Transporti publik ne Tirane

Pyetje, komente, diskutime dhe informacione rreth transportit rrugor.

Transporti publik ne Tirane

Postonga Edvin » 05 Dhjetor 2009, 20:12

Trafiku ne Tirane eshte nder me te renduarit nder kryeqytetet evropiane. Kjo gje sjell smog te rende dhe moseficence ne transportin qytetas. Kryeqytetet e tjera evropiane e kane zgjidhur kete gje duke ndertuar linja metroje, ose tramvaje, plus linjave te shpejta te autobuseve qe nuk ndosin (trolley bus) pasi ushqehen me eliktricitet ose ne rastin me te keq, me gaz te djegshem.
Megjithese Tirana ka linja autobusesh, ato jane aspak eficente. Nje transport publik i shpejte dhe i kudogjendshem, do te lehtesonte shume trafikun ne Tirane, dhe do te ndikonte mjaft edhe ne cilesine e ajrit. Po flitet me vite ndertimi i dy linjave te tramvajit, por si gjithmone, keto mbeten vetem fjale e plane, kur nje linje e tille do te merrte jo me shume se nje vit kohe per t'u perfunduar (duke u nisur nga pervoja e vendeve te tjera). Meqe qeverite shqiptare nuk paskan mundesi te bejne nje linje tramvaji, te pakten mund te mendonin per zgjidhje shume te shpejta, sic eshte futja e autobuseve me gaz ne te gjithe Tiranen. Kjo gje do te ulte sadopak ndotjen e tmerrshme te shkaktuar nga djegia jo e mire qe i bejne naftes shumica e makinave te vjeteruara qe levizin neper Tirane.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Transporti publik ne Tirane

Postonga mirjeta » 07 Dhjetor 2009, 18:18

Ato autbuzat e Vores me bejen shume pershtypje.:) Kane nje model sikur jane perdorur masivisht gjate viteve 40-te , por qe gabimisht perdoren edhe ne Tiranen e viteve 2000-je. :)
mirjeta
 
Postime: 6
Antarësuar: 27 Nëntor 2009, 11:32

Re: Transporti publik ne Tirane

Postonga denis » 08 Dhjetor 2009, 00:10

para nja 2 ose 3 vjetesh u fol per ndertimin e disa parkingjeve gjigande ne te gjithe tiranen, por si gjithmone vetem llafe ishin. problemi eshte te te gjith shqipetaret qe se shohin ndotjen e ajrit si dicka shqetesuese,duke perdorur makinat vetem per shitmendje.ky esht problemi kryesor per mendimin tim. pastaj edhe kur duhet per te mbaruar pune, transporti publik le per te deshiruar.
denis
 
Postime: 2
Antarësuar: 29 Nëntor 2009, 18:29

Re: Transporti publik ne Tirane

Postonga Arber » 09 Dhjetor 2009, 08:06

Duke lene menjane atributet e mjeteve te transportit, si vjetersia, mirembajtja e mjetit dhe perberesve, eficienca e transportit publik ne raport me ndotjet kerkon zgjidhje ne dy rruge. E para ka te beje me perpilimin e nje skeduli urban per transportin publik. Skeduli duhet te permbaje detaje ne lidhje me linjat e kryeqytetit dhe me oraret e intervalet e tjera kohore te operimit te linjave. Nje vecori e tille ndihmon qytetaret ne planifikimin e aktiviteteve te tyre persa i perket levizjes me mjetet publike. Kjo mund te nxise, gjithashtu, ata, te cilet menjehere vendosin te perdorin mjetet private per shkak hezitimeve te shfrytezimit te mjeteve te transportit publik. Rrjedhja eshte logjike, pasi nese nje qytetar ka informacion rredh periudhave te operimit te linjave urbane, atehere shqetesimet ne lidhje me faktorin 'kohe' shfaqin tendence per ulje, ashtu sic mund te shfaqe edhe perdorimi i mjeteve private te transportit.

Rruga e dyte ka te beje me ndergjegjesimin e organeve perkatese per implementimin e nje protokolli rigoroz ne lidhje me perdorimin dhe mirembajtjen e mjeteve te transportit publik. Eficienca ne raport me mjedisin mund te rritet nese komponentet teknike te mjeteve vezhgohen vazhdimisht per defekte qe kontribuojne ne ndotje. Kjo e fundit eshte verbale tek pothuaj cdo mjet i transportit publik qe shtetet fqinje i kane shitur vendit tone pas konsumimit te plote te tyre. Per me teper, mirembajtje do te thote shtyese per qytetaret, te cilet jane skeptike ne lidhje me efikasitetin e mjeteve transportuese: Eshte e vendit te pohosh se, per shkak te papastersise lokale, nje qytetar heziton te perdore keto mjete. Githashtu, ne pamundesi zevendesimi me mjete sic permend Edvini me lart, organet duhet te optimizojne eficiencen mjedisore me kufizimet qe hasin aktualisht nga mjetet e transportit publik.

Pika kyce e kesaj gjendje eshte tek individi qe vetetitullohet 'qytetar'. Nese qytetari shfaq kerkesa te larta ndaj qytetareve te organeve perkatese dhe anasjellas, atehere kerkesat e parashtruara te mekanizmave mjedisore duhen konsideruar si faktore ne permbushjen e te pareve, pasi mjedisi eshte kthyer ne nje ceshtje kritike.
"It is no good to try to stop knowledge from going forward. Ignorance is never better than knowledge." -- E. Fermi
Avatari i antarit
Arber
 
Postime: 8
Antarësuar: 21 Tetor 2009, 01:24
Vendodhja: Victoria, BC, Canada

Re: Transporti publik ne Tirane

Postonga Edvin » 09 Dhjetor 2009, 13:46

Arber shkroi:Duke lene menjane atributet e mjeteve te transportit, si vjetersia, mirembajtja e mjetit dhe perberesve, eficienca e transportit publik ne raport me ndotjet kerkon zgjidhje ne dy rruge. E para ka te beje me perpilimin e nje skeduli urban per transportin publik. Skeduli duhet te permbaje detaje ne lidhje me linjat e kryeqytetit dhe me oraret e intervalet e tjera kohore te operimit te linjave. Nje vecori e tille ndihmon qytetaret ne planifikimin e aktiviteteve te tyre persa i perket levizjes me mjetet publike. Kjo mund te nxise, gjithashtu, ata, te cilet menjehere vendosin te perdorin mjetet private per shkak hezitimeve te shfrytezimit te mjeteve te transportit publik. Rrjedhja eshte logjike, pasi nese nje qytetar ka informacion rredh periudhave te operimit te linjave urbane, atehere shqetesimet ne lidhje me faktorin 'kohe' shfaqin tendence per ulje, ashtu sic mund te shfaqe edhe perdorimi i mjeteve private te transportit.

Rruga e dyte ka te beje me ndergjegjesimin e organeve perkatese per implementimin e nje protokolli rigoroz ne lidhje me perdorimin dhe mirembajtjen e mjeteve te transportit publik. Eficienca ne raport me mjedisin mund te rritet nese komponentet teknike te mjeteve vezhgohen vazhdimisht per defekte qe kontribuojne ne ndotje. Kjo e fundit eshte verbale tek pothuaj cdo mjet i transportit publik qe shtetet fqinje i kane shitur vendit tone pas konsumimit te plote te tyre. Per me teper, mirembajtje do te thote shtyese per qytetaret, te cilet jane skeptike ne lidhje me efikasitetin e mjeteve transportuese: Eshte e vendit te pohosh se, per shkak te papastersise lokale, nje qytetar heziton te perdore keto mjete. Githashtu, ne pamundesi zevendesimi me mjete sic permend Edvini me lart, organet duhet te optimizojne eficiencen mjedisore me kufizimet qe hasin aktualisht nga mjetet e transportit publik.

Pika kyce e kesaj gjendje eshte tek individi qe vetetitullohet 'qytetar'. Nese qytetari shfaq kerkesa te larta ndaj qytetareve te organeve perkatese dhe anasjellas, atehere kerkesat e parashtruara te mekanizmave mjedisore duhen konsideruar si faktore ne permbushjen e te pareve, pasi mjedisi eshte kthyer ne nje ceshtje kritike.

Ashtu eshte, nje qytetar i mire eshte dhe nje ambientalist i mire. Fatkeqesisht shume pak persona mund te quhen qytetare ne Tirane e mbare Shqiperine. Cdo individ mund te jape kontributin e tij/saj ne rregullimin e gjendjes se mjedisit ketu.

Tabelat me orare te autobuseve duhen vene ne cdo stacion dhe te respektohen. Tani per tani ka vetem ne disa stacione, dhe nuk respektohen aspak. Por nese cdo qytetar do te kerkonte vendosje orari strikt te autobuseve, atehere organet pergjegjese do te detyrohen t'i vendosin ato.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Transporti publik ne Tirane

Postonga Albanicum » 27 Dhjetor 2009, 14:27

Ku mund te marrim me shume informacion rreth funksionimit te transportit publik ne Shqiperi dhe vecanerisht ne Tirane?

Eshte me interes qe te shihet se si funksionon ky transport, si financohet etj etj.

Transporti publik eshte i shtrenjte dhe shume i veshtire per t'u administruar dhe vecanerisht ne kushtet ekonomike ne te cilat ndodhet Shqiperia.
Nuk duhen bere paralelizma me shtete te tjera, sepse nuk ja vlen. Cdo gje duhet krahasuar me vetveten.
Ne kemi qene dhe jemi ende shume larg nje transporti publik (dhe ai privat) efektiv dhe modern.
Por Tirana duhet te jape shembullin e vet ne kete drejtim e me pas pervoja te percohet dhe ne qytetet e tjera te Shqiperise.
Para viteve '90 ekzistonte nje transport publik funksional ne Tirane dhe ishte transporti me i perdorshem, sepse nuk kishte asnje lloj transporti tjeter. Megjithate ne ato kushte, ky lloj transporti arrinte te transportonte me mijera udhetare cdo dite, ne cdo cep te Tiranes, ne te gjithe zonen industriale te saj e bile dhe ne periferite me te largeta.
Mjetet e sjellura ne vitet '80 ishin mjete te mira dhe qe siguronin nje transport te shpejte e relativisht komod per kushtet e Shqiperise.
Ne Tiranen e ne qytete te tjera, funksiononte sistemi i abonimit per te gjithe ata qe e kishin ate te nevojshme (punetore, nxenes, studente etj).
Pas viteve '90 u be e pamundur qe te mbahej ende ne kembe nje sistem i tille transporti, per aresye ekonomike por dhe per aresye te strukturimit te ekonomise drejt asaj te tregut.
Ka vite qe ne Tirane po behen perpjekje per te krijuar nje transport publik funksional, por duhet patur parasysh se Tirana nuk eshte me ajo e viteve '80, por nje Tirane gjigante, nje Tirane e mbytur nga ndertimet, nje Tirane qe ende nuk ka nje plan te vetin urbanistik etj.
Pushteti (qendror dhe ai lokal) nuk ishte ne gjendje qe t'i paraprinte zhvillimit ekonomik te pas viteve '90, gje qe solli nje mosperputhje te tmerrshme ndermjet mundesive ekonomike te krijuara dhe planeve urbanistike e zhvillimore.
Perfundimi: ndertime te paligjshme, ndertime pa kriter, infrastrukture e shkaterruar mbi dhe nentokesore, shkaterrim i mjediseve te gjelbra etj.

Para ketij kaosi urban, duhej dhe duhet medoemos qe pushtetet te kene nje bashkepunim te gjere dhe jo si deri tash, kur njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit, njeri financon e tjetri bllokon, njeri planifikon e tjetri i rrezon etj.

Transporti publik ka nje perspektive, nese ai shihet dhe vleresohet ne perspektive dhe vec kesaj qe te krijohet nje sistem modern, duhet detyrimisht te kerkohet konsulenca e huaj e vendeve me transport publik me te perparuar dhe duhet qe te krijohet nje ndermarrje publike, qe funksionon me kontrate ligjore me financuesit (qeveria dhe bashkia) ne te cilen te saknsionohen te drejtat dhe detyrat e paleve.

Megjithate ende nuk mund te them asgje, pa ditur se si funksionon aktualisht.
Albanicum
 
Postime: 1
Antarësuar: 04 Nëntor 2009, 23:02

Re: Transporti publik ne Tirane

Postonga Edvin » 27 Dhjetor 2009, 18:28

Albanicum shkroi:Ku mund te marrim me shume informacion rreth funksionimit te transportit publik ne Shqiperi dhe vecanerisht ne Tirane?

Informacionin e vetem per linjat, dhe stacionet e autobuseve ne Tirane e ke te faqja e bashkise (http://www.tirana.gov.al/?cid=1,30), ku ke dhe sistemin GIS qe te jep linjat dhe stacionet tek : http://77.242.19.116/tiranagis/map_al.phtml?config=al

Persa i perket pergjigjes suaj Albanicum, jap ne pergjithesi dakord ne nje pjese te mire te pikave te parashtruara, por nuk jam dakord aty kur thua qe ne nuk duhet te bejme paralelizma me shembuj nga jashte. Shembujt nga jashte jane eksperimente te bera dhe jane te gatshme; ne nuk kemi nevoje qe te harxhojme kohe e para per t'i bere keto eksperimente nga e para, thjesht sepse na mungojne ato. Mund te thuash qe ne pergjithesi ne futemi te kultura ballkanike qe ka aspekte te ngjashme. Dhe kemi mjaft shembuj si ne Serbi, Kroaci,Greqi ku ka tramvaje dhe trolleybus. Apo kemi Kosoven, ku mentaliteti dhe kultura jane te ngjashme me Shqiperine dhe prape ke nje transport publik eficent deridiku.

Ne teme po diskutoja qe eficenca e transportit publik nuk do te bente thjesht nje transport me te shpejte e te thjeshte te banoreve te Tiranes, por do te kontribuonte shume ne pasteritine e ajrit dhe ne kete menyre, ndikon direkt ne shendetin e banoreve, do te kontribuonte ne zhvillimin ekonomik dhe uljen e kostove te transportit, do te ndikonte ne uljen e emetimeve te karbonit nga flota e automjeteve ne Tirane, si dhe do te ndikonte ne zhvillimin e turizmit (tani per tani eshte pothuajse e pamundur per nje turist te huaj te levize me transport publik per shkak te mungeses totale te informacionit dhe mungeses se aftesive gjuhesore te nepunesve te transportit publik).
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Transporti publik ne Tirane

Postonga green_wolf » 09 Shkurt 2010, 14:41

Nje nga shkaktaret e ketij niveli te larte te smogut ne Kryeqytet esht edhe mungesa e parkimit per automjetet si dhe mungesa e mbikalimeve dhe nenkalimeve ne rruget kryesore te Tiranes.

Mungesa e parkimit ben qe personat qe duan te parkojne mjetet diku, dhe nuk gjejne nje vend parkimi, ben qe ata te rrotullohen disa here rreth e qark atij vendi dhe te çlirojne disa here me shume gazra ne atmosfere nga çduhet te çlironin nese do te gjenin nje vend parkimi. Nje shembull i thjeshte eshte zona me e populluar e Tiranes dhe ku ne çdo ore te dites vihet re nje fluks i madh kembesores dhe njekohesisht edhe automjetesh, nje pjese e madhe e te cilave rrotullohen disa here neper rruget e kesaj zone ne kerkim te nje vendparkimi, gje e cila perveç smogut krijon edhe stres.

Nje tjeter faktor qe ndikon ne kete nivel te larte eshte edhe qendrimi i automjeteve per nje kohe te gjate ne kryqezimet e rrugeve te Tiranes per shkak te trafikut dhe semavoreve. Un vleresoj qe ngritja e mbikalimeve dhe nenkalimeve ne disa nga kryqezimet dhe nyjeve kryesore te Tiranes, do te shkurtonte shume kohen ne te cilen automjetet ndodhen neper rruge dhe rrjedhimisht do te paksonte çlirimin e gazrave ne mjedisin kryeqytetas.

Kto besoj se jane disa ndryshime qe Bashkise se Tiranes nuk do i kushtonin shume, madje nga ngritja e parkimeve publike, Bashkia do te perfitonte te ardhura kolosale, nga nje tarife simbolike per parkimin per çdo automjet. Por ne Shqiperi institucionet dhe drejtuesit e institucioneve merren me çfardolloj punesh perveçse me ato qe kane per detyre.
green_wolf
 
Postime: 3
Antarësuar: 09 Shkurt 2010, 14:14

Re: Transporti publik ne Tirane

Postonga Edvin » 06 Mars 2010, 20:57

Transporti publik, plani i ri për autobusët e kryeqytetit
Shekulli Online | 05/03/2010

Gjatë ketij viti, Tiranës do t'i shtohen edhe 23 rrugë me korsi të veçanta për transportin urban publik, në autobusët e linjave do të përdoren biletat elektronike, ndërsa trafiku do të rregullohet nga kompjuterët. Ky eshte plani i Bashkise per rehabititimin e transportit publik ne kryeqytet.
Kryetari i bashkise, Edi Rama ka prezantuar dje një plan të ri masash, bazuar në masterplanin e transportit, gjate nje takimi me perfaqesues te shoqatës se Transportit Qytetas dhe operatorët e tjerë të shërbimit.
"Kemi nevojë të rrisim akoma më shumë aksesin për këtë shërbim, pra të dekurajojmë mjetin privat për lëvizje brenda qytetit, duke inkurajuar transportin publik, por ama me një ofertë më cilësore dhe kemi nevojë që me një politikë të re të kostos, në raport me standardin, të shikojmë domosdoshmërisht rritjen e investimeve në këto mjete"- tha Rama.

Projektet

Bashkia dje ka prezantuar katër projekte për transportin publik, të cilat lidhen më infrastrukturën rrugore, rrugët me prioritet në lëvizje, për transportin publik, menaxhimin e lëvizjes dhe në tërësi për mjetet.
Pasi konstatoi avantazhet e eksperimentit me korsi të dedikuara, ku në disa prej rrugëve të kryeqytetit u ndërtuan korsi të veçanta për lëvizjen e autobusëve, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të pajisë me korsi të dedikuara edhe 23 rrugë të tjera në kryeqytet, të cilat pritet të përfundojnë mes vitit 2010-të dhe 2011-të.
"Sasia e këtyre korsive është minimale, në raport me pjesën tjetër që është e pakrahasueshme në gjatësi segmentesh, ku duhet të përballemi me problematikën tërësore të trafikut, kështu që ne duhet të fusim korsitë e dedikuara mes vitit 2010-të dhe 2011-të, në 23 rrugë të tjera të kryeqytetit", - tha Rama.

Menaxhimi i Trafikut

Sipas projekteve të Bashkisë, ndryshime do të ketë edhe në drejtimin e trafikut në rrugët e kryeqytetit. Për këtë punë është ngritur Qendra e Kontrollit të Trafikut dhe të Menaxhimit të Trafikut, e cila ka në dispozicion një sistem të ri IT - je. Kjo qendër tashmë është gati dhe sipas parashikimeve të Bashkisë do të nisë punën brenda këtij viti.
Qendra do të bëjë të mundur që trafiku në Tiranë të menaxhohet nëpërmjet kamerave dhe në rrugë kompjuterike. Një mënyrë e re që sipas gjasave do të lehtësojë punën e forcave të rendit, të cilat janë të angazhuara, si në nivelin e qeverisjes kombëtare, edhe në atë të për sigurinë dhe respektimin e rregullave të qarkullimit në rrugë.

Biletat e elektronike

Kryetari i Bashkisë ka diskutuar me operatorët privatë edhe mundësinë e vendosjes së sistemit elektronik të kontrollit të biletës në autobus. Autobusët aktualë në përgjithësi e kanë sistemin si infrastrukturë të instaluar, por që fatkeqësisht në vendin tonë nuk ka funksionuar asnjëherë. Vendosja e sistemit të biletës elektronike, sipas Ramës, do të lehtësojë operatorët privatë, duke bërë të mundur që autobusët të mos kenë një numër jashtë standardit të shkelësve të këtij rregulli.
Kreu i bashkisë i ka kërkuar operatorëve privatë të investojnë më shumë në "kushtet e komfortit dhe aksesibilitetit të shërbimit"

Urbanët me ajër të kondicionuar dhe kamera

Detyra që i ka caktuar Bashkia e Tiranës operatorëve privatë të transportit publik, është rritja e investimeve, si në mjetet e transportit dhe në drejtim të rritjes së cilësisë së menaxhimit të shërbimit. Kështu në radhën e detyrave që duhen kryer janë investimet në "kushtet e komfortit dhe aksesibilitetit të shërbimit".
E thënë ndryshe, në urbanët ekzistues apo edhe në ata që do të vijnë më vonë duhet patjetër të jetë instaluar ajri i kondicionuar. Veç kësaj, për udhëtarët duhet lehtësuar hyrja në urban gjë që do të bëhet e mundur nëpërmjet një platforme të sheshtë.
Autobusët gjithashtu duhet të kenë platforma të përshtatshme edhe për njerëzit me aftësi të kufizuar. Një nga pikat më të rëndësishme është siguria brenda mjeteve të udhëtimit.
Që sipas propozimeve të Bashkisë, duhet të monitorohet nëpërmjet një sistemi kamerash. Ky monitorim do të realizohet nga sisteme të teknologjisë së lartë që mundësojnë evidentimin e pozicionimit të mjetit, kontrollin dhe menaxhimin e tij nëpërmjet sistemeve GIS, pa u nevojitur më sisteme të organizimit të shërbimit, nëpërmjet forcave të shtuara njerëzore.
Detyra tjetër është rinovimi i parkut të mjeteve, ku synohet të vihen në shërbim të qytetarëve mjete të reja për çdo linjë. Pjesa më e madhe e investimeve do të kryhen gjatë viteve 2010-2011-të, por investime të reja do të jenë të shtrira përgjatë një afati pesëvjeçar.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Transporti publik ne Tirane

Postonga DNP » 10 Mars 2010, 00:13

Ja lajmi sic e ka raportuar vete Bashkia:

http://www.tirana.gov.al/?cid=1,62,3295
Avatari i antarit
DNP
 
Postime: 264
Antarësuar: 28 Shkurt 2010, 05:14

Përpara

Kthehu tek Transporti rrugor

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor

cron