Energjia berthamore ul numrin e lindjeve te vajzave

Pyetje, komente, diskutime dhe informacione rreth energjisë bërthamore.

Energjia berthamore ul numrin e lindjeve te vajzave

Postonga nela » 02 Nëntor 2011, 19:03

Sipas nje studimi, rrezatimet e emetuara nga testet dhe aksidentet atomike ndryshojne ekuilibrin normal midis dy gjinive
Rrezatimet berthamore ndryshojne ekuilibrin demografik, duke shkaktuar nje renie domethenese te lindjeve te vajzave ne krahasim me djemte. Kete e deshmon nje studim i ri qe ka nenvijezuar te dhenat per popullsine e Shteteve te Bashkuara dhe 39 shteteve europiane. Autoret e studimit kane leshuar alarmin edhe per Japonine. "Normalisht lindin 105 djem kundrejt 100 vajzave. Eshte nje konstante natyrale, si forca e gravitetit", thekson studiuesi Hagen Scherb. Por per sa i perket cekuilibrit natyror, autoret e studimit kane vene re nje rritje te metejshme te perqindjes se lindjeve te djemve ne dy rrethana. Ndryshimi i pare u verifikua ne te gjitha qytetet e ekzaminuara mes viteve 1964-1975. Studiuesit ua atribuojne kete gje testeve berthamore ne qiell te hapur: duke shperthyer ne lartesi te medha, mjetet e luftes clironin atome radioaktive, te cilat me pas kapeshin nga rrymat e ajrit dhe shperndaheshin ne te gjithe planetin nga ererat. Vetem ne vitin 1963 shtetet kryesore berthamore firmosen traktatin per ndalimin e provave te pjesshme, i cili kerkonte pikerisht mosprovimin e armeve atomike ne atmosfere. Ndryshimi i dyte u verejt te lindjet e djemve, por vetem pas 1986-s, viti i aksidentit te Cernobilit. Rritja e numrit te lindjeve te djemve ne krahasim me ate te vajzave, u vu re kryesisht ne Bjellorusi, Ukraine, France, nderkohe qe ne Shtetet e Bashkuara nje gje e tille nuk ekzistonte. "Sa me afer eshte nje shtet prane Ukraines, aq me i forte eshte efekti", thote Scherb. Sipas autoreve te studimit, kjo ka ndodhur per arsye se rrjedhja radioaktive ka ndodhur ne toke dhe jo ne atmosfere.
Ne te dyja rastet, ndryshimi i rrjedhes normale te lindjeve ka qene mjaft i kufizuar, me pak se 1 per qind, por qe ka zgjatur per vite me radhe. Sipas studiuesve, efekti nuk eshte per t'u habitur, duke qene se atomet radioaktive mund te jene te demshme per shume kohe. Duke u grumbulluar ne kohe, shperndarja e rrezatimit ka ndikuar ne numrin e reduktuar te lindjes se miliona vajzave ne te gjithe boten. Pra, me fjale te tjera, kane lindur me pak vajza nga c ishte parashikuar.
Studimi nuk jep shpjegime mbi mekanizmin biologjik qe mund te kete favorizuar lindjet e djemve. "Eksperimentet e meparshme te kryera te kafshet te bejne te mendosh se rrezatimet demtojne sidomos kromozomet X qe permban sperma. Sic dihet, spermatozoidet kane nje kromozom X ose Y, ndersa qeliza veze vetem kromozomin Y. Nga kombinimi XY lindin djem, ndersa nga ai XX lindin vajza", shpjegon Scherb.
Nuk dihet ende se per cfare arsye kromozomet X jane me te ndjeshme ndaj rrezatimeve. Sipas shkencetarit, nje shpjegim i mundshem eshte se kromozomet X jane me te medha se ato Y, prandaj kapen me lehte nga rrezatimi. Demtimi i kromozomit X do te shkaktonte me lehte deformime fatale per embrionin. Sipas Karl Sperling, gjenetist ne Institutin e Gjenetikes Mjekesore dhe Gjenetikes Njerezore ne Berlin (i cili nuk ka marre pjese ne kerkim), studimi i ri siguron "dokumentin me bindes" te marre ndonjehere nga efektet e rrezatimit per ekuilibrin mes dy gjinive, duke kundershtuar bindjen aktuale, sipas se ciles ekspozimi ndaj rrezatimeve nuk ka pasoja domethenese per njeriun.
"Per komunitetin shkencor, zbulimet e Scherb jane krejt te papritura, por bazohen ne te dhena te pakundershtueshme nga pikepamja statistikore".
Edhe pse nje pjese e te dhenave datojne qe ne Luften e Ftohte, studimi jep informacione qe mund te jene shume te rendesishme per incidentin e fundit berthamor te Fukushimes. Sipas studiuesit Scherb, rrezatimet e emetuara nga centrali berthamor japonez, mund te shkaktojne rritje te numrit te lindjeve te djemve.
"Nuk e dime se sa radioaktivitet eshte emetuar nga Fukushima dhe si do te perhapet ne bote", pohon shkencetari. "Ndoshta rrezatimi do te mbetet i mbyllur vetem ne Japoni, por nese perhapet ne uje dhe ajer, mund te kete efekte te ngjashme ne termat e cekuilibrit mes dy gjinive, sidomos ne bregun perendimor te Shteteve te Bashkuara".
nela
 
Postime: 5
Antarësuar: 16 Shtator 2011, 18:25

Kthehu tek Energjia bërthamore

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor

cron