Energjia elektrike dhe kursimi

Pyetje, komente, diskutime dhe informacione rreth burimeve të energjisë së rinovueshme dhe asaj të parinovueshme.

Energjia elektrike dhe kursimi

Postonga Edvin » 17 Janar 2010, 23:56

Te gjithe jemi te shqetesuar per energjine elektrike dhe te gjithe duam ta kemi ate. Jeta jone eshte e nderthurur shume me pasjen e energjise elektrike 24/7, dhe na duket e pamundur te jetohet pa te, megjithese deri 70 vjet me pare, shumica e familjeve ne Shqiperi nuk e kishin ate.
Qeverite shqiptare kane vene theksin qe Shqiperia ka nevoje per me shume energji elektrike, prandaj na duhet te ndertojme dhjetera TEC-e e hidrocentrale per t'u perballur me nevojat. Por a kemi nevoje me te vertete per kaq shume energji elektrike? Pse te mos mendojme nga e kunderta, "po sikur te kursejme me teper energjine elektrike?"
Mendoni thjesht per energjine qe harxhojme cdo muaj vetem per ndricim. Le te supozojme se kemi nga 10 llamba inkandeshente 100 vateshe ne shtepi. Do te thote 1000 vat (1KV) per ore. Sikur keto llamba t'i zevendesojme me 10 llamba CFL (llamba fluoroshente kompakte), te cilat jane 15 vateshe, kemi nje harxhim energjie prej 150 V/ore. Nje diference prej 850 vat/ore, qe perkthyer ne leke do te thote goxha. Por nga ana tjeter, keto llamba permbajne merkur, dhe kur perfundojne ne gropen e mbeturinave, merkuri rrjedh nga to, duke infektuar token dhe ujrat nentokesor. Merkuri eshte nje element kimik shume i rrezikshem per shendetin e njeriut, sidomos per trurin.
Nga ana tjeter, kemi llambat e tjera, llambat LED (Dioda emetuese drite) qe jane teknologjia e fundit, llamba te perbera nga dioda, nuk permbajne merkur, dhe harxhojne vetem 2 vat/ore. Nese shtepine e mesiperme zevendesojme te gjitha llambat me ato LED, kemi nje harxhim prej vetem 20 vat/ore, pra 980 vat me pak se llambat inkandeshente, dhe 130 vat me pak se llambat CFL (ose ekonomike ne gjuhen e perditshme shqip). Gjithashtu, llambat LED kane nje jetegjatesi mesatare prej 20-25 vjetesh, por cmimin e kane paksa te larte per standardet shqiptare--rreth 15 euro. Por, nese merr parasysh kursimet prej 980 vat/ore, i bie me me leverdi si per xhepin, ashtu dhe per mjedisin.
Te mendosh "gjelber" eshte ekonomike dhe me perfitime.
Shtojca
LED.jpg
LED.jpg (58.27 KiB) Parë 11580 herë
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Re: Energjia elektrike dhe kursimi

Postonga Lazi » 18 Janar 2010, 19:03

Edvin, te pershendes per kete pershkrim te detajuar dhe te lehte-kuptueshem, ne lidhje me Energjine elektrike dhe kursimin.

Eshte nje nga standartet e jeteses per njerezit, prodhimi, e me pas perdorimi i Energjise elektrike. Por, si cdo gje tjeter edhe kjo ka kosto-perfitimin e vet. Une jam shume dakort me llogjiken e parashtruar. Do te ishte nje investim i bere sot per te ardhmen! Nje shpenzim qe sjell cilesi ne ndricim, kosto perdorimi me te ulet dhe cfare eshte me e rendesishmja, nderveprim miqesor me mjedisin.

Nje profesor shkencash, Idriz Haxhiu, me ka thene dikur se nese do te mund te ishte kryeminister i ketij vendi, gjeja e pare qe do te bente do te ishte t'i "dhuronte" nga nje panel djellor cdo familje-je shqiptare. Sigurisht qe kjo ka kosto, ndoshta shume me te madhe se sa sugjerimi i Edvinit, por nese flasim per perfitimet mjedisore, ekonomike dhe ne cilesine e jetes, qe do te sillte dicka e tille, mendoj se ja vlen jo vetem te diskutohet si teori por te shihet nese mund te vihet edhe ne praktike.

Faleminderit,

Lazi
Lazi
 
Postime: 3
Antarësuar: 05 Dhjetor 2009, 14:03

Pse llamba fluoreshente në shtëpi?

Postonga Edvin » 05 Mars 2012, 14:43

Lifestyle, Shekulli Sot|05/03/2012 10:02
Pse llamba fluoreshente në shtëpi?

Valeria Dedaj

Kur një familje nis të lulëzojë, prioritet mbi gjithçka ka sigurimin e shëndetit të anëtarëve të saj për gjatë gjithë kohës. Kështu që edhe llambat fluoreshente ndikojnë tek shëndeti i familjes. Llambat fluoreshente harxhojnë mesatarisht rreth 75% energji më pak krahasuar me çdo llojë llambe tjetër, më të lehtë dhe mund të zgjasin gati dhjetë herë më gjatë. Por rëndësia e tyre më e madhe është në faktin se ato lëshojnë mbi 75% nxehtësi më pak, që do të thotë se ato janë shumë më të lehta dhe më të sigurta për t’u përdorur. Pavarësisht se në vendin tonë shumë pak njerëz e kuptojnë se drita fluoreshente, llamba, ka gjithashtu dhe cilësi të tjera. Ato janë me një energji më shumë efikase se të gjitha llabat në treg, kjo sepse përdorin një metodë krejtësisht të ndryshme për të prodhuar dritë. Por më kryesorja është ndikimi i llambës fluoreshente në shëndetin tonë. Llamba përmban një sasi të vogël të avullit të mërkurit, rreth 5 miligram, i cili është i mbytur në një tub qelqi. Sepse mërkuri kur është në presion atmosferik njihet dhe si një lëng më ngjyrë të argjendtë që përgjithësish merr formën e sferave të vogla. Mërkuri në vetvete është një substancë shumë e rrezikshme dhe potencialisht nëse thithet mund të shkaktojë një sërë simptomash. Prandaj duke pasur parasysh se llambat fluoreshente përmbajnë sasi shumë të vogla të mërkurit ato mund të riciklohen dhe të mos flaken në plehra. Nëse llamba përdoret brenda shtëpisë një tjetër anë pozitive e saj është se ajo lejon që të vetë riciklohet përsëri. Kjo ndodh kur zhiva është e lëshuar në atmosferë, prandaj nuk përmban asnjë rrezik për familjen, sepse për aq kohë sa ato janë të predispozuara për të qenë të sigurta nuk shfaqin asnjë rrezik për shëndetin.


Kur duhet pasur kujdes me llambat fluoreshente

Ka disa vende që llambat fluoreshente nuk mund dhe nuk duhet të përdoren. Përveçse në rastet kur është e përshtatur në mënyrë specifike për ta bërë këtë, llambat fluoreshente nuk mund të përdoren në pjesët e sistemit të ndriçimit emergjent. Gjithashtu nuk duhet përdorur në mjedise vibruese, të tilla si muret e ndërtimit apo në vende ku makineritë e rënda përdoren shpesh. Kur një llamb fluoreshneshente thyhet duhet pasur gjithmonë kujdes në pastrimin e saj dhe duhet gjithashtu që fëmijët e vegjël të qëndrojnë larg. Këto llamba nuk mund të instalohen në vende ku luajnë fëmijët, prandaj duhet shmangur përdorimi i dritave në këto ambiente.


Çmimet e llambave në tregun shqiptarë

Në tregun shqiptar, mund të gjesh llampa të vjetra inkandeshente dhe llampa fluoreshente në pothuajse çdo supermarket. Të parat, kushtojnë nga 50 lekë në 100 lekë, ndërsa llambat flureshenshte kushtojnë nga 200 lekë, deri në 800 lekë. Por duhet pasur parasysh se mes tyre ka shumë llamba të prodhuara në mënyrë anonime, të cilat duke mos qenë të pajisura me një çërtifikatë ndërkombëtare për energjinë, mund të jenë edhe difektoze. Origjinalet, sigurisht kushtojnë më shumë, por sipas specialistëve, dhe qeverisë e cila për to ka nxjerrë dhe një V.K.M., duhet të jetojnë 10 herë më shumë se llampat e zakonshme me të cilat shqiptarët ndriçojnë sot veten, atëherë kur nuk ka kufizim të energjisë elektrike…

Klientët për llambat

Nëse pyet klientët, a janë për llamba fluoreshente apo inkandeshente, ata preferojnë të parat pavarësisht se ankohen për çmimin. Kjo jo se dinë diçka më tepër rreth tyre, por sepse të parat prishen shumë shpejtë, ndërsa të dytat zgjasin shumë orë më tepër thonë ata. Gjithashtu shtojnë se përdorimi i llambave nuk duhet të kaloj një limit të caktuar të orëve të nevojshme sepse kjo çon në dëmtimin e tyre. Por ato shpesh herë mund të dalin dhe difektoze, kjo sepse nuk kemi asnjë siguri nga shitësit kur i blejmë. Kur i pyet për ndikimin e llambave në shëndetin e tyre ata janë shumë pak të informuar rreth kësaj teme.

Komisionit Evropian për llambat fluoreshente

Kështu, pranë Komisionit Evropian, komisioni për Energji ka aprovuar legjislacionin sipas të cilit në Evropë deri në vitin 2012 duhet të zëvendësohen të gjitha poçet inkandeshente- jo efiçiente me llambat kompakte fluoreshente CFL, të cilat kanë efiçiencë të lartë. Sipas disa parashikimeve nëse në Evropë do të bëhet zëvendësimi i të gjitha poçeve inkandeshente me ato kompakte fluoreshente, atëherë me një përllogaritje mesatare konsumi i energjisë elektrike do të zvogëlohet 15%. Mirëpo, për të arritur objektivat e Unionit Evropian duhet të përpilohet një program i ndriçimit efiçient, i cili do të përfshinte : Zëvendësimi i poçeve inkandeshente me llamba kompakte fluoreshente CFL, zëvendësimi i llambadarëve me gypa fluoreshente të vjetër me llambadar me gypa fluoreshent efiçient në objektet publike, duke e bërë ndriçimin e rrugëve më efiçient me përdorimin e llambave të natriumit me shtypje të lartë në vend të llambave të vjetra të zhivës.
Avatari i antarit
Edvin
Site Admin
 
Postime: 640
Antarësuar: 22 Shtator 2009, 15:34
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri


Kthehu tek Burimet e tjera të energjisë së ripërtëritshme dhe të paripërtëritshme

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor