Transporti publik ne Tirane

Pyetje, komente, diskutime dhe informacione rreth transportit rrugor.

Re: Transporti publik ne Tirane

Postonga DNP » 21 Shtator 2010, 20:41

Bashkia heq taksat per urbanet | Ermelinda Hoxhaj | Gazeta Shqiptare | 21/9/2010

Kerkesa e Shoqates Kombetare te Transportit jo vetem qe kane gjetur perkrahjen e Bashkise se Tiranes, por kjo e fundit ka pergatitur nje udhezim per uljen e taksave te operatoreve privat qe ushtrojne aktivitetin ne linjat urbane te Tiranes. Vec kesaj Bashkia e Tiranes ka pergatitur edhe nje draft ku jane paraqitur kerkesat qe pushteti qendror duhet t'u plotesoi subjekteve qe operojne ne sherbimin publik te transportit. Drejtori i Transportit Enton Punavija, ka theksuar se per t'u ardhur ne ndihme operatoreve qe ushtrojne aktivitetin ne linjat urbane te Tiranes, ata kane propozuar ne Keshill Bashkiak uljen e taksave lokale per kete kategori, sic jane taksa e pastrimit dhe e gjelberimit. Vec kesaj, ai i ben apel dhe institucioneve qendrore qe te mbeshtesin transportin si nje sherbim publik, duke krijuar lehtesira fiskale per operatoret si: kreditimi TVSh; akcizat e karburantit; taksat doganore, subvencionimin e kategorive qe udhetojne falas, etj. "Konkretisht, Bashkia e Tiranes ka pergatitur nje propozim drejtuar Keshillit Bashkiak, me qellim lehtesimin e operatoreve nga taksat lokale, si dha nga ana tjeter kerkon qe institucionet qendrore te mbeshtesin transportin, si sherbim publik dhe t'u krijoje lehtesirat qe ata kane te domosdoshme. Keto subjekte jane te regjistruara me nipt sekondar dhe paguajne taksa, ndaj ne kemi propozuar lehtesira per taksat e pastrim gjelberimit" - ka theksuar Drejtori i Drejtorise se Transportit dhe Levizshmerise, Enton Punavija. Sipas tij Bashkia e Tiranes ka dhene mbeshtetjen ndaj operatoreve te sherbimit, qe ato te rrisin kapacitetin e tyre teknik dhe financiar, por pa rritur kostot per qytetaret. "Ne kemi perpiluar nje draft te cilin do ja dergojme brenda dites se sotme ministrise se Transporteve dhe institucioneve te tjera pergjegjese, per plotesimin me disa kerkesave qe jane problem per operatoret e sherbimit publik" - ka theksuar Punavija. Nder te tjera ai ka deklaruar se Bashkia po punon per hapjen e korsive te rezervuara per mjetet e transportin urban. Aktualisht, Bashkia ka nisur nje projekt per kete ceshtje, ku do te shtohen 23 korsi per autobuset e sherbimit urban.
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14

Re: Transporti publik ne Tirane

Postonga DNP » 21 Shtator 2010, 20:58

Shoqata Kombëtare e Transportit kërcënon bashkinë të marrë masat për përmirësimin e qarkullimit rrugor | Shqip | 21/9/2010

Qytetarët që përdorin disa herë në ditë transportin urban, rrezikojnë të “rrënojnë” financat. Një ultimatum i Shoqatës së Transportit, drejtuar Bashkisë së Tiranës, rëndon direkt në xhepat e qytetarëve. Krerët e transportit kanë deklaruar se nuk do të njohin më abonetë, por vetëm biletën e udhëtimit në rast se problemet e tyre nuk shqyrtohen nga autoritetet përgjegjëse.

Shoqata Kombëtare e Transportit qytetas i kërkon Bashkisë së Tiranës, por edhe pushtetit qendror, që të ndërhyjë për të përmirësuar qarkullimin në Tiranë. Shoqata e Transportit ka kërkuar që bashkia të marrë masat e nevojshme për të parandaluar kaosin e krijuar në rrugët e kryeqytetit. Por duket se kësaj radhe deklarata e kësaj shoqate është dhënë në formën e një “kërcënimi”. Transporti publik, sipas këtyre përfaqësuesve, po ndeshet me vështirësi të mëdha. Akset kryesore të qarkullimit janë në pjesën më të madhe të ditës të bllokuara. Kjo si pasojë e parkimeve të gabuara apo edhe mungesës së korsive të veçanta për autobusët. "Mbi 70 për qind e linjave që kemi ne, është me probleme. Çështja e parkimit vazhdon të jetë problematike. Në zonën e Unazës kemi jo vetëm një radhë parkimi, por dy e tre. Nëse ka tri korsi për të lëvizur, tani zor se lëviz një korsi", tha Ferdinand Ibrahimi, përfaqësues i SHKTQ-së.

Sipas tij, për sa kohë operatorët privatë, që janë pjesë e transportit publik në Tiranë, nuk do të marrin një zgjidhje për kërkesat e tyre, abonetë do të vazhdojnë të mos njihen edhe përgjatë muajit nëntor.

"Gjatë muajit nëntor dhe në vazhdim do punojmë vetëm me biletë njëudhëtimshe, pra nuk do të shesim më abone. Kjo situatë do të vazhdojë për sa kohë nuk do të ketë zgjidhje për problemet nga autoritetet e pushtetit qendror dhe vendor”, tha Ibrahimi.

Shoqata e Transportit i ka kërkuar Ministrisë së Financave që të përcaktojë formulën e subvencionimit të vlerës së biletës për personat që udhëtojnë falas, si dhe ndryshimin e afatit të licencës, për një afat kohor prej të paktën 10 vitesh nga Ministria e Punës.

Pas një sërë analizash, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ka evidentuar se gjendja e vështirë ekonomike e shoqërive është thelluar jashtë mase, për shkak të shumë faktorëve. Sipas tyre, një nga problemet thelbësore është se në kontratat e rinovuara me Bashkinë e Tiranës, operatorët privatë pranuan përmbushjen e kushteve, që synojnë rritjen e cilësisë së transportit të shërbimit qytetas për të përmirësuar shërbimin, përkundrejt kostos së këtij shërbimi. Por, përfaqësuesit e kësaj shoqate thonë se këto investime financiare kaq të mëdha nuk justifikohen me të ardhurat që realizohen nga vjelja e tarifave aktuale të miratuara për këtë shërbim.

Së dyti, ata janë të zhgënjyer që shteti nuk i ka dhënë asnjë lloj subvencioni si kompensim, për transportimin e kategorisë së udhëtarëve, që sipas ligjit e përfitojnë këtë udhëtim falas. Madje, ata kanë theksuar se sipas statistikave, nga muaji në muaj dhe nga viti në vit, numri i tyre ka ardhur gjithnjë e në rritje.

“Një tjetër shqetësim që kemi, është edhe fakti që nuk na njihet e drejta për kreditimin e plotë të TVSH-së për karburantin që shpenzohet nga transporti i udhëtarëve. Me një udhëzim të ri të ministrit të Financave nr. 17, datë 13.5.2010, urdhërohet njohja e kreditimit të karburantit vetëm në masën 18 për qind të qarkullimit të realizuar nga aktiviteti, ndërkohë që shpenzimet për karburant zënë rreth 46 për qind të kostos totale të aktivitetit. Kjo përbën rritje të ndjeshme dhe të padrejtë të kostos për shoqëritë tona”, theksoi Ibrahimi.
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14

Linjë e re urbane qendër – Qyteti Studenti

Postonga Edvin » 09 Nëntor 2011, 17:42

Lajm i fundit|09/11/2011 15:38
Shekulli
Linjë e re urbane qendër – Qyteti Studenti
Anila Bisha

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë në mbledhjen e ardshme hapjen e një linje të re urban në kryeqytet. Bëhet fjalë për një lonjë autobusi që do të lidhë qendrën e Tiranës me qytetin studenti.

“Kjo linjë do t’u krijojë studentëve lehtësi në qarkullim dhe do të ofrojë shërbimin, në përputhje me Kartën Bashkiake të Studentit”, tha Anila Bisha zëdhënëse e bashkisë.

Gjithashtu para këshilltarëve do të paraqiten edhe gjashtë projekte të tjera ku mes tyre janë plani urbanistik dhe krijimi i komisionit pë ndërtimin e xhamisë së re.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Transporti publik ne Tirane

Postonga Edvin » 29 Janar 2012, 21:35

Ne Talin, kryeqyteti i Estonise, bashkia e qytetit po diskuton planin per te hequr fare pagesen per transportin publik ne qytet, pra te ofroje transport falas. Megjithese Talini ne 2008 pat ajrin me te paster ne BE, nder kryeqytetet e BE-se, bashkia ka si synim uljen e makinave neper rruget e qytetit. Kush do te merrte makine kur ke tramvaj e autobus falas? Vetem ndonje qe do te shese mend.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Transporti publik ne Tirane

Postonga Era » 30 Janar 2012, 17:32

Edvin shkroi:Ne Talin, kryeqyteti i Estonise, bashkia e qytetit po diskuton planin per te hequr fare pagesen per transportin publik ne qytet, pra te ofroje transport falas. Megjithese Talini ne 2008 pat ajrin me te paster ne BE, nder kryeqytetet e BE-se, bashkia ka si synim uljen e makinave neper rruget e qytetit. Kush do te merrte makine kur ke tramvaj e autobus falas? Vetem ndonje qe do te shese mend.



Makinen mund ta marrin ato persona qe duhet te shkojne ne pune apo diku tjeter qe tramvaj apo autobuzi nuk shkon, ose nuk perkon me oraret. Nuk e di se si funksionon ne Talin, por nese eshte e vertete qe tramvaja e autobuzi mbulon tere zonat e qytetit atehere po, do ishte vertete nje ide shume e mire per te pastruar ajrin. Gjithashtu mendoj qe duhen shtuar ne nr sepse mund te jete nje numer i madh personash qe do i perdorin.

Ne Itali, ne qytetin qe jetoj une, vjet i ngriten çmimet e biletave te autobuzave te qytetit, nga 1€ ora vajti 1,20€ nese e blen bileten ne "dyqan" ose 1,50€ nese e ben brenda ne autobuz. Por jo per çdo vend jane komod, pasi per te vajtur ne disa vende pune duhet te nderrosh 2 autobuza e te humbesh kohe, ndaj shume perdorin makinen. Ne qender nuk lejohen shume makina, vetem ato te rezidenteve dhe makinat e nderrmarrjeve te sherbimeve apo te invalideve.
Ama, vjet ka qene qyteti i dyte per pasterti te ajrit, pas Venezias, e duke llogaritur qe Venezia eshte e tera uje, i bie te jete i pari :)
Avatari i antarit
Era
 
Postime: 21
Antarësuar: 30 Tetor 2011, 17:27

Terminali i pasagjerëve, fundi i kaosit urban në kryeqytet

Postonga Edvin » 07 Janar 2013, 20:42

Terminali i pasagjerëve, fundi i kaosit urban në kryeqytet
Tirana do të ketë terminalin e ri të pasagjerëve ku në një ditë do të lëvizin rreth 10 mijë automjete.
Terminali që mendohet të ndërtohet në Kthesën e Kamzës, me parkime për urbanët, taksitë, do të jetë dhe vendi për stacionin e ri të trenit.
Publikuar më 07.01.2013 | 13:02

Tirana në brendësi është një mishmash i vërtetë. Një qytet që lind dhe perëndon me lëvizjen kaotike të automjeteve, parkimet e gabuara dhe me mungesën e theksuar të kulturës urbane të lëvizshmërisë, më e dukshme kjo te drejtuesit e mjeteve. Një aspekt i tillë është lehtësisht i dallueshëm. E konstaton këtë në stacionin e urbanëve në qendër të Tiranës, ku autobusët grupohen në një vend aspak i përshtatshëm për standardet e një kryeqyteti evropian, dhe bëhen shkak për ndotjen e mjedisit. Në një situatë të tillë, metropoli shqiptar është gjendur gjithmonë në nevojë për të pasur një disiplinim të qarkullimit të mjeteve dhe parkimit në rrugë. Mungesa e parkimeve nëntokësore si edhe e terminaleve që do të mundnin të disiplinonin itineraret e mjeteve, ka sjellë rrjedhimisht edhe një situatë të tillë. Për t’i vënë fre lëvizjes dhe parkimit kaotik, Bashkia e Tiranës po shqyrton draftin e ri të terminalit të Tiranës, i dorëzuar nga kompania fituese “Ital-Ferr”. Lajmi bëhet i ditur nga Bashkia e Tiranës, e cila njoftoi me fillimin e këtij viti, dorëzimin pranë këtij institucioni të projektit studimor të fizibilitetit për koncesionin e terminalit të ri të pasagjerëve në Tiranë. Në bazë të studimit, terminali i ri do ta ketë vendndodhjen në afërsi të Kthesës së Kamzës. Vepra urbanistike zë një hapësirë 80 mijë metër katrorë dhe mendohet që të jetë zgjid- hje 15-vjeçare për qytetin e Tiranës. Sipas “Ital-Ferr”-it, terminali parashikon zgjidhje për parkimin e autobusëve, mikrobusëve si edhe mjeteve të tjera të transportit. Po kështu, planimetria parashtron si zgjidhje linjat hekurudhore për stacionimin e trenave që vijnë dhe nisen nga Tirana; tramvaji si zgjidhje alternative e transportit të pasagjerëve që do të hyjnë dhe do të dalin nga Tirana; rrugët e brendshme të qarkullimit të automjeteve, tramit, etj., në territorin e terminalit, ambientet ndihmëse për mirëmbajtje, shërbime e furnizime të mjeteve të transportit si edhe ambiente sociale dhe hoteleri për akomodimin e udhëtarëve. Në këtë terminal krahas linjave urbane dhe interurbane, vend do të ketë edhe për autobusët ndërkombëtarë të kompanive shqiptare dhe të huaja. Në pjesën lindore të këtij terminali parashikohet parkimi i automjeteve private, me hyrje nga rruga e Stacionit të Trenit, ndërsa në pjesën perëndimore parashikohet parkimi i autobusëve ndërkombëtarë dhe ndërqytetës si dhe ambiente logjistike. Një vend të posaçëm në terminal do të kenë edhe taksitë. Në bazë të studimit të “Ital-Ferr” në terminal do të kenë mundësi parkimi 100 taksi, të cilat do t’u shërbejnë udhëtarëve për lëvizjen brenda qytetit. Sipas parashikimeve të kryera, në vetëm një ditë nga ky terminal priten të lëvizin rreth 10 mijë automjete, brenda dhe jashtë Tiranës, duke u kthyer kësisoj në pikën orientuese të lëvizjes urbane në kryeqytet. Sikurse bën të ditur Bashkia e Tiranës, studimi i fizibilitetit për terminalin e ri të Tiranës, ku fitues doli kompania italiane “Ital-Ferr”, është financuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me një fond prej 500 mijë euro.

Stacioni i trenit, gati zhvendosja në Kthesën e Kamzës

Terminali i ri nuk do të shërbejë vetëm si vendi ku do të parkohen linjat e udhëtarëve brenda dhe jashtë qytetit, por edhe si stacioni i ri i trenit, që aktualisht ndodhet në fund të Bulevardit Zogu I. Bashkia e Tiranës bën me dije se zhvendosja e stacionit të vjetër të trenit do të nisë në muajin janar, çka sipas tyre do t’i hapë rrugë fillimit të ndërtimit të bulevardit të ri, projektuar nga studio arkitekturore britanike “Grimshaw”. Në terminalin multimodal të Tiranës do të jetë stacioni i tramit, shërbim që ofrohet për herë të parë në Shqipëri. Fondi që Bashkimi Europian dhe qeveria franceze kanë akorduar për studimin e linjave të tramit është 1 milion e 250 mijë euro. Qeveria franceze ka miratuar 500 mijë euro, për studimin e linjave të tramit nga Kombinati në Kinostudio dhe nga Tirana e Re tek terminali multimodal nëpërmjet bulevardit, ndërkohë që Bashkimi Europian ka miratuar 750 mijë euro studim për linjën e tramit që do të shkojë rreth e qark unazës së qytetit. Kostoja e këtij terminali parashikohet të kapë vlerën 25 milionë euro, e cila planifikohet të financohet nga BERZH-it, nëpërmjet një kompanie konçensionare e cila do të përzgjidhet sipas procedurave të prokurimit po të BERZH-it.

Dritan Laci
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Nis hartimi i projektit të linjës së parë të tramit në Shqip

Postonga Edvin » 11 Janar 2013, 17:16

11 Janar 2013 - 15:52 | LAJME

Nis hartimi i projektit të linjës së parë të tramit në Shqipëri

TIRANE - Projekti strategjik i lançuar nga Kryebashkiaku Basha gjatë fushatës elektorale, ka nisur të marrë jetë, falë dhe mbështetjes së qeverisë franceze. Me një grant prej 720 000 eurosh të qeverisë franceze, kompania e njohur ndërkombëtare “Egis” do të bëjë në fazën e parë, studimin e fizibilitetit për linjën e tramit Kombinat –Kinostudio dhe në fazën e dytë projektin paraprak dhe strategjinë e implementimit për këtë linjë.

Ambasadorja franceze në Tiranë, znj. Christine Moro tha sot në një takim me Kryebashkiakun Basha, se duke iu përgjigjur kërkesës së Bashkisë, do të bëhet e mundur që të hidhet një hap vendimtar dhe i shpejtë, sa i përket realizimit të linjës së parë të tramit në Shqipëri.
Imazh
“Ne fillojmë këtë vit të ri me një bashkëpunim të ri dhe të rëndësishëm mes Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë franceze. Me kërkesën e z. Kryetar të Bashkisë, qeveria franceze pranoi të financonte studimin e fizibilitetit dhe projektit paraprak të një linje tramvaji në Tiranë. Tramvaji është një zgjidhje e cila është aplikuar me sukses nga shumë qytete të mëdha në mbarë botën e po kështu në këtë drejtim është angazhuar edhe qyteti i Tiranës.

Siç bën të ditur Bashkia e Tiranës, fondi i qeverisë franceze, në shumën 720 000 euro i jep mundësi Bashkisë të iniciojë këtë projekt strategjik për zhvillimin urban të Tiranës. Studimi do të realizohet përmes “Egis International”, një ndërmarrje e inxhinierisë franceze, për infrastrukturën e transportit, me shtrirje ndërkombëtare dhe mjaft e njohur në Shqipëri, duke qenë se kontribuon në zhvillimin e projekteve strategjike në Shqipëri që prej 15 vitesh, në veçanti sa i përket rrugëve dhe autostradave.

“Duke iu përgjigjur kërkesës së Bashkisë, ne sjellim kësaj radhe përmes “Egis”, një kontribut i cili është në të njëjtën kohë financiar por edhe teknik dhe që do të mundësojë të hidhet një hap vendimtar dhe i shpejtë, sa i përket realizimit të linjës së parë, duke e parë këtë projekt në dritën e një vizioni global dhe që merr parasysh nevojat e së ardhmes, për t’i shërbyer edhe lagjeve të tjera të qytetit. Në këtë drejtim, interesi i shprehur nga qeveria franceze, modernizimi i pajisjeve të vëna të dispozicion të popullsisë, kontribuon gjithashtu në progresin e Shqipërisë drejt standardeve evropiane dhe drejt integrimit të saj evropian.” - theksoi Moro.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka falënderuar qeverinë franceze, që iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Bashkisë së Tiranës dhe Kryebashkiakut Basha, për të sponsorizuar studimin e fizibilitetit dhe studimin paraprak për linjën e tramit Kombinat-Kinostudio.

“Procesi nis me këtë sponsorizim prej 720 mijë eurosh, procesi nis me praninë e kësaj firme prestigjioze, e kësaj studioje prestigjioze që do të marrë përsipër fizibilitetin dhe projektin teknik por mbi të gjitha dua t’ju falënderoj për besimin që Franca, qeveria franceze, taksapaguesit francezë kanë tek kryeqyteti ynë, tek Tirana dhe tek objektivat tona për një Tiranë moderne, evropiane, pjesë e pandarë e së cilës është edhe ndërtimi i linjave të tramvajit.

Në këtë kuadër, dua t’ju garantoj se Bashkia e Tiranës është e përkushtuar për një bashkëpunim sa më të frytshëm me ekipin e “Egis International”, me ju znj. Ambasadore dhe stafin e Ambasadës këtu në Tiranë si dhe me të gjithë institucionet përkatëse të qeverisë franceze, që kjo fazë e parë e procesit të shkojë sa më mirë dhe t’i hapë rrugë fazës më të rëndësishme, atë të zbatimit të projektit dhe ndërtimit të linjës së tramvajit dhe pajisjes së saj me tramët që presim t’i kemi sa më shpejt në kryeqytetin tonë” – u shpreh Basha.

Kryebashkiaku Basha ka theksuar se vënia në funksionim e linjës së tramit në Tiranë, do të ketë një impakt të menjëhershëm në cilësinë e jetës, në ambientin e Tiranës dhe uljen e kostos së lëvizshmërisë për qytetarët.

(BalkanWeb)
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Tramvaji Kinostudio-studimi u besohet francezëve

Postonga Edvin » 13 Janar 2013, 11:23

Tramvaji Kinostudio-studimi u besohet francezëve
Qeveria franceze subvencionon studimin e fizibilitetit për ndërtimin e tramit të parë në Shqipëri. Studimi kushton 720 mijë euro

Publikuar më 12.01.2013 | 14:35

Qeveria franceze, mori përsipër nëpërmjet përfaqësueses së saj të akredituar në Shqipëri, financimin e studimit të fizibilitetit për linjën e tramvajit që do të shkelë linjën Kinostudio-Kombinat. Christine Moro tha dje në takimin me kryetarin e Bashkisë Lulzim Basha, se qeveria franceze me kërkesën e bashkisë së Tiranës financon 720 mijë euro për të kryer studimin e të parë të një linje tramvaji në Shqipëri. “Ne fillojmë këtë vit të ri një bashkëpunim të ri dhe të rëndësishëm mes Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë franceze. Me kërkesën e kryetarit të Bashkisë, qeveria franceze pranoi të financonte studimin e fizibilitetit dhe projektit paraprak të një linje tramvaji në Tiranë. Tramvaji është një zgjidhje, e cila është aplikuar me sukses nga shumë qytete të mëdha në mbarë botën e po kështu në këtë drejtim është angazhuar edhe qyteti i Tiranës”, tha ambasadorja Moro. “Egis”, kompania e cila do të merret me studimin e tramit që lidh dy qendrat e mëdha urbane, është me eksperiencë ndërkombëtare në këtë fushë. Ajo do të operojë në dy faza studimi: studimi i fizibilitetit dhe projekti paraprak dhe strategjia e implementimit për këtë linjë. “Duke iu përgjigjur kërkesës së Bashkisë, ne sjellim kësaj radhe përmes “Egis”, një kontribut i cili është në të njëjtën kohë financiar por edhe teknik dhe që do të mundësojë të punhidhet një hap vendimtar dhe i shpejtë, sa i përket realizimit të linjës së parë, duke e parë këtë projekt në dritën e një vizioni global dhe që merr parasysh nevojat e së ardhmes, për t’i shërbyer edhe lagjeve të tjera të qytetit. Në këtë drejtim, interesi i shprehur nga qeveria franceze, modernizimi i pajisjeve të vëna në dispozicion të popullsisë, kontribuon gjithashtu në progresin e Shqipërisë drejt standardeve evropiane dhe drejt integrimit të saj evropian”, shtoi më tej ambasadorja Moro. Kreu i Bashkisë Lulzim Basha, ndërsa falënderoi qeverinë franceze për ndihmën e dhënë, pohoi se vënia në funksionim e linjës së tramit në Tiranë, do të ketë një impakt të menjëhershëm në cilësinë e jetës, në ambientin e Tiranës dhe uljen e kostos së lëvizshmërisë për qytetarët. “Natyrisht, nuk mund të lë pa përmendur vlerën e menjëhershme që do të ketë për cilësinë e jetës në Tiranë, përdorimi i linjës së tramit. Në radhë të parë, një kontribut për ambientin, efiçencën dhe uljen e kostos së lëvizshmërisë për qytetarët e Tiranës dhe për një transformim tërësor të mentalitetit të lëvizjes në Tiranë, duke orientuar më shumë qytetarë drejt transportit publik dhe duke mundësuar përmes uljes së përdorimit të makinave private, një ambient më të mirë për ne dhe brezat që do të vijnë.” Linja e tramit Kinostudio- Kombinat është e para e këtij lloji në Shqipëri. Vendosja në punë e linjës së tramit zëvendëson një nga linjat me historinë më të gjatë urbane në kryeqytet, por edhe një nga më problematiket. Linja e urbanëve Kinostudio-Kombinat është e vetmja linjë qytetëse e pasagjerëve në Tiranë, e cila subvencionohet nga Bashkia e Tiranës. Si e tillë, kjo linjë ka mbetur jashtë vëmendjes duke u shquar për cilësinë e dobët që ofron në lëvizjen e qytetarëve. Nisja e studimit për linjën e tramit të Tiranës pason përfundimin e studimit për terminalin multimodal të pasagjerëve dhe përfundimin e projektit teknik të bulevardit të ri dhe lumit të Tiranës.

Dritan Laci

Në urban ku avullon kuleta!

Një rast i tillë ndodhi ditën e djeshme në autobusin e Unazës numër 127. Një zonjë rreth të dyzetave e cila mori autobusin pranë ATSH-së, pa vajtur tek stacioni që ndodhet pranë Tajvanit, kuptoi që i kishte humbur kuleta. Mjaftuan tre stacione autobusi që xhepisti të kryente “misionin” e tij. Në momentin që ajo hipi në urban ishte shumë pranë derës së parë, e cila nga dyndja e njerëzve u mbyll me shumë vështirësi. Ashtu të ngjeshur pas njëritjetrit qëndruan deri në stacionin tjetër me shpresën që do të lirohej pak. Me të arritur në stacionin pranë Rrugës së Elbasanit, zbritën disa pasagjerë dhe u lirua pak hapësirë, kjo u dha mundësinë atyre që ishin pranë derës të zinin vend më në brendësi. Kështu bëri dhe zonja në fjalë. Kanë kaluar vetëm 2 minuta, autobusi ndaloi në trafik në kryqëzimin që ndodhet pranë Hotel Dajtit dhe zonja e shqetësuar thërriti faturinon, të cilit i kërkoi që të mos hapë dyert sepse ka humbur portofolin. Iu drejtua qytetarëve që ta hedhin në tokë portofolin sepse nuk ka lekë në të, por vetëm disa dokumente që i duhen për në punë. Thirrjes për të mos hapur dyert i janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë, të cilët e ftuan zonjën që t’i kontrollonte një nga një. Ashtu bëri, filloi të kontrollojë një zotëri që kishte aty pranë, ai zbrazi të gjithë xhepat, madje edhe disa letra duarsh i nxori, më pas vazhdoi të kontrollojë një zotëri akoma më larg. Por zonja pa që ky ishte një mision i pamundur. Ndërkohë autobusi kishte mbërritur në stacion dhe shoferi nuk kishte hapur dyert. Faturinoja dhe shoferi i kërkuan zonjës të njoftonte policinë. Brenda dy minutash ka mbërritur një patrullë policie, e cila fillimisht ka hyrë në urban dhe më pas u kërkoi qytetarëve të zbrisnin një nga një, ndërsa policët në prani të zonjës i kontrolluan të gjithë pasagjerët. Zonja kishte fiksuar dy fytyra, të cilat kishin qëndruar shumë pranë saj dhe më pas ishin larguar, u mundua që t’i gjente me sy dhe më pas t’i kontrollonte, por pa mundur të gjejë portofolin. Nga ana tjetër policët janë gjendur në vështirësi për të kontrolluar femrat që ndodheshin në urban. Kontrolli zgjati 20 minuta. Portofoli nuk u gjend. Dyert e autobusit u hapën, të tjerë hipën, autobusi u nis dhe puna vijoi normalisht. I pyetur nga “Shekulli” njëri nga policët e ndodhur në vendngjarje u shpreh: “Nuk mundëm ta gjejmë, nëse do ishte këtu ai që e ka vjedhë, me siguri që do e kishte hedhur në tokë. Nuk kemi ç’të bëjmë, në raste të tilla qytetarët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm.”

Albinë Hoxhaj

/Shekulli Print/
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Transporti publik ne Tirane

Postonga rita » 13 Janar 2013, 14:50

Po diplomojne me mijera "specialiste" universitetet tona dhe nje projekt te madh su kane besuar.

Me 750,000 dollare mund te paguheshin 1500 muaj pune te nje specialisti shqiptar, ~150 vjet pune. Le te specializohej akademiku shqiptar i inxhinjerise elektrike 1 vit jashte dhe te na e bente projektin. Tramet jane teknologji 100 vjecare, kur nuk bejne dot projekt as per keto vaj halli.

Per cfare shkojne taksat tona!
rita
 
Postime: 59
Antarësuar: 12 Korrik 2011, 08:37

Mëparshme

Kthehu tek Transporti rrugor

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë