij ligji, duke qenë se merren të gatshme nga jashtë, mbeten të patrajtuara plehrat shqiptare. Unë nuk po llogaris fare faktin se mund të futen mbetje toksike, por vetëm mbetje urbane. Plastika dhe kartonët tanë mbeten të paricikluara. Në Shqipëri mendoj se mund të riciklohet jo më shumë se 10% pasi pjesa më e madhe janë mbetje organike. Pa trajtuar plehrat tona, si mund të merremi me plehrat e huaja?”





Mungon fusha e grumbullimit, Elbasani në alarm nga plehrat

Një nga idetë e hedhura nga kryetari i Bashkisë për zgjidhjen e problemit të mbeturinave, ishte afrimi i një kompanie riciklimi dhe përpunimi. Ai ka deklaruar se janë afruar firma të ndryshme dhe një prej tyre ka deklaruar zgjidhjen e problemit të diferencimit të mbetjeve urbane, duke bërë edhe një eksperiment për 6 muaj në zbatimin e kësaj nisme. Fillimisht, kërkohet vendosja e një landfildi që do të bëjë grumbullimin dhe përpunimin. Por të drejtën e vendosjes për plehrat e ka qeveria.

Kjo çështje mbetet ende pa zgjidhje pasi ende nuk është vendosur për një vendgrumbullim rajonal në bazë të projektimit qeveritar. Ministria e Mjedisit ka prezantuar një vit më parë edhe draft-menaxhimin e mbetjeve urbane. Ky draft i asistuar nga IMPAEL është bazuar Planin kombëtar për menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve që ka si qëllim që deri në 2025-n të arrijë riciklim të më shumë se gjysmës së mbetjeve urbane.

Në fushën aktuale të mbeturinave janë 1 milion e 131 mijë m3 plehra në një sipërfaqje prej 26.42 që në dekompozim e sipër janë vetëm tre metra mbi ujërat nëntokësorë dhe ndotja e tyre është e pranishme. Elbasani prodhon çdo ditë rreth 100 tonë mbetje urbane nga të cilat 13% janë plastikë, 13.5 letër, rreth 45% organikë, ndërsa pjesa tjetër mbetje të ndryshme në sasi të vogla. Në këtë fushë mblidhen çdo ditë rreth 100 mbledhës mbeturinash nga hekurishtet tek plastika dhe produkte organike që përdoren për ushqimin e kafshëve. Arsyeja e përbashkët është mbijetesa.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Përpara

Kthehu tek Mbeturinat dhe riciklimi i tyre

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor